Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Kuvendit, Afrim Gashi për statusin e gjuhës shqipe.
“Në karrierën time politike dhe në gjithë eksperiencën që kam pasur në vend dhe në botë, nuk kam dëgjuar kurrë një deklaratë më poshtëruese, të pasaktë dhe servile se kjo për gjuhën shqipe.
Deklarata e tillë është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një mohim i realitetit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
I bëj thirrje z. Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë.
Një figurë që përfaqëson një institucion të lartë duhet të mbrojë dinjitetin e popujve dhe komuniteteve dhe të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, jo të bëhet instrument i diskursit përçarës dhe denigrues”, ka shkruar Osmani.
Data 01.07.2026
Aktuale
- Shqiptarët në revoltë/ “SPAK arresto Ballukun”, mesazhet ‘pikante’ nëpërmjet pankartave në protestën e 31-të: Qeveria e krimit! Rama jep dorëheqjen, e gjithë Shqipëria kundër teje!
- Trump shqyrton rikthimin e sulmeve ndaj Iranit, por zgjedh për momentin diplomacinë
- VLEN: Komunat shqiptare nuk presin më, ato ndërtohen
- Shkon në gati 2000 numri i të vdekurve në Venezuelë
- Ukraina blen 16 avionë luftarakë Gripen E nga Suedia, marrëveshje me vlerë 2.53 miliardë dollarë
- Mbappe vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit
- Deschamps shkruan historinë, trajneri i Francës barazon një rekord unik në Kupën e Botës
- Arrestohet 21-vjeçari nga Kumanova: U kap duke drejtuar makinën me patentë kroate të falsifikuar


