Ashtu edhe siç pritej nga një qeveri monoetnike dhe antishqiptare, Ministria e Punëve të Brendshme e fali policin i cili përdhosi flamurin kombëtar shqiptar edhe përkundër aktrimeve, deklaratave dhe shfaqjeve tragji-komike të zëvendësministrit shqiptar dhe partive shqiptare në Qeveri – thuhet në një reagim nga ASH-ja e Ziadin Selës. “Ndërkohë, nuk ka asnjë hap konkret as për ata që dogjën flamurin shqiptar, ndërsa për shqiptarët që festuan 28 Nëntorin, përfshirë edhe ata që nuk kishin lidhje me djegien e flamurit shtetëror, vazhdon të mbetet rreziku për dënime nga 1 deri në 5 vjet burg” – thonë nga ASH-ja. Me këtë vendim,…
Author: Jeta almakos
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që Prokuroria Themelore të ndërmarrë masa për informacionet që plasoi në opinion një ditë më parë në Kuvend se udhëheqësia e kaluar e ka përndjekur fizikisht. Ai përsëriti se përndjekja e tij është bërë si përfaqësues i partisë opozitare, se ka qenë lider i formacionit paraushtarak. Hristijan Mickoski, kryeministër “Paramendoni, njëra nga Agjencitë e sigurisë, për arsye të justifikueshme nuk do doja të tregoj cila është, disponon informacione që unë të frymëzoj, financoj dhe organizoj struktura të tilla të armatosura terroriste dhe në të njëjtën kohë nuk e ka informuar Ministrinë e Brendshme. Parashtrohet pyetja përse…
“Është shumë e qartë që persona të cilët janë të shpaluar si non grata apo të ashtuquajturit non grata dhe të koruptuarit të përfshirë në listën e zezë Amerikane të jenë kundër një njeriu i cili është i moralshëm”, kështu tha përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Fatmir Sadiku, duke komentuar akuzat ndaj kryekuvendarit Afrim Gashi. Ai tha se e kanë të drejtën legjitime për të kërkuar dorëheqje dhe në qoftë se mendojnë se kanë mbështetje lë të tentojnë të takojnë kryetarin e Kuvendit. Fatmir Sadiku, VLEN “Është shumë e qartë që persona të cilët janë të shpalluar si non grata apo…
Qeveria u shpreh e kënaqur, tregtarët dëgjuan udhëzimet e tyre – ulën çmimet e vezëve, vajit, mishit dhe produkteve të tjera ushqimore, të cilat i kishin ngritur para fillimit të shportës së Vitit të Ri. Inspektorët do të kontrollojnë në terren dhe nëse vërehet sjellje devijuese nga tregtarët, vetëm atëherë do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve. Ministri Durmishi kërcënoi me gjoba dhe mbyllje të marketeve. “Siç vërehet nga dita e djeshme në raftet e marketeve vërehet ulje e çmimeve të produkteve që janë rritur muajin e kaluar. Tashmë sot e kemi gati një vendim për ngrirjen e çmimeve,…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se kanë dërguar 500 tonë miell në Siri, transmeton Anadolu. Zelenskyy në postimin e tij në X tha se këtë ndihmë e bëjnë për të mbështetur popullin sirian. “500 tonë miell ukrainas u nisën për në Siri si pjesë e programit tonë të ndihmës humanitare ‘Gruri nga Ukraina’, të cilin e kryejmë në bashkëpunim me Programin Botëror të Ushqimit (WFP)”, shkroi ai. Duke thënë se ndihma humanitare do t’u dërgohet 167 mijë njerëzve nga 33.250 familje në javët e ardhshme, Zelenskyy uroi siguri dhe stabilitet për Sirinë dhe popullin e saj.
Firma turke Baykar do të jetë pronari i ri i gjigantit italian të aviacionit Piaggio Aerospace, transmeton Anadolu. Sipas njoftimit nga Baykar, ministria italian e Bizneseve dhe “Made in Italy” ka miratuar shitjen e kompanisë gjigande të vendit në aviacion Piaggio Aerospace tek Baykar. Baykar, kompania më e madhe në botë e mjeteve ajrore të armatosura pa pilot (UAV), ishte kompania që paraqiti ofertën më të mirë në tenderin e mbajtur për blerjen e Piaggio Aerospace, kompania e njohur e aviacionit italian e themeluar në vitin 1884. Baykar fitoi tenderin duke lënë pas konkurrentët e tij që dhanë ofertat e…
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Kuvendit, Afrim Gashi për statusin e gjuhës shqipe. “Në karrierën time politike dhe në gjithë eksperiencën që kam pasur në vend dhe në botë, nuk kam dëgjuar kurrë një deklaratë më poshtëruese, të pasaktë dhe servile se kjo për gjuhën shqipe. Deklarata e tillë është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një mohim i realitetit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. I bëj thirrje z. Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë. Një figurë që…
S`ka hapësirë për panik dhe qytetarët mund të jenë të qetë, ka deklaruar Drejtori I Klinikës Infektive në Shkup, Fadil Cana, pasi autoritetet shëndetësore të Kosovës njoftuan se në Kosovë është konfirmuar rasti I parë me linë e majmunëve. Cana theksoi se është njoftuar me rastin në Kosovë dhe se ka biseduar me Drejtorin e Klinikës Infektive në Prishtinë, nga ku ka marrë informacione se pacienti është në situatë stabile dhe se situate është nën kontroll. Për rastin në Kosovë tha se është I izoluar respektivisht se personi i infektuar një kohë të gjatë ka punuar jashtë vendit. Sipas Canës,…
Në seancë parlamentare pas festave të Vitit të Ri, do të gjendet edhe interpelanca ndaj Kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale dhe Demografi dhe të Rinj, Ilire Dauti, e propozuar nga deputetët e Levicës. Gjatë një prononcimi për Klan Maqedoni, Ilire Dauti, e ka quajtuar absurde deklaratën e Kryeparlamentarit Gashi lidhur me interpelancat. “Është e vështirë me e komentuar absurditetin me të vërtetë edhe unë kam dëgjuar ja disa deklarata të tij u bënë në atë drejtim që ai thotë që Ilire Dauti edhe pse do shkarkohet nga pozicioni i Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale dhe Demografi dhe…
Asnjë përgjegjësi nuk është konstatuar dhe nuk ka pasur shkelje të procedurave standarde të funksionimit nga polici që në ditën e Flamurit Shqiptar, në Kumanovë e hoqi flamurin shqiptar nga shtiza. Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndërsa ka thënë se është mbyllë procedura hetuese ndaj policit nga Kumanova. “Një hetim është hapur nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm. Në kuadër të veprimeve hetuese – nuk është konstatuar se ka bërë shkelje të një procedure në MPB. Me këtë mbyllet procedura për zyrtarin policor”, tha Toshkovski. Pas kësaj deklarate, ashpër ka reaguar BDI e…
Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, tha se nuk është e rëndësishme se kur do të miratohet zgjidhja ligjore për përfaqësim të drejtë, por se duhet bërë solide dhe jo subjekt i politikës dhe partive. Zgjidhja ligjore, thotë Minçev, duhet të jetë thelbësore, cilësore, afatgjatë dhe të ketë zbatim real. “Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike është kategori kushtetuese, e cila rrjedh nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Në kuadrin e asaj zgjidhjeje të posaçme ligjore, qëndrimi im ishte që ajo të bëhej në mënyrë solide dhe të mos i nënshtrohej partive dhe politikave, sepse zgjidhje të tilla ligjore na sjellin…
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, njoftoi se Departamenti për kontroll të brendshëm pranë MPB-së, nuk ka konstatuar shkelje të procedurave operative në kuadër të policisë, për policin e Kumanovës I cili hoqi flamurin shqiptar në Ditën e Flamurit. Sic mund të shihej në videon e publikuar më 28 nëntor, polici kishte shfrytëzuar furgonin policor për të hequr flamurin shqiptar. PANÇE TOSHKOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM “U hapën hetime nga Departamenti për kontroll të brendshëm. Në suaza të veprimeve të konstatuara, nuk është konstatuar se ai ka shkelur procedurat në kuadër të MPB-së. Më detajisht do ta shohim më tutje. Me…

