Është për të qeshur kur VLEN pretendon “fitore” për një ligj që vetë e miratoi në qeveri dhe më pas e lejoi në Kuvend. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, ku ata pyesin se: Si mund të ndalosh diçka që vetë e ke mbështetur?
“Në vend që të mbrojnë interesat e shqiptarëve, ata thjesht zbatojnë direktivat e VMRO-së, aq sa harrojnë edhe të fshijnë shënimet që tregojnë se deklaratat e tyre shkruhen në zyrat e VMRO-së!
E vërteta është e qartë: ky ligj u ndalua nga rezistenca e popullit dhe Frontit Europian, jo nga “trimëria” e një partie që ka humbur çdo kredibilitet.
Ashtu siç ndaluam vendimin katastrofal për Ligjin e Gjuhëve dhe sot këtë ligj diskriminues, ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin multietnik si bartësit e vetëm të legjitimitetit të shqiptarëve.
Shqiptarët meritojnë përfaqësim të guximshëm, jo shërbëtorë që përdoren si vegla për interesat e të tjerëve!”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 30.08.2026
Aktuale
- Vranësira, por temperaturat mbeten të larta – Parashikimi i motit
- Kreu i komunës së Butelit mbron drejtoreshën e shkollës “Penko” për mbylljen e paraleles shqipe
- Kurti takon Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, kemi lajme për ju
- Xhevdet Hajredini falënderon të gjithë për ngushëllimet pas humbjes së djalit të tij, Lirimit
- “Zemra e motrës” – Elijona publikon foton e veçantë nga pushimet familjare
- “Në shesh deri në largimin e Ramës”/ Mbyllet protesta e 91-të, qytetarët: Nesër më shumë!
- Ngjarja e rëndë në Lezhë/ Gjashtë të plagosur nga plasja e bombolës, dy prej tyre fëmijë, 40-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës. Pamje nga vendngjarja
- Për mashallah! Getoari shfaqet krah vajzës së tij në një moment të veçantë familjar



