Nuk lejoj që partitë politike të fitojnë pikë dhe të kthejnë rejtingje përmes lojërave në arsim dhe në dëm të procesit arsimor! Ligji për arsimin e mesëm, të cilin e propozuam në Kuvend dhe ofronte më shumë të drejta dhe mundësi të reja për mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional, nxënësit dhe prindërit, duke përfshirë mundësinë zgjedhore për intonimin e himnin maqedonas në shkolla, do të presë disa javë për miratim. Ndërkohë do ta përmirësojmë përmbajtjen e tij, thotë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Në publikimin në Fejsbuk, Janevska sqaron se ligji është tërhequr nga rendi i ditës për të mos…
Author: Jeta almakos
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka të ngjarë të mos udhëtojë në Poloni për të marrë pjesë në ngjarjen e muajit të ardhshëm që shënon 80-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic, nga frika e arrestimit sipas një urdhri arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), raportoi gazeta polake “Rzeczpospolita”, transmeton Anadolu. Më 21 nëntor, GJNP-ja lëshoi urdhër arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Sipas lajmit të gazetës, autoritetet izraelite madje nuk kanë kërkuar pjesëmarrjen e kryeministrit në ceremoni, ndërkohë që zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Wladysław…
Nga një janari i vitit 2025 të gjithë automjetet e vendit duhet të posedojnë mbishkrimin “NMK” në targat e tyre. Nga ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se afati për ndërrimin e targave me të reja apo për vendosjen e një afishe NMK në to është 31 dhjetori i këtij viti. GOCE ANDREVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË “Kjo do të thotë që targat me katër numra që përmbajnë shenjën MK dhe targat me tre numra që nuk përmbajnë shenjën MK duhet të ndërrohen me targa të reja që përmbajnë markën kombëtare “NMK” ose të vendoset një ngjitëse”. Ngjitëset…
“Çka nëse kthehet Grubi, a do të kërkojë falje LSDM-ja”. Kështu është përgjigjur kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve lidhur me akuzat e LSDM-së se arratisja e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi ishte çështje politike e dakorduar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Po sikur të kthehet Grubi ata gati do të kërkojnë falje?! Fillimisht bërtitën, disa u larguan, të tjerët erdhën dhe nuk bënë asgjë. Njeriu me të vërtetë nuk di se çfarë tu përgjigjet atyre. Çka nëse kthehet Grubi, nuk është e domosdoshme të kthehet sot , ja të themi do të kthehet pas një kohe . Është…
Shkupi vazhdon të ngulfatet nga ajri i ndotur. Edhe sot Shkupi rënditet në top 10-tëshin e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Qyteti sot në mëngjes është rënditur në vendin e 9-të në listen e “IQ Air”, me indeks të ndotjes 165. Përderisa qytetarët ngulfaten nga ajri I ndotur pushteti dhe opozita luajnë si top futbolli me “fajin” e cilësisë së dobët të ajrit. Nga LSDM akuzojnë qeverinë se nuk po ndërmer masa për luftimin e ndotjes së ajrit si dhe thonë se VMRO-DPMNE nuk ka pranuar asnjë amendament të LSDM-së lidhur me ndotjen e ajrit. LSDM “Përveç…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë fjalën në seancën e përbashkët që po mbahet mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Kurti ka folur për situatën e sigurisë në veri të vendit dhe ka përmendur sulmet terroriste që kanë ndodhur atje, raporton Gazeta Sinjali. Ai tha se Kosova ka shtrirë sovranitetin në veri të vendit si asnjëherë më parë. “Si asnjëherë më parë kemi shtrirë sovranitetin në veri të Kosovës, kemi integritet territorial, në Kosovë mund të ketë akte sporadike terroriste, por nuk ka më burime të brendshme që mund të na e cenojnë sigurinë apo…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve që po mbahet në Prishtinë, as këtë herë, nuk e la pa i përmendur ish krerët e UÇK-së, që po mbahen në paraburgim në Hagë, raporton Gazeta Sinjali. Ndër të tjera, Rama ishte i ashpër kur tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë asgjë për të nxjerrë një rezolutë për padrejtësinë në Gjykatën Speciale të Hagës. “Nuk e diskutoj të drejtën e asaj gjykate për të bërë punët që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vet Hashimi ka ngritur dorën për t’u formuar ajo…
Është për të qeshur kur VLEN pretendon “fitore” për një ligj që vetë e miratoi në qeveri dhe më pas e lejoi në Kuvend. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, ku ata pyesin se: Si mund të ndalosh diçka që vetë e ke mbështetur? “Në vend që të mbrojnë interesat e shqiptarëve, ata thjesht zbatojnë direktivat e VMRO-së, aq sa harrojnë edhe të fshijnë shënimet që tregojnë se deklaratat e tyre shkruhen në zyrat e VMRO-së! E vërteta është e qartë: ky ligj u ndalua nga rezistenca e popullit dhe Frontit Europian, jo nga “trimëria” e një partie që ka…
Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, për rastin “Alfa” ka deklaruar se ata po bëjnë punën e tyre dhe se fjalën kryesore e ka gjyqësori. Ai tha se për dallim nga pushteti paraprak, ata po punojnë aty ku duhet. “Ata që i kanë marrë votat në rastin Alfa, është z.Grubi. Por ne nuk jemi si Grubi dhe ata të tjerët që e kanë keqpërdorur rastin, nuk kanë lëvizur asnjë milimetër, ne po punojmë aty ku duhet, edhe dështimet dhe gabimet e tyre do të mundohemi t’i përmirësojmë”, ka deklaruar Mexhiti.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Mahmut Çevik, nënkryetar i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA. Kryetari Gashi shprehu mirënjohjen për spektrin e gjerë të aktiviteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut të zbatuara nga TIKA, e cila ka vite që është e angazhuar në vend dhe ka realizuar mbi 1000 projekte në fusha të ndryshme. Kryetari i Kuvendit e përshëndeti bashkëpunimin e deritanishëm me Turqinë në më shumë fusha të sigurisë dhe shprehu gatishmërinë për ta forcuar atë. Nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, theksoi se Maqedonia e Veriut…
Përmes një komunikate për media Bashkimi Demokratik për Integrim, kërkon proces të barabartë dhe transparrente e jo drejtësi selektive ndaj personave që futen në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Integristët mirëpresim faktin që, institucionet vendore kanë nisur ndjekjen e emrave të sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit por kërkojnë që ky proces të jetë gjithëpërfshirës. BDI “Shembulli më i qartë i një drejtësie të paplotë është figura e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, i cili, ndonëse i futur në listë të zezë, vazhdon të zhvillojë bizneset e tij “më mirë se kurrë”. Nëse institucionet janë të përkushtuara ndaj drejtësisë, atëherë edhe ai…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski ka dhënë disa detaje nga takimi me homologun e tij bullgar. Ai tha se kryeministri bullgar i ka thënë se në Kuvendin e Bullgarisë të gjithë janë kundër Maqedonisë. “E dëgjova dhe u habita nga deklarata. Unë kam një mendim të mirë për kryeministrin teknik të fqinjit tonë. Shpesh flasim, ndonjëherë ai është aktiv në ato seanca pune. Duhet të pranoj se këtë herë nuk ishte aktiv, as në darkën e punës, tha kryeministri Hristijan Mickoski për bisedën e tij me kryeministrin teknik bullgar Dimitar Glavçev në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Kryeministri zbuloi detaje…

