Nëse ka diçka për të më thënë, unë jam gjithmonë i hapur për ta dëgjuar atë. Kështu i përgjigjet kryeministri Hristijan Mickoski kërkesës së kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, që të mbahet takim liderësh për të diskutuar për situatën në Koçan dhe hetimet që po udhëhiqen. Sipas Mickoskit, kjo është një temë shumë serioze dhe nuk është mirë të diskutohet përmes mediave. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga koalicioni VLEN dje, duke komentuar kërkesën e Filipçes, tha se tani nuk është koha për takim lidersh dhe se do të ishte vetëm humbje kohe. Ata po ashtu kërkuan që LSDM të…
Author: Jeta almakos
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar 23-vjeçari me iniciale A.D. i cili gjatë ditës së sotme kishte gjuajtur me armë në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair të Shkupit, transmeton TV21. “Më 30.03.2025 rreth orës 08.00 në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair është vërejtur se si nga vetura “Audi A3” në lëvizje, me targa të Shkupit, janë gjuajtur disa plumba në ajër. Nëpunësit policorë e kanë siguruar vendin dhe kanë gjetur pesë gëzhoja nga arma e gazit, kurse pas ndërmarrjes së masave është gjetur A.D. (23) nga Shkupi, personi që e…
Jovan Kostadinovi, 19-vjecari nga Vinica, u shndërrua në hero pasi me sakrifica rrezikoi jetën e tij duke shpëtuar 21 persona nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçanë. Në dëshminë e tij, gjatë një prononcimi për platformën “SupportKocani” ia ka rrëfyer tmerrin e natës së 16 marsit. Fillimisht ishte përpjekur të hyjë përmes derës kryesore, por nuk kishte arrtur pasi ishte bllokuar nga rrëmuja e njerëzve që po bënin përpjekje për të dalë, por bashkë me disa të tjerë ka thyer derën dhe ka nisur misionin e shpëtimit. JOVAN KOSTADINOV – “Ata që ishin më lartë, bërtisnin, ishin të djegur, kishte…
Besimtarët muslimanë janë mbledhur nëpër sheshe dha xhami në kryeqytetet e vendeve të rajonit, por edhe në xhamitë e qyteteve të tjera, për t’u bërë pjesë e lutjeve dhe faljes së namazit të një ndër festave më të mëdha të fesë islame. Ceremonia qendrore për namazin e Bajramit në Shqipëri është mbajtur në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve. Pjesë e ceremonisë qendrore në Tiranë ishin edhe leximi i Kuranit, ligjërata dhe hutbeja. Edhe në sheshet dhe xhamitë e qyteteve të tjera të Shqipërisë janë mbajtur programe për Fitër Bajramin. Manifestimi qendror i Bashkësisë Islame të Kosovës…
Shkëlqesia e tij, Dr. Abdulkarim Isa, fal Bajramin në Shqipëri – një akt me domethënie më të madhe se sa duket Nga Dr. Arben Ramkaj Në mëngjesin e qetë të Bajramit, sheshi përballë një prej xhamive qendrore në Tiranë u mbush nga një përjetim i veçantë: falja e festës u drejtua nga Dr. Abdulkarim Isa, një ndër personalitetet më të rëndësishme të botës islame sot, dhe një zë gjithnjë e më i dëgjuar në skenën globale për një Islam të përgjegjshëm, reflektues dhe në shërbim të njeriut. Ky nuk ishte vetëm një akt fetar. Ishte një akt simbolik, diplomatik, njerëzor.…
Më datë 29.03.2025 në orën 17:00. në Qendrën Emergjente të Gostivarit është raportuar se tek ata pa ndjenja është dërguar për ndihmë mjekësore një fëmijë mashkull tre vjeçar nga Gostivari. Punonjësit e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bisedë me ta prindërit kanë deklaruar se fëmija ka ngrënë një karamele gome në shtëpi, me ç’rast ka filluar të ngulfatet dhe ka humbur ndjenjat. Fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është njoftuar prokurori publik dhe rasti është duke u zbardhur.
Rritja e pagave prej shtatë për qind në arsim do të bëhet në muajin prill dhe kjo do të vlejë për të gjithë të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme, përveç stafit mësimdhënës, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. “Fatkeqësisht, në rrjetet sociale kanë dalë spekulime të shumta se diçka nuk shkon me rritjen e pagave. Kjo nuk është e vërtetë, me përgjegjësi pohoj se edhe këtë vit, sikurse edhe vitet e kaluara, mësimdhënësit do të marrin pagë më të lartë për 7 për qind në prill”, tha ministrja Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit para…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka dërguar urim me rastin e festës së Fitër Bajramit për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke u dëshiruar shëndet, gëzim, lumturi, paqe dhe qetësi në familjet e tyre. “Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë të gjithë qytetarëve të besimit islam t’ju uroj festën e Ramazanit të Bajramit dhe t’ju uroj shëndet, gëzim, lumturi, paqe dhe qetësi në familjet tuaja. Ramazan Bajrami është një festë solidariteti dhe humaniteti, e cila i mëson të pasurit të përmbahen nga komoditetet personale dhe të mos harrojnë të varfërit dhe jetimët”.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha sot se Türkiye nuk do të lejojë sabotimin e integritetit territorial të Sirisë ose acarimin e destabilitetit përgjatë kufirit jugor turk, transmeton Anadolu. Në një mesazh me rastin e Fitër Bajramit, Erdoğan theksoi se Türkiye do të “vazhdojë punën që kemi nisur në përputhje me qëllimin tonë ‘Türkiye pa terrorizëm’ në përputhje me udhërrëfyesin tonë”, duke iu referuar një nisme për të shuar grupin terrorist PKK/YPG. Türkiye nuk ka “durim të pakufishëm” për këtë çështje, paralajmëroi ai, duke thënë se pret që PKK/YPG-ja terroriste të shpërbëhet dhe “të lë armët plotësisht pa ndonjë vonesë…
Palestinezët e Rripit të Gazës pritën sot Fitër Bajramin nën hijen e shkatërrimit të shkaktuar nga sulmet izraelite, raporton Anadolu. Pavarësisht vështirësive nga sulmet brutale dhe bllokada izraelite, banorët e Gazës falën namazin e Bajramit pranë rrënojave. Më shumë se 50.200 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 113.900 janë plagosur në sulmet brutal ushtarake izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.
Me rastin e Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të sinqerta, duke ju dëshiruar shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Kjo festë e shenjtë na kujton vlerat e solidaritetit, mëshirës dhe bashkimit, duke na afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe me komunitetin tonë. Pas një muaji përkushtimi dhe sakrifice, kjo ditë simbolizon shpërblimin shpirtëror dhe gëzimin e ndarjes së mirësisë me të tjerët. Në emër të Komunës së Çairit dhe në emrin tim personal, ju uroj që kjo festë t’ju sjellë mbarësi dhe begati! Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙✨
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ramazani tha se agjërimi është një rrugë për ta pastruar shpirtin, dhe se çdo ditë është mundësi për të praktikuar vlerat e sinqeritetit, dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin. Të nderuar besimtarë myslimanë, Pas një periudhe reflektimi, sacrifice dhe angazhimi të thellë për t’u afruar më shumë me Zotin, kam kënaqësinë t’ju uroj festën e madhe të Fitër Bajramit. Ramazani na mësoi se agjërimi është një rrugë për ta pastruar shpirtin, dhe se çdo ditë është mundësi për të praktikuar vlerat e sinqeritetit, dashurisë dhe respektit…

