Pas dorëheqjes së deputetes së Frontit Evropian, Ilire Dauti nga pozita e kryetares së Komisionit parlamentare për politikë sociale, demografi dhe të rinj, blloku opozitar shqiptar ka bërë të ditur sot se, nuk do të propozojë kandidat të ri për të drejtuar këtë komision, pavarësisht se kjo pozitë i takon opozitës. Nga Fronti Europian kanë sqaruar përmes një kumtese me shkrim se, nuk e shohin të nevojshme të propozojnë kandidat tjetër për kryetar të komisionit parlamentar, pasi çdo deputet tjetër do të veprojë njëjtë si Ilire Dauti dhe veprimi i njëjtë do të prodhonte rezultatet e njëjta. Nga Fronti Europian sqarojnë se Kryetarët e komisioneve parlamentare zgjidhen me kompromis mes partive politike dhe votohen nga 120 deputet të Kuvendit!
“Nuk mundet që kryetarët e komisionit të zgjidhen me koncensus dhe të shkarkohen me shumicë të thjeshtë për shkak të interpretimit për nevoja personale të Rregullores së Kuvendit! Sipas ligjit dhe rregullores përgjegjës për punën e Kuvendit dhe trupave punues të tij është Kryetari i Kuvendit. Është detyrë e tij që të zgjidhë këtë situatë aq më tepër që si Kryetar Kuvendi nuk ishte në shërbim të mbrojtjes së integritetit dhe dinjitetit të deputetes, por u bë instrument i Levicës dhe shumicës parlamentare”, thuhet në reagimin e Frontit Evropian.
Data 29.08.2026
Aktuale
- “Pse nuk po poston?” Selin Bollati zbulon arsyen që shqetësoi fansat
- Qeveria i kërkon Kitanoviqit të tërheqë deklaratën për Mlladiqin ose të japë dorëheqje
- Gërryerja e heshtur
- Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë
- Xhamia e fshatit Llacë reagon për rastin e “xhenazes” me flamur kombëtar: “Do ta demaskojmë të pavërtetën, nuk luajmë lojën e grupit të Deçanit”
- QMK: 31 zjarre në 24 orë, 5 aktive, më serioze situata në Studeniçan dhe Zelenikovë
- Iseni i përgjigjet BDI-së: “Kabllat i janë ngatërruar ‘Shtabit Sot’”
- “Një nënë tha, karrigia po të ishte e mirë e vendosnin në kokë dhe jo në…”/ Fjalimi i mjekut Ermal Pashaj ku ironizon Ramën bëhet viral: Duam një Shqipëri që të ketë shtet (VIDEO)



