“Kohët e vjetra të mira janë kthyer!” Aplikacioni i mesazheve të Meta, Messenger, ka rikthyer zyrtarisht logon e tij ikonë të kaltër në përditësimin e fundit, duke shënuar një rikthim në pamjen e tij origjinale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Aplikacioni pësoi një ndryshim të madh të dizajnit në fund të vitit 2020, duke adoptuar një përzierje të ngjyrave rozë, vjollcë dhe të kaltër – që të kujton skemën e ngjyrave të Instagramit. Bëhet e ditur se ridizajnimi ishte pjesë e përpjekjes së Meta për të unifikuar platformat e saj vizualisht. Por, ende nuk dihet nëse ky ndryshim është i përhershëm…
Author: Jeta almakos
Raporti i fundit i Transparency International nxjerr në pah një sërë parregullsishë dhe keqpërodrime që kanë të bëjnë me korrupsionin në RMV sa i takon muajt që lam pas. Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me korrupsionin, duke shënuar një muaj tjetër të mbushur me hetime dhe skandale. Sipas raportit të Transparency International – Maqedoni, në kuadër të aktivitetit Pastër- Turbullt, muaji shkurt 2025 ka qenë një tjetër periudhë e mbushur me hetime dhe skandale korrupsioni. Për këtë muaj radhitet hetimi që ka filluar ndaJ Pece Mirçeskit, ish-drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme, për dyshime për dhënie ryshfeti dhe…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai sot takoi ambasadorin e OSBE-së, Kilian Vahl dhe zëvendës shefen e Misionit në Shkup, Enrica Vida. Në takim u diskutuan prioritetet e Planit strategjik të kabinetit të Zëvendëskryeministrit Fetai për vitin 2025, me vëmendje të veçantë luftës kundër korrupsionit, konfiksimit të aseteve kriminale, rritjes së transparencës së institucioneve dhe forcimin e dialogut strategjik me shoqërinë civile. Poashtu, palët diskutuan edhe për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe për zhvillimet politike në vend dhe rajon. “Ekspertiza dhe roli i OSBE-së janë të pazëvëndësueshme…
Në kuadër të Samitit Hungari-Maqedoni, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski, mbajti takim me ministrin Ekonomisë Nacionale, Marton Nagy dhe ministrin e Ndërtimit dhe Investimeve Janosh Llazar. Siç njoftojnë nga kabineti i ministres së Financave, në këtë takim u konfirmua se mes dy vendeve ka lidhje të shkëlqyera ekonomike dhe politike dhe se të dyja palët shprehën vullnetin për nxitjen dhe thellim e bashkëpunimit. “Në këtë takim, pala maqedonase potencoi se Qeveria fokusohet veçanërisht mbi realizimin e investimeve publike, sidomos në infrastrukturë. Për këtë vit, këto plane investuese janë përkrahur nga…
Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po qëndron në Hungari për një vizitë zyrtare bashkë me një pjesë të ministrave të qeverisë së tij, por jo edhe funksionarë dhe ministra të koaliconit VLEN, të cilët po ashtu janë pjesë e qeverisë. Ndërkaq, këtë e ka komentuar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili tha se në Budapest ka shkuar ministrat të cilët duhej të nënshkruanin projekte e marrëveshje konkrete. BILALL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA “Po i bie se nuk ka pasur ndonjë projekt konkret, ndonjë marrëveshje konkrete, ne me Hungarinë si vend i BE-së kemi relacione të mira, nëse në…
Koalicioni VLEN edhe sot ka kritikuar Bashkimin Demokratik për Integrim, se nëse eventuliashtë do t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale. Nga VLEN theksojnë se paralajmërimet e BDI-së për bojkot të zgjedhjeve lokale tregojnë edhe një herë se janë tërësisht të izoluar. Sipas tyre, Ali Ahmeti është i dëshpëruar për vëmendje politike dhe po kërkon të faktorizohet përmes një takimi me VLEN-in. VLEN “Nuk ka asnjë dyshim se pas skenarit për bojkot të zgjedhjeve lokale fshihet frika e BDI-së nga humbja. Prandaj, ata sajojnë alibi me akuza të rreme për gjoja deshqiptarizim, i cili, në mënyrë simptomatike sipas tyre, po ndodh vetëm sepse…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se kanë gjetur bakterie në një lloj uji mineral dhe tek pijet joalkoolike të eksportuara nga Republika e Kosovës. Prandaj paralajmërojnë kontrolle të përforcuara. Ata shtojnë se do shtohen dhe intensifikohen edhe kontrollet e dërgesave me pemë dhe perime, të cilat importohen në vendin tonë nga të gjitha shtetet. Tek uji mineral është gjetur bakteria koliforme. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë “Për shkak të gjetjes së bakterieve koliforme në ujin mineral me origjinë nga Republika e Kosovës, në kundërshtim me dispozitat e Rregullores për kërkesat e veçanta të sigurisë për ujin mineral natyral, ujin…
Kryeministri Hristijan Mickoski, në kuadër të samitit të qeverisë hungarezo-maqedonase në Budapest, ka takuar homologun e tij, Viktor Orban. Kryeministri i Maqedonisë shprehu besimin se mbështetja e fortë e Hungarisë mund të jetë një mundësi e madhe për të shpejtuar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të negociatave dhe përmbushjes së kushteve të Kopenhagës për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Hristijan Mickoski -Kryeministri i RMV-së “Objektivi ynë strategjik si vend është të jemi pjesë e familjes evropiane, diçka që e kemi merituar shumë kohë më parë. Por duhet të theksojmë…
Kamerat e sigurisë kanë kapur një person në Prizren teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, rast për të cilin policia ka bërë të ditur se është duke u hetuar. Ndërkaq, Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari për këtë rast është arrestuar. “Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, është iniciuar rasti si dhe është njoftuar prokurori kompetent. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi më herët policia.
Bujar Osmani në emisionin Daily Click tha se nuk mund të ketë zgjedhje lokale pa zgjedhje paralmentare. Ai gjithashtu theksoi se pa u kthyer Balancuesi, Badenteri dhe pa garantimin e Ligjit të gjuhëve nuk mund të ketë politikë si zakonisht. “Ne themi nuk mund të ketë zgjedhje në kushte kur shqiptarët do të degradohen deri në atë nivel. Do të krijohet krizë e thellë politike që nuk do të mundet të ketë zgjedhje pa një ri-ulje përsëri. Shqiptarët nuk do të lejojnë të vazhdojë ditën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Është obligim moral, është obligim kombëtarë, është obligim njerëzor ndaj…
Samiti i dytë qeveritar Maqedoni e Veriut – Hungari mbahet sot dhe nesër në Budapest. Qeveria njoftoi për një takim kokë më kokë midis Kryeministrave Mickoski dhe Orban, kurse mbahen edhe takime dypalëshe midis ministrive. Ky është takimi I dytë I përbashkët I dy vendeve brenda 6 muajve jo të plota. Takimi I parë u mbajt vitin e kaluar më 27 shtator në Ohër. Pas këtij takimi ndërqeveritar në Ohër, Kryeministri hungarez Viktor Orban bëri publike qëllimin e tij, ku Hungaria si vend kryesues me BE-në të ndërmjetësojë në kontestin Shkup – Sofje. Ideja ishte hedhur poshtë nga autoritetet e…
Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timco Mucunski edhe një herë theksoi mbështetjen që Hungaria i jep vendit tonë për anëtarësim në BE, por gjithashtu theksoi se të dyja vendet janë për paqe në Ukrainë, të cilën e kanë treguar me mbështetjen e Rezolutës në KB-së. “Ne dhe Republika e Maqedonisë së Veriut jemi në anën e paqes. E mbështesim presidentin Tramp dhe gjithashtu suksesin e bisedimeve amerikano-ruse, sepse shohim qartë se paqja mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje amerikano-ruse.…

