Kryeministri Hristijan Mickoski pret që Prokuroria Themelore të ndërmarrë masa për informacionet që plasoi në opinion një ditë më parë në Kuvend se udhëheqësia e kaluar e ka përndjekur fizikisht. Ai përsëriti se përndjekja e tij është bërë si përfaqësues i partisë opozitare, se ka qenë lider i formacionit paraushtarak.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Paramendoni, njëra nga Agjencitë e sigurisë, për arsye të justifikueshme nuk do doja të tregoj cila është, disponon informacione që unë të frymëzoj, financoj dhe organizoj struktura të tilla të armatosura terroriste dhe në të njëjtën kohë nuk e ka informuar Ministrinë e Brendshme. Parashtrohet pyetja përse nuk e informon. Përgjigja është e qartë sepse atëherë ishte qeveri teknike dhe ministër teknik ka qenë Naqe Çelev, flas për vitin 2020”.
Kjo ishte vetëm një mënyrë thotë Mickoski për të siguruar mbulim fizik të liderit të partisë më të madhe politike në atë kohë – VMRO-DPMNE-së. Ndërsa, pjesën tjetër shton se ia lë prokurorisë nësë do të reagojnë dhe do të ndërmarrin masa. Detajet për rastin “Cilindri”, kryeministri Mickoski i shpalosi një ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, nga ku tha se një periudhë ai si lider i opozitës ka qënë i përndjekur fizikisht, por edhe familja e tij, madje edhe djali i tij i mitur. Emine Ismaili Luzha /SHENJA/