Author: Jeta almakos

Katër persona mbetën të vdekur, ndërsa një fëmijë katërvjeçar shpëtoi dhe u dërgua për mjekim në spital, nga aksidenti i djeshëm në rrugën e Rashçes. Tri gra u nxorën të vdekura dje, ndërsa një burrë u gjet sot pas disa orëve kërkimi në ujrat e lumit Vardar. Të gjithë ishin të së njëjtës familje Arsllani nga fshati Gërçec i komunës së Sarajit. Varrimi i tyre do të bëhet nesër, ndërsa fëmija është kthyer në shtëpi te familjarët e tjerë pasi mori tretman mjekësor në spital. Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet, viktimat janë: “N.A. 23 vjeçe, V.A 25 vjeç dhe…

Lexo më Shumë

Ishte dita e fundit e dhjetorit! Nëse gjithandej mbizotëronte atmosferë feste për ndërrimin e moteve, e tillë nuk ishte edhe në një nga apartamentet e ndërtesës në “Bllokun 70” në Tetovë. Babë e bir, që jetonin të vetëm, u zunë. Pas kësaj, sipas dyshimeve të para, babai 65-vjeç me një pushkë gjuetie shtiu mbi të birin 39-vjeçar. Po kjo nuk u mor vesh menjëherë nga organet e rendit. U deshën të kalojnë dy ditë, përkatësisht të vinte 2 janari, që policia ta zbulojë krimin. Kjo ndodhi pasi miq të të ndjerit, të shqetësuar pse ai nuk po u përgjigjej telefonatave,…

Lexo më Shumë

Gjykatësi  i Apelit nga Manastiri, Aleksandar Kambovski, është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit Gjyqësor, pas dorëheqjes së Vesna Damevës. Këshilli për herë të parë do të drejtohet nga një gjykatës i diplomuar në Akademinë për Gjykatës. Këshilli deri më tani është udhëhequr nga gjykatës dhe anëtarë të zgjedhur në Kuvend. Kambovski u propozua nga gjykatësi suprem Isamedin Limani nga ku më pas u përkrah nga të gjithë anëtarët. Nga gjithsej 13 të pranishëm në seancë, 13 votuan për kandidatin e vetëm për kryetar të Këshillit Gjyqësor. Seanca e këshillit gjyqësor zgjati gjysmë ore. Pas zgjedhjes për kryetar, Kambovski falenderoi…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Doganave përmes Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve ka parandaluar një rrjet të organizuar në të cilin importues, shpeditorë dhe vozitës të punësuar në kompani transporti dhe doganierë në mënyrë të organizuar kanë kryer krime me automjete të përdorura. Automjetet ilegalisht janë futur në qarkullim dhe kanë përfunduar në tregjet e makinave pa paguar detyrime importi. Drejtori i drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski njoftoi se janë sekuestruar 35 vetura me vlerë të përgjithshme prej 20 milionë denarëve, ndërsa nga shmangia e pagesës së detyrimeve për import është shkaktuar dëm i drejtpërdrejtë në Buxhetin e Shtetit në vlerë prej 9…

Lexo më Shumë

Do të ketë reforma strukturore në shëndetësi me qëllim qytetarët të ta marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor, përcjell TV21. Kryeministri Mickoski paralajmëroi mbi 1000 punësime të reja në shëndetësi. “Tani do të vijojnë reforma strukturore në këtë proces dhe mendoj se me kalimin e kohës qytetarët do ta marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor. Këtu ju lutem të mos i harrojmë edhe specializantët për të cilët thamë se do të punësohen, siguruam mjete për ta dhe të njëjtët do të punësohen, të mos jetë kaos siç ishte deri më tani. Të mos harrojmë se do të kemi mbi 1000 punësime të…

Lexo më Shumë

Një shtëpi banimi në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Gjorçe Petrov u përfshi nga zjarri sot para mesditës. Siç raportuan nga Njësia e Zjarrfikësve, zjarri u shua brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe fatmirësisht pa humbje jetësh ose lëndime më serioze. Zvonko Tomesski, komandant i zjarrfikësve tha për Alsat se zjarri kishte kapluar katin e dytë të shtëpisë ndërsa një fëmijë që për pak çastesh kishte qenë I bllokuari nxor nga këto ambiente në gjendje të mirë shëndetësore. “Kemi lajmërim për shpërthim të zjarrit në një shtëpi në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Gjorçe. Fillimisht kur u lajmërua rasti u raportua…

Lexo më Shumë

Në këto momente, ekipet e shpëtimit të aksidentit në rrugën Rashçe-Saraj kanë gjetur personin e katër i cili kërkohej që nga dita e djeshme. Ai është edhe viktimat e fundit e aksidentit tragjik, ku humbën jetën tre gra, ndërsa një fëmijë është lënduar, raporton SHENJA. Ai sipas fjalëve të mjekëve është në gjendje stabile dhe pritet që së shpejti të lëshohet në shtëpi.

Lexo më Shumë

Qytetarët të cilët nuk i kanë ndërruar patentë shoferët dhe targat të cilat tani më nuk janë të vlefshme, të mos dënohen gjatë kësaj periudhe, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai u bëri thirrje punonjësve të policisë që të kenë parasysh dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me indikacionet dhe paralajmërimet. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Konsideroj se asnjë polic i vendit nuk duhet të shqiptojë gjobë për këtë lloj kundërvajtjeje, sepse qytetari i vendit tonë nuk duhet të paguajë para për shkak se në të kaluarën kemi pasur politikanë të paaftë. Kjo periudhë…

Lexo më Shumë

“Për momentin në Klinikën e Pulmologjisë nuk ka asnjë vend të lirë. Ajri i ndotur është një ndër faktorët kryesor që po shkakton dëme tek aparati respirator”, kështu bëri të ditur pulmologu Zekirja Shaini nga klinika e pulmologjisë, për TV SHENJA. Ai tha se gjendja në klinikë është e mbingarkuar sepse ka numër të madh të pacientëve të hospitalizuar, të cilëve ajri i ndotur ua ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e tyre shëndetësore dhe sëmundjet e tyre kronike që i kanë. ZEKIRJA SHAINI, PULMOLOG NË KLINIKËN E PULMOLOGJISË(00:09/00:43-01:02) “Kemi një situatë mos të them kaotike por të mbingarkuar me…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh ku një veturë ka rënë në lumin Vardar. Sipas informacioneve të Klan Maqedoni, në veturë kanë qenë 5 antarë të një familje, ku për momentin një fëmijë 5-vjeçar ka arritur të shpëtohet, po kërkohen edhe 4 antarët tjerë që të nxiren nga vetura. Policia dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes. /tvklan.mk/

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në rrugën që lidh fshatin Rashçe me Sarajin, sipas informacioneve té para nga Klan Maqedoni thuhet se një veturë ka rënë në lumin Vardar. Në vendngjarje janë policia dhe zjarrëfikësit që po mundohen ta nxjerin veturën e aksidentuar Ende nuk ka informacione zyrtare për të vdekur, për detaje tjera do tju njoftojmë pas pak /tvklan.mk/

Lexo më Shumë

Të paktën pesë persona janë vrarë sot në Cetinje, ndërsa policia është në kërkim të Aco Martinoviqit nga Cetinja, raporton Vijesti. Këto janë të dhënat e para të policisë nga vendngjarja e tragjedisë, ndërsa dyshohet se numri i viktimave të vrasjeve masive është më i madh. Festa e përgjakshme Martinoviqi e nisi në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive. Mësohet se fillimisht në atë lokal ka ndodhur një përleshje, pas së cilës i kërkuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Drejtoria e Policisë i ka apeluar qytetarëve të Cetinjës që të qëndrojnë të kthjellët dhe të qëndrojnë në objektet e tyre…

Lexo më Shumë