Është arrestuar Rade Trajkovski Shtekli. Ai dyshohet për trafikim droge. Rade Shtekli ka udhëhequr një grup me më shumë se dhjetë anëtarë, të cilët merren me shitjen e substancave narkotike. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Biroja për Siguri Publike janë në kërkim edhe për arrestimin e tërë grupit të tij. Shtekli u arrestua gjatë një përpjekjeje për të shpëtuar, në afërsi të një hoteli në rrethinat e Gjevgjelisë. Rade Shtekli është i njohur për përplasje me kartelët e drogës dhe ka qenë objekt i disa tentativave për vrasje. Kjo aksion nga MPB vjen pas shkatërrimit të grupit të Bellanoca.
Author: Jeta almakos
Shqiponja e madhe që ishte dhuruar nga filantropi Lazim Destani për Tiranën, tashmë do të vendoset në qytetin e Kukësit. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka njoftuar përmes një statusi në rrjetet sociale se simboli i njohur si “Shqiponja”, i cili ka qenë pjesë e sheshit të dikurshëm të Tiranës, do të vendoset në rrethrrotullimin e Gostilit, në hyrje të qytetit të Kukësit. Majko shkroi: “Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani (i cili është dhuruesi i saj), miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës!” Në përmbyllje të njoftimit, Majko ka përmendur gjithashtu angazhimin…
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot paralajmëroi linjën e nëntë ajrore në vend. Siç tha ai në konferencën ndërkombëtare për diplomacinë e biznesit, ende nuk mund të tregojë publikisht se për ç’farë bëhet fjalë, por “diaspora do të jetë shumë e lumtur kur të dëgjojë”. Pritjet e Nikolloskit janë se para nesh është një vit jashtëzakonisht i suksesshëm dhe stabil me numër rekord të investimeve të huaja, si dhe se vendi do të jetë “numër një në rajon”. “Në mëngjes kam konfirmim për linjën e nëntë ajrore, por ende nuk mund të them publikisht. Mendoj se diaspora jonë…
Gjendja e një 17-vjeçari nga Volkova është kritike, pasi dje u godit nga rryma teksa ka qenë në një vagon-cisternë, konfirmoi nga Qendra urgjente. “Pacienti është pranuar në Qendrën urgjente me djegie dhe është shtruar në terapi intensive”. “Ekipet mjekësore janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme për t’ia shpëtuar jetën, konform protokolleve mjekësore”, njoftuan këtë pasdite nga Qendra. Ngjarja ka ndodhur dje në një linjë hekurudhore në komunën e Kisella Vodës. Sipas informacioneve të MPB-së, djali ishte ngjitur në cisternë, e cila ka marrë flakë pas goditjes nga rryma.
Deputeti i Frontit Europian, Salih Murat përmes një konference për media ka reaguar për shkeljen dhe padrejtësinë sistematike që ju bën shteti dhe administrata qytetarëve turq. Murat thotë se Komuniteti turk, i cili është komuniteti i tretë më i madh etnik me 3.86% të popullsisë, është tërësisht i përjashtuar nga 64 pozitat më të larta në pushtetin ekzekutiv. Ndërkohë, thotë se komunitetet më të vogla me gjithsej 3.83% kanë pesë funksione të larta – zëvendëskryeministër, ministër, dy zëvendësministra dhe një sekretar shteti. Deputeti i Frontit Europian thotë se shqetësues është edhe fakti se ky diskriminim nuk kufizohet vetëm në pushtetin…
Më 20 janar Donald Trump do të bëjë betimin si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të ri, 4 vite pasi humbi zgjedhjet përballë Joe Biden. Rikthimi i Trump nuk është vetëm një interes i brendshëm amerikan, por ka krijuar pritshmëri të ndryshme në çdo cep të botës, për rëndësinë e rolit që kanë SHBA-të në arenën ndërkombëtare, por jo pak dhe për shkak të profilit atipik dhe gjuhës politike që përdor presidenti republikan. Analistët ndërkombëtarë kanë nisur të bëjnë parashikimet për ndikimin e presidencës së tij…
Me dorëheqjen që e dha, Ilire Dauti e luan rolin e viktimës. Vet u shkarkua, për t’u viktimizuar pasi ky është roli i vetëm që din më së miri ta luajë. Por, kjo nuk mund ta shpëtojë nga pendimi që tentuan ta ndihmojnë bllokimin e Ligjit të branitellave, vlerësoi pasdite grupi parlamentar i “VLEN”-it. “Duke pranuar dorëheqjen ata u penduan se ndihmuan bllokimin e Ligjit për branitellat. Edhe pse barrën kryesore për këtë bllokadë e mbajti i pari i Kuvendit, Afrim Gashi, duke marrë edhe padi penale nga e Majta për vendosmërinë e treguar në bllokimin e këtij ligji të…
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se populli i Gazës nuk u dorëzua pavarësisht numrit të lartë të dëshmorëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023, raporton Anadolu. “Pavarësisht se dha mbi 50 mijë dëshmorë, kryesisht gra dhe fëmijë, Gaza nuk u dorëzua, nuk arritën ta nënshtrojnë. Populli i Gazës nuk u përkul para shtypësit”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij mongol Ukhnaa Khurelsukh në kryeqytetin Ankara. Presidenti Erdoğan i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të respektojë detyrimet e tij ndaj popullit të Gazës. “Qeveria izraelite nuk duhet të lejohet të shkelë…
Blerim Qoseto Bexheti si kuadër i partisë non grata që ka pasur përvojë të hidhur në Ministrinë e Drejtësisë sërish ka marrë mësime të mjaftueshme që ngjanë që akoma i fut në përdorim. Duke njohur kapacitetin profesional të Valon Qyres ngremë dyshimet tona që tutor kryesor apo mbikëqyrës i raportit të Qyres përmes të cilit u lirua Mijallkov del të jetë Blerim Qoseto Bexheti. Se Valon Qyra është vegël e Blerim Qoseto Bexhetit kuptohet nga fakti që të dy ishin në anën e reformatorëve e sërish bashkë përfunduan në anën e uzurpatorëve e të korruptuarve. Megjithatë, nuk është problem rreshtimi…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka bërë të ditur se ka realizuar takim me Ambasadorin e Azerbejxhanit, Sh.T. Kamil Kasijev. Të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në sektorin e turizmit, por edhe në fushën e energjetikës për të garantuar siguri më të madhe energjetike dhe pavarësi të të gjitha vendeve të rajonit. “E informova për përpjekjet tona në procesin e integrimit në BE dhe konstatuam rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe avancimin e reformave në fusha si lufta kundër korrupsionit, shteti i së drejtës, digjitalizimi dhe bashkëpunimi ekonomik. U pajtuam se grupet parlamentare të bashkëpunimit…
Donald Trump, president i 47-të i SHBA-ve më 20 janar do të marrë zyrtarisht detyrën në Shtëpinë e Bardhë, në një ceremoni zyrtare ku të ftuar janë politikan të nivelit të lartë, artistë dhe CEO të disa nga kompanitë më të suksesshme në SHBA, transmeton TV21. Në inaugurimin e presidentit Donald Trump mund të merrnin pjesë edhe qytetarët duke blerë biletë prej 2 deri në 4 mijë dollarë, por janë shitur të gjitha.
Dy ditë pas pranimit, në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një fëmijë nëntë vjeçar. Fëmija më 14 janar është sjellë në klinikën e Shkupit nga spitali i Shtipit në gjendje të rëndë, thuhet në njoftimin me shkrim nga Spitali i Shtipit. “Fëmija më 14 janar në ora 18 është sjellë në Repartin për sëmundje të fëmijëve në ISHP Spitalin Klinik – Shtip në gjendje të rëndë të përgjithshme me dëmtim të vetëdijes. Menjëherë janë bërë analizat biokimike dhe CT e kokës, dhe për shkak të gjendjes së rëndë, të njëjtën ditë në ora 19:00 me…

