“Kushdo që mendon se një zgjidhje për një luftë dhe konflikt me implikime gjeostrategjike mund të gjendet pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka një qasje joserioze dhe të pasinqertë ndaj konfliktit”, tha sot ministri i Jashtëm Timço Mucunski, pas takimit me homologun hungarez, Peter Szijjártó. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për qëndrimin e RMV-së për faktin se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është përmes bisedimeve mes Amerikës dhe Rusisë, Mucunski theksoi rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për paqe. “Vitet e fundit…
Author: Jeta almakos
Pas tre vitesh rezistencë të Ukrainës kundër agresionit rus, lufta globale për demokraci, drejtësi dhe të vërtetën, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme dhe urgjente. Më 4 mars, ekspertë të shquar ndërkombëtarë, politikëbërës, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile do të takohen në një konferencë online me temë “Ukraina dhe bota: Rezistenca ndaj agresionit, mposhtja e autoritarizmit”. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt. Gjuha e punës e ngjarjes do të jetë angleze. Konferenca organizohet nga CIVIL – Qendra për Liri (Maqedonia e Veriut),Media Dialogue dhe Të rinjtë për mediat(Gjermani), Forumi Popullor i Ri Evropian (organizatë ndërkombëtare), që janë anëtarë themelues…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka ofruar mbështetje të plotë për Direktivën e propozuar të Komisionit Europian për luftimin e korrupsionit. BDI thekson se kjo nismë është në përputhje me angazhimin e vazhdueshëm të BDI-së për integritet dhe transparencë, ndërsa partia po fillon reformat e brendshme gjithëpërfshirëse, duke përfshirë verifikimin e zyrtarëve. Bashkimi Demokratik për Integrim “BDI mbështet Direktivën e re të BE-së për luftën kundër korrupsionit që harmonizon përkufizimet e veprave të korrupsionit, duke përfshirë ryshfetin, shpërdorimin, tregtimin e ndikimit, abuzimin e funksioneve, pengimin e drejtësisë dhe pasurimin e paligjshëm. Gjithashtu, duke rritur dhe harmonizuar sanksionet penale për personat fizikë…
Një sasi e konsiderueshme e drogës është kapur gjatë ditës së sotme nga Policia e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Dy çanta, të mbushura me 40 pako me drogë janë kapur në bagazhin e veturës “Polo” në pikëpagesën në Sopot të Velesit. “Sot (02.03.2025) nga ana e nëpunësve policorë të BSP në kuadër të MPB-së në pikëpagesën në Sopot, të Velesit, gjatë kontrollit të veturës “Polo” me targa të Gjevgjelisë, me shofer V.A. nga Gjevgjelia dhe bashkëudhëtarin M.Zh. nga Kroacia, janë gjetur dy çanta të mëdha në të cilat ka pasur gjithsej 40 pako me drogë”, thonë nga Ministria e…
Brenda dy javësh pritet të miratohet ligji për komunikime elektronike, me çka do t’ju shpallet luftë direkte platformave jolegale për lojëra të fatit në internet. Deputeti i shumicës parlamentare, Brane Petrushevski, sqaroi se me këtë ligj, përmes Agjencisë për komunikime elektronike dhe operatorëve të internetit në vend, do të ndalohet qasja në këto platforma. “Hyjmë në luftë vendimtare, shpresoj se për një javë ose dy, kalon edhe leximi I dytë, faza e dytë dhe ligji hyn në fuqi, pas çka, me urdhëresë të ministrisë për transformim dixhital, agjencia për komunikime elektronike është e obliguar që menjëherë të veprojë dhe të…
Edhe Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) në konferencë për media i bëri apel Qeverisë dhe Ministrisë së Energjetikës që të marrin masa për faturat e larta që qytetarët i marrin për rrymë nga EVN. Kryetari i KOSM-it, Marjan Risteski, tha se çdo ditë pranojnë ankesa nga qytetarët që ankohen për faturat e larta dhe leximin e parakohshëm të njehsorëve nga zyrtarët e EVN-së. “Grabitja e EVN-së duhet të ndalet. Ne po mendojmë se çfarë të bëjmë – nëse do të organizojmë protesta, nëse do të fillojmë të mbledhim nënshkrime për heqjen e licencës, do të shohim. Një faturë…
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrat do të marrin pjesë në samitin qeveritar Hungari – Maqedoni më 3-4 mars, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë. Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, sipas agjendës, është paraparë takim kokë më kokë midis kryeministrit Mickoski dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban. Në kuadër të samitit qeveritar, është paraparë të mbahen edhe takime dypalëshe midis ministrave përkatës të të dy qeverive, pas së cilave do të pasojë edhe mbledhje e përbashkët qeveritare midis dy qeverive. Në kuadër të vizitës, është paraparë që ministri për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme,…
Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski është pyetur nga Evropa e Lirë për shpenzimin e miliona eurove të shtetit në vitet e fundit për të mbrojtur institucionet. Gjatë intevistës ai përmendi se një fakt interesant është se mbi 20 institucione kanë blerë antiviruse ruse. STEFAN ANDONOVSKI, MINISTËR I TRANSFORMIMIT DIGJITAL “Në hulumtimin e prokurimit publik mund të vërehet se cilat institucione kanë blerë licencën dhe çfarë antivirusi është. Natyrisht, nuk është e paligjshme, nuk është krim, sepse ato kompani ekzistojnë dhe funksionojnë, por qëndrimi i shtetit është se ne jemi anëtarë të NATO-s, se jemi properëndimorë dhe synojmë integrimin euroatlantik…
“Treguesit ekonomikë dhe faktet për jetën në Maqedoni flasin qartë – standardi i jetesës së qytetarëve është në rënie të vazhdueshme, ndërsa Qeveria nuk po merr masa konkrete për përmirësimin e gjendjes ekonomike. Jo vetëm që nuk po ndërmerr asnjë veprim, por as nuk po pranon asgjë që i ofrohet LSDM-së dhe këto janë masa të dëshmuara për uljen e kostos së jetesës”, tha sot në një konferencë për media, nënkryetare e LSDM-së, Kaja Shukova. Sipas saj, faktet tregojnë se çmimet po rriten disa herë më shpejt se pagat dhe qytetarët mund të përballojnë çdo ditë e më pak. Sipas…
Sot, në përkujtim të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë shqiptare, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shprehur vlerësimin e tij për rëndësinë e Kuvendit të Lezhës, mbajtur më 2 mars 1444 nën udhëheqjen e Skënderbeut. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se kjo besëlidhje politike dhe ushtarake mes fisnikëve shqiptarë institucionalizoi bashkimin kombëtar, krijoi një ushtri të përbashkët dhe vendosi themelet e qëndresës për liri dhe mëvetësi. “Sot, duke përkujtuar këtë ngjarje të lavdishme, duhet të reflektojmë mbi mesazhin e saj: uniteti dhe vendosmëria janë çelësi për mbijetesën dhe përparimin e kombit. Ashtu si atëherë, edhe sot…
Kocevski i mbron banditët e LSDM-së nga pasojat ligjore, duke zgjeruar kështu korrupsionin dhe duke bllokuar totalisht gjyqësorin. Për shkak të këtyre procedurave, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor është 2 për qind. Prokurori publik republikan, Ljupço Kocevski, nuk po ndërmerr veprime për raste të rëndësishme përkundër dëshmive publike për aktivitete kriminale dhe korrupsion. Prokurori publik Kocevski duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Gjyqtarët nën kujdesin e LSDM-së po e mbrojnë edhe Filip Andov Sokolin, në vend që të caktojnë paraburgim, thjesht ia kanë konfiskuar pasaportën. A i bëjnë vend atij që të arratiset në këtë mënyrë?”, pyet…
Përplasja e ashpër në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, atij amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit amerikan, JD Vance, ka prekur shumë ukrainas, në mënyra të ndryshme. Disa ndiejnë krenari për udhëheqësin e tyre të luftës, ndërkaq të tjerët e zbutën atë ndiejnë krenarie me shqetësimin në rritje për të ardhmen e raporteve SHBA-Ukrainë dhe çfarë mund të nënkuptojë kjo për luftën trevjeçare të shtetit të tyre kundër Rusisë. Për Andriy Veselovskiy, ish-ambasadorin ukrainas në Bashkimin Evropian, megjithatë emocioni mbizotrues ishte tmerri i pastër. “Më vjen keq pranova të flisja me ju sepse jam në një gjendje shumë…

