Me rastin e festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, ftojmë banorët e Komunës Gazi Babë që bashkërisht të zbukurojnë hapësirën në të cilën jetojmë dhe punojmë me kontributin tonë në dekorimin e Vitit të Ri.
Për këtë qëllim kemi dhënë shpërblime në para për oborret e dekoruara më bukur, tarracat, hapësirën e përbashkët përballë një pallati (komuniteti i qiramarrësve), hapësira përballë një subjekti ekonomik, kopshtet dhe shkollat fillore.
Mund të regjistroheni në numrat e telefonit 02/3212886; 076/469-554 – Daniela, jo më vonë se 25.12.2024. deri në orën 16:00.
Të dhënat duhet të përmbajnë adresën dhe numrin e telefonit të kontaktit. Një komision nga komuna do t’i vizitojë aplikantët më 26 dhjetor 2024. pas orës 17:00.