I pyetur për lokacionin e ish zëvendës kryeministri të arratisur Artan Grubit, kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk dëshiron të spekuloj nëse është në Shqipëri ose diku tjetër, por vetëm i bënë thirrje që të kthehet dhe të vërtetoj fajësinë ose pafajsinë e tij. Hristijan Mickoski, kryeministër “Nuk do doja të spekuloj. Por, i bëjë thirrje të gjithë atyre të arratisurve nga drejtësia që të vijnë dhe të përballen me faktet, argumentet dhe provat para autoriteteve në mënyrë që të nxjerrim një përfundim nëse ata janë fajtorë për atë cilët ekziston dyshim i bazuar. Nuk mundem të zbuloj asnjë detaj…
Author: Jeta almakos
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta zgjerojnë listën e zezë dhe me emra të tjerë, edhe pse nuk japin afat kohor se kur mund të ndodh kjo gjë. Pas vendosjes së ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit dhe të gjykatësit Enver Bexhetit në listën e zezë amerikane, DASH thonë se do të vazhdojë tutje misioni për promovimin e përgjegjësisë dhe sundimit të së drejtës. “Ashtu si hetimet nxjerrin prova të reja për sjellje të pahijshme, posaçërisht të atyre që janë në pozicione të fuqishme, presim të vijoj përditësimi i listës së sanksioneve. Edhe pse nuk mund të sigurojmë një korrnizë…
Për një ditë në Spitalin për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup janë kontrolluar 110 pacientë. Gripi sezonal ka mbushur thuajse të gjithë kapacitetin spitalor në pediatri. Pacientët me pasqyrë më të rëndë ose diagnozë kronike hospitalizohen në Klinikë. Aktualisht të shtrirë janë rreth 120 fëmijë, e në mesin e tyre edhe një foshnje 10 ditëshe, tregon mjeku Mejdin Ibraimi. Sipas tij, për shkak të rrezikut për shtretër të lirë, pacientët që janë kah fundi me trajtim dhe mjekim, lirohen në shtëpi për të pritur pacientë të tjerë. “Dje brenda ditës për kontroll kanë qenë rreth 110 fëmijë, dhe rreth 21…
Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm dhe i vranët. Deri në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore të endit do të ketë reshje të shiut. Temperatura minimale do të jetë nga -2 deri 4 grade Celsius, kurse maksimalja nga 6 deri 13 grade Celsius. Deri të premten moti do të jetë stabil, ndërsa nga nata e ditës së premtes dhe në fundjavë, pritet të ketë reshje të shiut dhe bores.
Analisti politik Petar Arsovski ka komentuar së fundmi debatin mbi përfshirjen e gjuhës shqipe në licencat për kopshte, duke theksuar se, megjithëse nuk është jurist, sipas tij, nëse licencat për kopshte do të ishin të rregulluara në ligjin për përdorimin e gjuhëve, nuk do të kishte nevojë për një ligj të veçantë. Sipas tij, “frika e maqedonasve nga avancimi i gjuhës shqipe është pa baza të forta” “Pavarësisht nga argumentet ligjore që mund të thonë se cilat mund të mos qëndrojnë. Logjika politike që kur shqiptarët i marrin maqedonasit diçka është e gabuar, dhe kjo çon në teza shtesë mes…
Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, tha se organizata terroriste DEASH është helm për komunitetet muslimane, raporton Anadolu. Kryediplomati turk Fidan pas takimit të tij me homologun jordanez Ayman Al-Safadi, mbajti një konferencë të përbashkët për media. “DEASH është helm për komunitetet muslimane”, tha ai duke paralajmëruar Perëndimin, se nuk do të lejohet forcimi i PKK-së nën petkun e luftimit të DEASH-it për t’i shërbyer politikave të tjera. Fidan tha se grupi terrorist PKK/YPG duhet të braktisë armët në Siri “sa më shpejt të jetë e mundur”. “Perandoria e dhunës që ata kanë krijuar mbi vëllezërit tanë…
Siç njoftojnë nga policia, katër automjete kanë përfunduar të djegura në zjarrin që ndodhi mbrëmë në autoservis në fshatin Lubin në Komunën e Sarajit. “Më 5.1.2025 në ora 22:14 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Lubin, Komuna e Sarajit, ka zjarr në objekt, në pronësi të A.S (31) nga fshatin Lubin, i cili është dhënë në qira te S.A (51) nga Saji dhe është përdorur si autoservis”, thonë nga policia. Ata shtojnë se të lënduar nuk ka, por janë djegur 4 automjete që kanë qenë Brenda objektit. Nga ekipi i Brigadës kundër zjarrit të Shkupit zjarri është shuar,…
Përhapja e gripit sezonal ka mbushur pothuajse të gjithë shtretërit në Klinikën për sëmundjen e mushkërive te fëmijët. Në Kozle shtrihen 60 fëmijë nga të gjitha moshat dhe në të gjitha repartet, ndërsa 6 prej tyre ndodhen në repartin për kujdes intensiv dhe u ofrohet mbështetje me oksigjen. “Meqë bëhet fjalë për festa dhe fundjava të zgjatura, pothuajse janë të mbushura kapacitetet e spitalit, por ne mundohemi, lëshojmë fëmijë që janë në fund të mjekimit me qëllim që të bëjmë vend që t’i pranojmë të gjithë pacientët. Fëmijët që janë më të sëmurë e që kanë nevojë për mjekim intensiv…
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar pas vendimit të presidentes maqedonase, Gordana Siljanovska, për modekretimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve për shkak të amendamenteve për licencat në dy gjuhë.Në një prononcim për gazetën LAJM, Fetai u zotua se licencat për edukatorët shqiptarë do të jenë në gjuhën shqipe.“Është për keqardhje mosdekretimi i ligji në fjalë. Kjo është njëfarë fitore e populizmit, e LSDM-së dhe Levicës, të cilët në këtë drejtim po dëshmojnë se nuk dallojnë fare. Mua më vjen keq që një LSDM që vazhdimisht është thirrur në promovimin e të drejtave të të gjitha bashkisë dhe veçanërisht të drejtave…
Presidentja Gordana Siljanovska, më 31.12.2024 njoftoi kryetarin e Kuvendit Afrim Gashin se nuk do ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, i cili parasheh përdorimin e licencave në dy gjuhë nëpër çerdhe. Në sqarimin e Presidentes, thuhet se ndryshimet e miratuara në ligj përmbajnë disa dispozita të diskutueshme. Në dokument, Siljanovska thotë se ka bërë një analizë dhe konsultime ekspertësh, pas së cilës kërkon rishikimin e dispozitave të neneve 9 dhe 10 të projektligjit. Reagoi Fronti Europian nga ku thonë se veton e parë presidentja e bëri kundër gjuhës shqipe. Sipas tyre aparati shtetëror bënë përpjekje…
Paralajmërimet e kryeministrit, Hristijan Mickoski në periudhën e kaluar se pas festave po mendohet të ndërmarrin hapa për Këshillin Gjyqësor, hapën dilemën nëse mund të ketë shkarkime në këtë trup, posaçërisht pasi që para festave të fundvitit në Kuvend u miratua raporti negativ për punën e Këshillit Gjyqësorë. Profesori universitar Gordan Kallajxhiev, paralajmërimet e tilla i vlerësoi si “inkuizicion spanjoll” dhe se me këtë shkelet parimi i ndarjes së pushtetit, ndërsa problemi me Këshillin gjyqësor është i tepërt. Qeveria në vend që të konfrontohet duhet të krijojë kushte më të mira, vlerëson ai. Por si do të zgjidhet problemi në…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka qëndruar sot për ngushëllime te familja Asllani në fshatin Gërçec të Sarajit e cila para disa ditësh humbi 4 anëtarë të saj në një aksident tragjik. Taravari, natën e aksidentit shkroi në rrjetet sociale se kjo tragjedi ka prekur shpirtin e çdo qytetari. “Ky vit nisi me një aksident të tmerrshëm që ka rënduar shpirtin e secilit nga ne. Tragjedia e ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj ka marrë jetën e një familje të tërë duke shpëtuar vetëm një fëmij 5 vjeçar prej tyre…Ngushëllime të afërmve! Qofshin të Parajsës këto viktima të pafajshme!”, kishte shkruar Taravari.…

