Author: Jeta almakos

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Publike e Shtipit sot ka kryer ekspertizë në Prokurorinë e Lartë të Shkup dhe ka siguruar dëshmi për procedurën për vepra penale – keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe maltretim në kryerjen e shërbimit të udhëhequr kundër prokurorit publik, njoftojnë nga Prokuroria Publike, transmeton TV21. Më tej bëhet e ditur se prokurori publik dhe punonjësit profesionalë nga PPTh Shqip i kanë dokumentuar të dhënat e vendosura në raportet dhe mënyrat e vendosjes së lëndëve. Më pas, siç thonë nga Prokuroria, është kryer dhe krahasim me dëshmitë e personave të dëmtuar, denoncuesit për mënyrën siç…

Lexo më Shumë

Për shkak të numrit të lartë të të prekurve nga gripi, KSI rekomandoi disa masa: Ndalohen vizitat nga jashtë për pacientët që janë të shtrirë në spitale, nëpër institucione shëndetësore obligohet mbajtja e maskave, distancë ku ka mundësi dhe dezinfiktimi i duarve. Këto masa i miratoi Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes më të madhe të gripit. Mjeku Sedat Lumani thotë se te qytetarët është krijuar panik që nga Covidi, por thotë se simptomat e gripit janë të zakonshme dhe e vetmja mbrojtje është imunizimi me vaksina për grip. “Të gjithë njerëzit që kanë kollë ose temperaturë, alarmojnë dhe…

Lexo më Shumë

Sot në orën 00.05 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup – Kumanovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.B (20) nga fshati Orlanc, Shkup, dhe automjetit “Volkswagen Vento” me targa të Shkupit, drejtuar nga A.M. (22) nga fshati Haraçinë. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda shoferi M.B., si dhe pasagjeri i tij i mitur, shoferi A.M. dhe shoqëruesi i tij F.B (30) nga fshati Haraçinë, të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”.

Lexo më Shumë

Pas dorëzimit të propozim ligjeve për masa ekonomike në Kuvend, LSDM i ka bërë thirrje sot pushtetit dhe deputetëve të shumicës t’i pranojnë këto zgjidhje ligjore për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike në 5% dhe shfuqizim të TVSH-së për produkte ushqimore. Opozita maqedonase vlerëson se, në këtë mënyrë do t’u ndihmohet qytetarët dhe përfitimet e qytetarëve do të jenë direkte dhe do t’i ndjejnë menjëherë. Jovanka Trençevska, deputete e LSDM-së “Rryma do të lirohet për 13% – qytetarët do të kursejnë rreth 400 denarë për faturë prej 3.000 denarë. Mbi 600 mijë amvisëri do të kenë menjëherë ulje drastike…

Lexo më Shumë

Prokurori shtetëror Lupço Kocevski nuk do ta dëgjojë kryeministrin Hristijan Mickoski që të japë dorëheqje në mënyrë që sa më shpejt të fillojë procedura për zgjedhjen e pasardhësit të tij. Pushteti tashmë e filloi procedurën për shkarkimin e tij. “Unë po e marr obligimin dhe nëse konstatohet se kam bërë një shkelje të rëndë disiplinore, siç është në Ligj, unë do të tërhiqem”, tha Lupço Kocevski. Nga Ministria e drejtësisë tashmë sqaruan se Kocevski ka punuar kundër ligjit dhe ka dyshime për paanshmëri dhe konflikt interesash. Kocevski i hodhi poshtë informacionet duke shtuar se opinioni do të vlerësojë nëse do…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së tij në Australi, dha dy intervista për transmetuesin më të madh publik australian, SBS, në gjuhën maqedonase dhe angleze. Ministri Mucunski në intervistat ka folur për prioritetet e Qeverisë së re të Maqedonisë në politikën e jashtme. “Për sa i përket politikës së jashtme, do të thoja se kemi tre konstante kyçe. Së pari, ne jemi një vend anëtar i NATO-s. Së dyti, ne jemi një vend që aspiron të bëhet anëtar i plotë i BE-së dhe jemi në linjë me politikën…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë një mesazh kërcënues në adresën zyrtare të emailit, ku thuhet se “do të ketë varje dhe therje të gjithçkaje bullgare, fashiste” dhe se do të hyjnë në Kuvend dhe do të vrasin të gjithë ata që mbështesin bullgarët, nëse miratohen ndryshimet kushtetuese. Ky email është dërguar pas intervistës së kryeparlamentarit për emisionin “360 gradë”. “Ndryshime kushtetuese kurrë, kurrë, kurrë! Do të ketë varje, therje dhe vrasje të gjithçkaje bullgare, fashiste. Ata janë fashistë dhe vendi i tyre është në litar, që të shërohen nga sëmundja që kanë. Vetëm provojeni dhe ne do të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE kritikon gjykatësit Kacarska dhe Tërpkov, si dhe prokurorët Kocevski dhe Ruskoska, duke i cilësuar si të kapur nga politika dhe të përfshirë në mbrojtjen e korrupsionit dhe krimit. Deputeti i kësaj partie Brane Petrushevski pretendon se këta individë kanë vepruar sipas urdhrave të partive në pushtet dhe se qytetarët i njohin vetëm për keqpërdorimin e fondeve publike. “Kacarska dhe Trpkov luajtën me fatin e njerëzve të përfshirë në rastin e 27 prillit. Për këtë, shefat e tyre nga LSDM dhe BDI i shpërblyen, kështu që Kacarska u bë gjykatëse kushtetuese, ndërsa Trpkov harroi se në gjyqësor duhet të veprohet…

Lexo më Shumë

Pehlivani nuk ka emër. Ai njihet vetëm në emër të pronarit. Nuk ka qëndrim të vetin, nuk ka vizion të vetin – thjesht zbaton urdhrat e atij që e komandon. Pehlivani i Aliut, që gjithë ditën e ka gojën plot Evropë e Perëndim, mbrëmë foli hapur kundër kthimit të diasporës dhe vjelli mllefin e tij kundër atyre që kthehen për të kontribuar në vendlindje. Natyrisht, kthimi i diasporës nuk është në përputhje me agjendën e shefit të tij, sepse Aliu e dëboi këtë popull, dhe tani që ne po kthehemi, është e rëndë për të dhe pehlivanat e tij ta…

Lexo më Shumë

Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky para mediave në Abu Dabi, në nisje të vizitave të tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite dhe Turqinë. Zelensky ka thënë se Ukraina nuk është në dijeni të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Arabinë Saudite dhe konsideron që asnjë negociatë për Ukrainën, por pa Ukrainën, nuk do të ketë rezultat. “Nuk mund të njohim asnjë marrëveshje për ne, pa ne”, u ka thënë Zelensky gazetarëve në kryeqytetin e Emirateve të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se janë ndaluar të gjithë vizitat për tek pacientët shtruar për shkak të parandalimit të përhapjes së gripit. “Vizitat tek pacientët e shtruar janë të ndaluara për të parandaluar përhapjen e gripit në mjediset spitalore dhe për të respektuar me përpikëri rregullat në institucionet shëndetësore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e mbrojtjes personale – mbajtjen e maskave mbrojtëse, dezinfektimin e duarve dhe mbajtjen e distancës fizike, kur është e mundur. Këto janë masat parandaluese për parandalimin e përhapjes së gripit, të rekomanduara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë obligon institucionet publike…

Lexo më Shumë

Propozimi për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Ljupço Kocevski, nesër do të shqyrtohet në seancën e Qeverisë, pas së cilës do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë. “Në seancën e nesërme të qeverisë do të shqyrtohet mendimi i dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë, pas së cilës në përputhje me detyrimet ligjore do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë. Si qeveri do të vazhdojmë të ndërmarrim aktivitete që synojnë përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë. Besimi i qytetarëve është cenuar rëndë dhe për këtë arsye jemi të përkushtuar fuqishëm që më në fund të kemi shtet ligjor dhe shtet…

Lexo më Shumë