Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë organizoi një event madhështor, duke bashkuar politikanë, intelektualë, pedagogë, studentë, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës. Ky aktivitet u mbajt në sallën Geraldine të Hotel Plaza dhe mirëpriti mbi 200 të ftuar nga fusha të ndryshme. Një nga arritjet kryesore të eventit ishte firmosja e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Agjencisë prestigjioze botuese saudite “Kalimat” dhe Institutit Ndërkombëtar të Studimeve në Shqipëri, të drejtuar nga Z. Albert Rakipi dhe znj. Delal Nasrallah. Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit kulturor…
Author: Jeta almakos
Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka deklaruar se propozim ligji për shkollim të mesëm është tërhequr falë reagimit të popullit dhe jo nga dëshira e qeveritarëve. “Propozimi për ligjin për shkollim të mesëm nuk u tërhoq nga dëshira e qeveritarëve pa legjitimitet etnik por u tërhoq falë reagimit të fuqishëm të popullit! Ky është një shembull i qartë i asaj se çfarë mund të arrihet kur zëri i qytetarëve dëgjohet në Kuvend dhe kur ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona. Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, respekti i ndërsjellë dhe barazia midis shqiptarëve…
Propozim-ligji i ri për Arsim të Mesëm, kaloi në lexim të parë në Komisionin parlamentar juridiko-ligjvënës , ligjë ky i cili parashikon që gjatë shënimit të patronatit, fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në shkollat e mesme të intonohet himni i shtetit, sipas vendimit të themeluesit. Mirëpo, siç mëson Klan Macedonia, Qeveria e ka tërhequr propozim ligjin për arsim të mesëm. Ministrja e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska ditë më parë duke e thirrur në propozim ligjin në fjalë, tha se të gjithë që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet duhet t’i respektojnë simbolet kombëtare të këtij shteti. Po ashtu, në të…
Me rastin e festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, ftojmë banorët e Komunës Gazi Babë që bashkërisht të zbukurojnë hapësirën në të cilën jetojmë dhe punojmë me kontributin tonë në dekorimin e Vitit të Ri. Për këtë qëllim kemi dhënë shpërblime në para për oborret e dekoruara më bukur, tarracat, hapësirën e përbashkët përballë një pallati (komuniteti i qiramarrësve), hapësira përballë një subjekti ekonomik, kopshtet dhe shkollat fillore. Mund të regjistroheni në numrat e telefonit 02/3212886; 076/469-554 – Daniela, jo më vonë se 25.12.2024. deri në orën 16:00. Të dhënat duhet të përmbajnë adresën dhe numrin e telefonit të…
Në serinë e sulmeve me raketa që ndodhën mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Ukrainës, është dëmtuar edhe ndërtesa në të cilën ndodhet Ambasada e Maqedonisë së Veriut në qendër të Kievit, njofton MPJ, transmeton Portalb.mk. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dënon ashpër sulmet e sotme me raketa nga ushtria ruse në Kiev. Në të njëjtën kohë, ju informojmë se gjatë sulmit është prekur edhe infrastruktura kritike në rajonin e Holosejevit, duke përfshirë edhe ndërtesën ku ndodhen gjashtë ambasada, përfshirë edhe Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kiev. Asnjë personel diplomatik nuk u lëndua gjatë…
Nga koalicioni VLEN në një kumtesë lëshuar mediave thonë se BDI po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme vetëm për të ushqyer egot e saj. Nga VLEN thonë se me BDI-në “non grata” shëndetësia ishte në “vdekje klinike”. Kumtesa e plotë e VLEN. Partia non grata BDI, kjo kopje e keqe e Gruevskit, në dëshpërimin e saj si parti e izoluar, po shfrytëzon edhe rastet më të dhimbshme vetëm për të ushqyer egot e saj të pafre. Kjo është po ajo parti që, nga korrupsioni i saj, ka shkaktuar vdekjen e 14 qytetarëve në spitalin modular të Tetovës. Kjo është…
Më 19.12.2024 në ora 20:30 nëpunësit policore të SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria R.K (36) nga Kumanova. Pas bastisjes në objetin e tij të shitjes, me vendim të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar rreth 500 copë mjete piroteknike. R.K është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallzim përkatës”, njoftojnë nga ministria e Punëve të Brendshme.
Pasi një pjesë e madhe qytetit të Shkupit nga mbrëmja e sotme nuk do të kenë ujë për pije Instituti i Shëndetit Publik me rekomandime banorëve të Shkupit nga aty thotë se banorët e Shkupit duhet të ruajnë ujë të mjaftueshëm në enë të pastra, nga të cilat mund të përdoren për pije, gatim dhe higjienë. Përveç kësaj uji është i nevojshëm edhe për nevoja sanitare, të cilat mund të mbushen në kova apo enë të mëdha. ISHP këshillon edhe blerjen e ujit në shishe. Spitalet dhe klinikat të sigurojnë ujë të mjaftueshëm për nevojat elementare të pacientëve dhe stafit,…
Me sugjerimin tim, do të ketë një samit të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 3 shkurt, i fokusuar ekskluzivisht në mbrojtjen evropiane, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në konferencën për shtyp që mbajti mbrëmë vonë në Bruksel pas përfundimit të Samitit BE-Ballkanit Perëndimor samiti. Siç raportojnë mediat greke, i pyetur për deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski për popullin maqedonas, Mitsotakis ka sqaruar se i ka thënë kolegut të tij se duhet respektuar plotësisht marrëveshja e Prespës, si dhe përdorimi i emrit “erga omnes”. “Përballë meje, pra në takimin që patëm dje në Samit, por edhe sot në mëngjes kur…
Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë sot do të mbajnë seancë të përbashkët. Por, para kësaj mbledhje një takim pritës është zhvilluar në zyrën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali. Nikoqir i takimit ishte edhe kryeministri Albin Kurti. Kjo mbledhje do të nisë me fjalën e dy kryeparlamentareve, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali, si dhe më pas pritet që edhe dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Edi Rama, të marrin fjalën.
Avokati i Artan Grubit, për të cilin është shpallur fletarrest ndërkombëtar për keqpërdorim të parave në “Lotarinë Shtetërore” ka parashtruar ankesë për vendimin për paraburgim, konfirmuan nga Gjykata Penale Shkup. Avokati i Artan Grubit, për të cilin është shpallur fletarrest ndërkombëtar për keqpërdorim të parave në “Lotarinë Shtetërore” ka parashtruar ankesë për vendimin për paraburgim, konfirmuan nga Gjykata Penale Shkup. Nga aty thonë se vendim do të merret në ditët në vijim. Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarreste ndërkombëtare për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët akuzohen për keqpërdorim të…
Njëri nga krerët e VLEN-it, Arben Taravari me anë të një statusi në facebook, ka shkruar se ka ardhur koha që “shefi” të japi llogari para drejtësisë, duke aluduar në kreun e BDI-së, Ali Ahmetin. Ja statusi i plotë i Taravarit në facebook:

