Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor do të fillojë me kohë në të gjitha shkollat, konfirmoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Nxënësit do të kthehen në bankat shkollore më 20 janar, pa shtyrje të vitit shkollor për shkak të viruseve apo gripit. Janevska apeloi te prindërit që fëmijët të ndjekin rregullisht mësimin, duke theksuar se rezultatet janë më të mira për nxënësit që marrin pjesë nga dita e parë deri në fund të vitit shkollor. Shkollat janë të përgatitura dhe presin nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.
Author: Jeta almakos
Drejtori i Institucionit Publik Parku Kombëtar Mali Sharr, së bashku me drejtuesit e Departamentit për mbrojtjen e natyrës dhe shërbimin e renxherëve, realizuan kontrolle të zgjeruara në terren në Parkun Kombëtar Mali Sharr, konkretisht në zonën e Kodrës së Diellit, me qëllim mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e vlerave natyrore të parkut. Gjatë kontrollit në terren, në pronë shtetërore, u konstatuan aktivitetet e skiimit me pesë makina ratrak nga një operator i caktuar, i cili nuk kishte lidhur kontratë ose marrëveshje të përshtatshme me Institucionin Publik Parku Kombëtar Mali Sharr, siç parashikohet me Vendimin për regjimin…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njofton se punëtorët së shpejti do të dalin në rrugë, dhe sipas nënkryetarit të Këshillit të LSM-së për Sektorin Privat Ivan Pesevski, protestat mund të përshkallëzohen në një grevë të përgjithshme. Data e saktë për fillimin e protestave do të përcaktohet javën e ardhshme kur do të takohen autoritetet dhe organet më të larta. “Deri në fund të këtij muaji, protestat me siguri do të ndodhin, ndoshta rreth 25 janarit. Për të filluar, do të organizojmë një protestë të madhe të punëtorëve, dhe pastaj do të veprojmë sipas dëshirës së punëtorëve. Jemi të gatshëm…
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj një 18-vjeçari nga Ohri, për shkak të dyshimeve se ka tentuar të godasë zyrtarët policorë gjatë një kontrolli. Sipas MPB-së, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.M. (18) nga Ohri, si dhe kundër një të mituri 16-vjeçar nga fshati Mesheishtë, Komuna e Debërcës, për veprën penale “rrezikimi i sigurisë”. Ngjarja ka ndodhur më 24 prill 2025, në fshatin Misleshevë, në rrethinën e Strugës. Gjatë një patrullimi, nëpunësit policorë kanë vërejtur një automjet të tipit “Zastava” pa targa regjistrimi, i drejtuar nga i dyshuari…
Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane (PDE), në mbledhjen e mbajtur sonte, shqyrtoi ftesën e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) lidhur me bashkimin e forcave politike në kuadër të një formacioni të përbashkët politik. Duke vlerësuar momentumin aktual politik si të rëndësishëm për unifikimin sa më të gjerë të faktorit politik shqiptar, si dhe nevojën për një artikulim më të fuqishëm politik, veçanërisht pas Kongresit të fundit të BDI-së, ndryshimeve të ndodhura dhe rezolutave të miratuara, Kuvendi Qendror i PDE-së konsideron se duhet t’i jepet një shans procesit të bashkimit në kuadër të një partie politike të vetme. Sipas njoftimit…
Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Komunën e Vrapçishtit, kandidati i mbështetur nga koalicioni VLEN, Zulhajrat Demiri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë garës zgjedhore. Demiri pranoi humbjen në zgjedhje, por theksoi se angazhimi i tij për të mirën e komunës dhe të qytetarëve nuk do të ndalet. Ai u shpreh mirënjohës për çdo formë përkrahjeje, duke e cilësuar mbështetjen e qytetarëve si forcën e tij më të madhe. “Ndonëse humbëm një garë zgjedhore, nuk humbëm besimin tek njëri-tjetri dhe as dashurinë për komunën tonë. Angazhimi për këtë vend…
ProCredit Bank AD Shkup prezanton linjën ere të kredisë AGRO, të zhvilluar nëbashkëpunim me Fondin Evropian përEvropën Juglindore (FEEJ). Përmes këtij programi, prodhuesit bujqësorë në të gjithë vendin kanë mundësinë për mbështetje financiare për investime që synojnë përmirësimin dhe modernizimin e prodhimit të tyre. Linja e kredisë është e destinuar për blerjen e makinerive, pajisjeve, sistemeve të ujitjes, përmirësimeve të infrastrukturës së re, si dhe për mbështetjen e operacioneve aktuale dhe optimizimin e proceseve të prodhimit. Qëllimi i programit është të mundësojë qasje më të lehtë në burimet financiare dhe të mbështesë zhvillimin e vazhdueshëm tësektorit bujqësor, në përputhje me…
Në dy vitet e fundit, paga e personelit të Ushtrisë dhe e të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes nuk ka shënuar asnjë rritje. Ndërkohë, nga janari i vitit 2024, me ndryshimet në ligjin për shërbim në Armatë, është ndryshuar edhe sistemi i llogaritjes së pagave, gjë që ka ndikuar negativisht te të punësuarit. Sipas kryetarit të Sindikatës së Mbrojtjes, Mario Jurishiq, kërkesat e tyre janë të qarta, ata kërkojmë rritje të pikëve për pagën bazë për 20 %, rishikim të sistemit të pagave, i cili sipas tij, duhet të bazohet në shpenzimet jetësore dhe nivelin e inflacionit në vend, si…
Dje pasdite, rreth orës 16:40, është raportuar se ka pasur përleshje fizike mes dy personave, njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Gjermania, në njërën anë, dhe një personi nga Kumanova në anën tjetër. Sipas njoftimit të Policisë, përleshja ka ndodhur në një avion që po vinte në Aeroportin e Shkupit nga Gjermania. “MPB njofton se dje pasdite, rreth orës 17:00, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, nga Pika Kufitare e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit është raportuar se rreth orës 16:40 në një avion që kishte ateruar nga Gjermania është prishur rendi dhe qetësia publike përmes një përleshjeje fizike…
Departamenti Amerikan i Shtetit pritet të pezullojë përpunimin e aplikimeve për viza për qytetarë nga rreth 75 shtete, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, duke filluar nga 21 janari 2026. Masa është pjesë e një rishikimi më të gjerë të procedurave që lidhen me kriterin e ashtuquajtur “public charge”. Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, sqaroi se ky vendim është një pauzë për procedurat që lidhen me vizat e emigrantëve, dhe se vendimi i SHBA-së nuk do të thotë fundi i vizave turistike, vizave studentore dhe programit “Puno dhe Udhëto”. Timço Mucunski “Kjo nuk ndikon në…
Investimi në parandalimin e të rinjve nga veset paraqet investim afatgjatë, në krahasim me ndërhyrjen. Vazhdimisht angazhohemi që përmes edukimit, t’i mbrojmë nxënësit nga ajo që mund t’u dëmtojë shëndetin, ndërsa mbështetja nga partnerët ndërkombëtarë është veçanërisht e rëndësishme për ne. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në takimin e punës me përfaqësuesin rajonal të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) për Evropën Juglindore, Danillo Rici, si dhe me përfaqësues të zyrës së UNODC-së në Shkup. Siç kumtoi MASH, Janevska në takim theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencinë e KB-së veçanërisht në…
“Skenografi e mirëllogaritur nga kryeministri për dy qëllime: për ta rikthyer në agjendë temën e zgjedhjeve të parakohshme dhe e dyta, që ta ndërtoj imazhin si lider partcipativ, dhe të dyja idetë u realizuan”. Kështu e komenton takimin e djeshëm të liderëve të thirrur nga kryeministri, analisti Besim Nebiu. Sipas tij, nuk u prodhua ndonjë marrëveshje, por u prodhua perceptimi se partitë politike më në fund arritën të konsultohen dhe të bashkëpunojnë dhe këtë perceptim nuk e prishi as mungesa e liderit të LSDM-së Venko Filipçe. Besim Nebiu, analist “Sipas meje bëhet fjalë për menaxhim optik, e cila ka pak…

