Author: Jeta almakos

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ahmeti theksoi rëndësinë e paqes, tolerancës dhe bamirësisë. Të nderuar qytetarë dhe besimtarë, Muaji i shenjtë i Ramazanit na udhëhoqi në rrugën e përkushtimit dhe shërbimit ndaj Perendisë. Sot, në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, do të dëshiroja të shpreh urimet më të sinqerta për secilin prej jush, me shpresën që kjo festë të na bashkojë dhe të forcojë unitetin tonë si shoqëri. Në këtë moment të veçantë, le të përkujtojmë vlerat themelore të fesë sonë – paqen, tolerancën dhe bamirësinë – që…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit. Ai ka theksuar se ky është një moment për reflektim dhe unitet, duke shtuar: “Uroj që secili nga ne të kuptojë qartë që në këtë botë jemi të gjithë kalimtarë, të vdekshëm, ndaj le të jemi të mirë me njëri-tjetrin sepse jemi bashkë për një kohë të shkurtër!” Në fund, Taravari ka uruar gjithë besimtarët: “Gëzuar Fitër Bajramin!” /SHENJA/

Lexo më Shumë

Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara ka ndalur përpjekjet e administratës Trump për të mbyllur transmetuesin ndërkombëtar amerikan, Zëri i Amerikës. Në vendimin e tij, gjyqtari Xhejms Pol Otken e quajti lëvizjen e presidentit “një rast klasik të vendimmarrjes arbitrare dhe kapriçoze”. Gjithashtu zyrtari bllokoi veprimin e Agjencisë Amerikane për Median Globale, që kontrollon Zërin e Amerikës, për të pushuar nga puna 1.200 gazetarë, inxhinierë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit, në kuadër të urdhrit të Trump për ndërprerjen e fondeve. Otken dha një urdhër të përkohshëm që ndalon agjencinë nga çdo përpjekje e mëtejshme për t’i dhënë fund,…

Lexo më Shumë

Si pasojë e reshjeve të dendura të mbrëmshme në Prijedor, janë përmbytur më shumë se 350 objekte banimi dhe ndihmëse, raporton Anadolu. Në Prijedor është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për mbrojtje nga përmbytjet. Administrata e qytetit tha se zjarrfikësit kanë kryer 12 operacione evakuimi. Niveli i ujit në vendbanimet Sana dhe Gomjenica është rritur gjatë natës dhe lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur një zonë më të gjerë. Për shkak të problemeve të shkaktuara nga vërshimet, është ndërprerë rryma në një pjesë të vendbanimeve të përmbytura. Si rezultat i reshjeve të mëdha gjatë ditëve të fundit, nivelet e…

Lexo më Shumë

Në mënyrë transarente dhe të plotë të publikohet dokumentacioni lidhur me punën e diskotekës “Puls” në Koçan nga viti 2012 deri më sot, kërkon nisma “Kush e ka radhën”, e cila sot organizon tubim para Kuvendit. Kërkesa i është dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Ministrisë së Ekonomisë, Inspektoratit Ndërtimor Shtetëror, Inspektoratit Shtetëror për Urbanizëm, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtorisë për të Ardhura Publike, Vetëqeverisjes Lokale në Koçan, Inspektoratit Ndërtimor Lokal dhe Organit Konsultativ për Siguri dhe Parandalim të formuar në Komunën e Koçanit. Siç u tha para tubimit, “Kush e ka radhën” kërkon edhe…

Lexo më Shumë

Projektligji i VMRO-DPMNE-së, për rendin dhe qetësinë ne publik, sipas partisë, ngushton rrethin rreth atyre që krijojnë rreziqe nëpërmjet keqpërdorimit dhe përdorimit të paligjshëm të mjeteve piroteknike, veçanërisht në ambiente të mbyllura. Nga VMRO-DPMNE njoftojnë se po fuqizohen rregulloret për përdrorimin e fishekzjarreve dhe ngjarjeve të ngjashme që përdorin eksploziv. “Nëpërmjet kësaj zgjidhje ligjore po zgjerojmë edhe kompetencat e policisë. Një mekanizëm përmes të cilit do të mundësojmë kontroll më të madh të përdorimit të eksplozivëve, si dhe zbatim më të shpejtë dhe më efikas të këtij ligji. Kjo është vetëm një nga zgjidhjet ligjore që do të bëjë përmirësime…

Lexo më Shumë

Në oborrin e shkollës fillore “Liria” në Kllukovec të Velesit, koha thuajse është ndalur. Nën kulmin që sa nuk ishte shembur mbi nxënësit, sorrat kishin ndërtuar foletë. Për disa fëmijëve që takuam aty, ndërtimi i një sallë sportive në oborrin e shkollës apo një oborr ndryshe nga ky që kanë improvizuar për të luajtur futboll do të ishte realizim i një ëndrre që kurrë nuk u bë realitet. “A do të doje një shkollë më të mirë? Po. E këtu çfarë u mungon, nuk i keni kushtet e mira? Mungon një stadium, shkolla nuk është e rregulluar. Cila klasë je?…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka shënuar sot pesëvjetorin e anëtarësimit të saj në NATO, një moment historik që e ka bërë vendin pjesë të aleancës euroatlantike dhe ka garantuar sigurinë e tij. Në këtë kuadër, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore, duke theksuar rëndësinë e këtij anëtarësimi jo vetëm për vendin, por edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. “Anëtarësimi në NATO ka qenë një ndër objektivat tona strategjike më të rëndësishme. Ai jo vetëm që garanton sigurinë dhe të ardhmen tonë, por na jep mundësinë të kontribuojmë aktivisht në forcimin e stabilitetit rajonal. Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq informoi se deri më sot janë mbledhur 102.410.247,00 denarë. Deri më tani është kryer pagesa e mjeteve për familjet e të gjithë personave të vdekur dhe të lënduar që po mjekohen jashtë vendit nga aksidenti tragjik në Koçan. “Në vijim është mbledhja e të dhënave për të lënduarit e shtruar në spitalet e vendit në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë. Pas marrjes së listave, menjëherë do të kryhet pagesa e mjeteve. Shpresojmë në fillim të javës së ardhshme. Menjëherë pas kësaj, Kryqi i Kuq i Maqedonisë do të fillojë me…

Lexo më Shumë

Për shkak të mbajtjes së protestës para Kuvendit të RMV-së, Njësia për siguri në qarkullimin rrugor nesër me fillim në orën 11 do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. SPB Shkup u bën apel të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë.

Lexo më Shumë

Koalicioni Vlen beson se kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i mungon kredibiliteti për të thirrur takimin e liderëve. Filipçe mbrëmë, në Mbrëmjen e donatorëve për të ndihmuar familjet e viktimave dhe të lënduarve në zjarrin në Koçan, paralajmëroi se javën e ardhshme në Kuvend do t’u bëjë thirrje liderëve të partive më të mëdha politike në takim për të prezantuar planin e tij – që e konsideron si obligim për ta bërë për shtetin, sepse, tha, “është e qartë se mënyrat konvencionale të udhëheqjes së politikës, të luftës politike, nuk japin rezultate mjaftë të shpejta”. “Pas paralajmërimeve të LSDM-së se…

Lexo më Shumë

Në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë u organizua iftari tradicional, ku nikoqir ishte presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili mbajti edhe një fjalim gjatë darkës. Ai falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, duke veçuar myslimanët që mbajnë pozita si kryebashkiakë dhe e kishin mbështetur atë gjatë zgjedhjeve presidenciale. Në mesin e të ftuarve ishin kryetari i qytetit Hamtramck, Amer Ghalib, të cilin 78-vjeçari e ka zgjedhur si ambasador të ri të SHBA-së në Kuvajt, dhe kryetari i Dearborn Heights, Bill Bazzi, që do të shërbejë si ambasador në Tunizi. “Ndërsa nderojmë muajin e shenjtë islam të Ramazanit, dua ta filloj duke…

Lexo më Shumë