Author: Jeta almakos

Mbushen 17 vite nga 12 janari I vitit 2008 kur humbën jetën I gjithë ekuipazhi i helikopterit MI-17, I cili kthehej nga një mision paqeje në tBosnjë e Hercegovinë. 11 pjesëtarë të ARMV-së humbën jetën në Bllacë të Katllanovës, gjatë rrëzimit të helikopterit ushtarak vetëm 50 metra larg shtëpive të fshatit. Me një minutë heshtje dhe vendosjen e kurorave me lule në pllakën përkujtimore, viktimat u nderuar nga delegacione të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhorisë së ARMV-së si dhe familjarët e viktimave. Ushtarët e Maqedonisë që po ktheheshin pas qëndrimit 6-mujor në misionin paqësor ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë, më 12…

Lexo më Shumë

Servizilimin nuk e kemi as traditë e as zakon. Më këto fjalë u drejtuan përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës në takimin me qytetarë në Gostivar. Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve, Ziadin Sela nuk la pa përmendur edhe interpelancën kundër deputetes së tyre Ilire Dautit. Sela tha se Ilire Dauti në atë komision do të kthehet vetëm nëse ajo votohet sërish, përndryshe ajo nuk do të mbaj asnjë seancë. Ziadin Sela, kryetari ASH-së      “Këta të VLEN-it edhe e luftuan në çdo moment Iliren, por edhe mundohen tani të shfajësohen, të tregojnë që jo Ilirja nuk është larguar…

Lexo më Shumë

Paaftësia e VMRO-DPMNE-së për t’u përballur me pasojat e reshjeve të borës, është kërcënim për sigurinë e qytetarëve. Kështu akuzojnë nga LSDM pushtetin, përshkak të bllokimit të disa autostradave me dëborë, mëngjesin e sotëm.  Bora thonë ata, ka shkakuar kaos të vërtetë në komunikacion, jo vetëm në vendbanime, por edhe në rrugë rajonale dhe autostrada. LSDM “Kjo situatë është edhe krahas asaj që këtë dimër, vetëm tani, institucionet shtetërore kanë harxhuar 219 milion denarë për krip. Tenderët më të mëdhenjë i ka marrë ndërmarrja për mirëmbajtjen e rrugëve ‘Rrugët e Maqedonisë’, e cila deri tani ka nënshkruar tre marrëveshje dyvjeçare…

Lexo më Shumë

Dy agjencitë kyçe të sigurisë së Maqedonisë së Veriut, Agjencia për Zbulim dhe Agjencia për Siguri Kombëtare, për momentin janë pa drejtues shqiptar. Kur u bënë emërimet në Agjencinë e Zbulimit, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova zgjodhi dy maqedonase etnike për t’i vendosur në pozitën e drejtoreshës dhe zëvendësdrejtoreshës, duke e lënë këtë institucion pa asnjë shqiptar në pozitë drejtuese, siç kishte qenë praktikë më parë. Politika nuk pati fuqi ta ndryshojë këtë, duke qenë se këtu emërimet ishin në dorë të presidentes. Koalicioni shqiptar në Qeveri, VLEN, kur u pyet për këtë, qetësoi duke thënë se “kanë zëvendësdrejtor në Agjencinë për…

Lexo më Shumë

Dy të moshuar, çift bashkëshortësh, kanë humbur jetën nga zjarri që ka rënë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tyre në Kriva Pallankë. Sipas informacioneve nga Qendra e Menaxhimit të Krizave, zjarri është denoncuar në orën 08.57. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 9 zjarrfikës me dy makina zjarrfikëse, zjarri është shuar plotësisht deri në orën 10.00. Fatkeqësisht, trupat e viktimave u gjetën në shtëpinë e djegur. Po vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.

Lexo më Shumë

Dhjetëra qytetarë, të cilët identifikohen si Bullgarë maqedonas, shënuan sot 97-vjetorin e vdekjes së Mara Bunevës, me vendosjen e luleve në pllakën përkujtimore të vendosur në kejin e Vardarit në qendër të Shkupit. Për mediat pjesëmarrësit kanë deklaruar se presin që Bullgarët maqedonas të futen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, duke potencuar se kjo do të kontribuojë në tejkalimin e urrejtjes midis popujve të Ballkanit. Mara Buneva e lindur në Tetovë, në kejin e Vardarit, në vitin 1928 kishte kryer attentat ndaj Prokurorit serb, Velimir Preliq, kurse më pas kishte kryer vetëvrasje.

Lexo më Shumë

“Ndërkohë që strukturat e larta në LSDM-së dhe njerëzit e afërt me to po shtonin pasurinë e tyre, njerëzit po varfëroheshin. Përmes tenderëve të dyshimtë, elita e LSDM-së u pasurua, ndërsa qytetarët e thjeshtë luftuan për të përballuar jetesën”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. “Gjatë qeverisjes së tyre shtatëvjeçare, LSDM i uli qytetarët maqedonas në nivel lypësarësh.Mbi gjysmë milioni qytetarë e kanë kaluar ditën me nga 150 denarë. Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni dhe kostoja e jetesës ishin dyshifrore disa vite më parë dhe do të mbyllen në 9.5% në vitin 2023. Viti zgjedhor 2024 dhe OBRM-PDUKM në pushtet për…

Lexo më Shumë

Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur KFOR-i, përmes një postimi në Facebook. “Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut të caktuar në Komandën Rajonale Perëndimore, të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë kryer patrullime të motorizuara në komunën e Rahovecit për disa ditë”, ka njoftuar KFOR-i. “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet…

Lexo më Shumë

Institucionet kanë nënshkruar tenderë miliona eurosh për mirëmbatjen e rrugëve gjatë dimrit me borë dhe ngrica. Sipas hulumtimit të Qendrës për Komunikime Civile tenderë me vlerë më të madhe prej 1.3 milion denarësh në vit për krip industriale, ka nënshkruar Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugëve. Por edhe Qyteti i Shkupit nuk ka harxhuar pak, por më shumë se 1 milion euro. Qendra për Komunikime Civile “Tenderë me vlerë më të madhe prej 1.3 milion denarësh në vit për krip industriale, ka nënshkruar Ndërmarrja Publike për mirëmbajtjen e rrugëve. Qyteti i Shkupi dhe 8 komuna tjera, së bashku do të…

Lexo më Shumë

Në Arabinë Saudite ka filluar një takim i zgjeruar ministror arab për Sirinë pas rënies së regjimit të Bashar Asadit muajin e kaluar, raporton Anadolu. Në takim marrin pjesë ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Sirisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Omanit, Bahreinit, Egjiptit, Irakut, Jordanisë dhe Libanit, si dhe shefi i Ligës Arabe, Ahmed Aboul-Gheit, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, Jasem Mohamed Al-Budaiwi. Në takim është i pranishëm edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan. Asad, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet më të goditura nga ndotja e ajrit. Sipas raporteve të Komisionit Evropian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut, bashkë me Serbinë, shënon shkallë të lartë të vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së ajrit, shkruan Euronjuz. Nga vendet fqinje, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali I Zi, gjithashtu shënojnë nivele të larta të ndotjes. Në vitin 2021, OBSH-ja kishte përditësuar udhëzimet për cilësinë e ajrit, duke ulur pragun e rekomanduar të koncentrimeve vjetore të dioksidit të azotit dhe grimcave PM2.5. Në dhjetor, BE-ja miratoi rregulla më të ashpra për cilësinë e ajrit,…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona kanë vdekur nga një shpërthim dhe zjarri në një restorant në Republikën Çeke. Tetë persona u plagosën gjithashtu dhe u dërguan në spital, sipas zjarrfikësve. Sipas deklaratave fillestare të dëshmitarëve, një ngrohës me gaz ishte rrëzuar dhe më pas bombola e saj ka shpërthyer. Zjarri ka rënë mesnatën e së shtunës. Sipas shërbimeve të urgjencës, flakët u përhapën jashtëzakonisht shpejt. Aksidenti ndodhi në një restorant në qendër të qytetit industrial Most (Brüx), i cili ndodhet rreth 60 kilometra në jug të Dresdenit. Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan shkroi në X se ishte në kontakt me zjarrfikësit dhe…

Lexo më Shumë