MEPSO do të jetë nën Ministrinë, kurse EMV-ja nën Qeverinë – ka deklaruar gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, Ministrja për Energjetikë, Xehtari dhe Lëndë Minerale, Sanja Bozhinovska, duke pohuar se nën Ministrinë e njëjtë nuk mund të jenë prodhimi dhe distribuimi i rrymës. “Punojmë rreth Ligjit të ri për energjetikë dhe me Ligjin e ri për energjetikë MEPSO do të jetë nën ombrellën e Ministrisë, për çka mendoj se është e natyrshme dhe normale. Me këtë duhet të kemi kujdes që SHA EMV të mbetet nën Qeverinë, MEPSO do të jetë nën Ministrinë për Energjetikë” – tha Bozhinovska.…
Author: Jeta almakos
“Levica” njofton se ka përjashtuar nga partia Snezhana Stojçevskën – Drejtoren aktuale të Bibliotekës së Qytetit “Vëllezërit Miladinovi” në Shkup, për shkak të, sic thuhet, ndikimit korruptiv dhe klientelist, luksit me para popullore dhe bashkëpunim me armikun popullor VMRO-DPMNE-në. “Është inicuar vendimi disiplinor për shkak se ajo, në marrëveshje sekrete me DPMNE-në dhe Ministrin për Pushtet Lokal në Qeverinë e Mickoskit, Zlatko Perinskin – si pretendues për kandidat në pozitën e Kryebashkiakut të Shkupit, është kapur në vepër derisa po kurdiste konkurset e punësimit, kishte keqpërdorur autorizimet për realizimin e interesave personale dhe të interesave të Ministrit Perinski” – thonë…
Qeveria e anuloi listën që ka të bëjë me atë se për çfarë investimesh kompanitë do të mund të marrin para nga kredia hungareze. Këtë në deklaratë ekskluzive për TV21 e shpalosi kryeministri Hristijan Mickoski i cili nuk precizoi detaje se çfarë përveç prodhuesve, objekteve administrative dhe qendrave tregtare në mënyrë shtesë do të mund të kreditohet me 250 milionë euro nga kredia hungareze. Në vend të janarit, siç pohonte paraprakisht, kryeministri tani tha se paratë te kompanitë do të arrijnë në shkurt. “Ka disa ndryshime, e zgjeruam rangun e kompanive që do të mund të jenë përdorues, që të…
Të hënën, më 20 janar, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të betohet në Capitol Hill. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në ambientet e brendshme të Capitol-it, sipas kërkesës së vetë Donald Trump, pasi temperaturat pritet të zbresin deri në -6 gradë Celsius. Siç dëshmojnë pamjet e siguruara nga LSA, përgatitjet për këtë ngjarje madhore po vijojnë në Capitol. Për çdo inaugurim, parashikohen gjithmonë masa alternative për ta zhvilluar ceremoninë në ambiente të brendshme në rast të kushteve të këqija atmosferike. Hera e fundit që një president e ka bërë betimin brenda Capitol-it…
Një pjestari të lartë të policisë i është konfiskuar celulari në aksionin e sotëm të madh policor kundër anëtarëve të grupit të Rade Trajkovski-Shtekli. Polici ishte i lidhur me klanet Bellanoca, Baron, por edhe me Rade Trajkovski – Shtekli. Ai dyshohet se ka nxjerrë informacione rreth karteleve të drogës.
Forca të shumta policore janë parë nëpër pjesë të ndryshme të Shkupit, ndërkaq nga Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë bërë të ditur se janë realizuar një sërë bastisjes në më shumë lokacione, transmeton TV21. Si rrjedhojë, janë arrestuar disa persona, ndërkaq nga PPThNKOK konfirmojnë se bëhet fjalë për grup kriminel që lidhet me shitjen e drogës. Paraprakisht kemi njoftuar se është arrestuar Rade Trajkovski Shteklli, dhe se Policia është në kërkim të pjesëtarëve të tjerë të grupit të tij.
Homazhe në qendrën përkujtimore “Nëna Shqiptare” në Zajaz të Kërçovës, 20-vjetori i Akademisë solemne në kuadër të “Flakës së Janarit” në Gostivar, ishin disa nga aktivitetet që shënuam 43 vjetorin rënies heroike të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, informon Klan Macedonia. Në këto përkujtime ka marrë pjesë edhe lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, i cili në profilin e tij në Facebook, shkruan se fatkeqësisht, rreziqet ende ekzistojnë; armiqtë e shqiptarëve vazhdojnë të hartojnë plane të ndryshme kundër shqiptarëve. Sipas Ahmetit, në këtë janar, kujtohen të gjithë ata të cilët luftuan e punuan për liri të shqiptarëve, kurse tani…
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka riafirmuar përkushtimin e Ankarasë për çrrënjosjen e grupeve terroriste në Sirinë fqinje, derisa përshkroi një vizion të unitetit rajonal, paqes dhe vetëvendosjes, raporton Anadolu. “Ne kemi zero tolerancë për organizatën terroriste YPG, e cila pushton një të tretën e vendit (Sirisë). Së shpejti do të ndërmarrim hapa për ta zgjidhur këtë çështje një herë e përgjithmonë”, tha presidenti Erdoğan, në një ngjarje provinciale të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), që u mbajt në qytetin jugor Mersin. YPG-ja është dega siriane e grupit terrorist PKK. Presidenti Erdoğan gjithashtu theksoi vendosmërinë e Türkiyes për…
Gjykatës të Gjykatës Penale të Shkupit nga Njësiti për Kundërvajtje i kanë kthyer në rishqyrtim 12 iniciativat e para të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhës, i cili kërkon gjobitjen e institucioneve dhe zyrtarëve shtetërorë që nuk e respektojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, mëson Alsat. Inspektorati, iniciativat i ka dorëzuar në janar të vitit 2024, pasi ka konstatuar mosrespektim të dispozitave ligjore, ndërkaq pas një viti subjektet janë përballur me përfaqësuesit e Inspektoratit para gjykatës. Sipas burimeve të Alsat, gjykatësit kanë rikthyer në shqyrtim lëndët e Inspektoratit nën arsyetimin se ka parregullsive teknike, të cilat duhet të korrigjohen. Sipas procedurës,…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke filluar nga nesër dhe për disa ditë në vijim, do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri, i shoqëruar nga ministri i Politikës dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov, do të marrin pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit të ri amerikan, Donald Trump, në Uashington. Ndër të tjera, delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Mickoski do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e Lirisë”, e cila do…
Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës ka formuar 50 lëndë për praktika tregtare të padrejta. Zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski tha se Komisioni do të dalë në terren, do të ketë shumë punë dhe do tí kontrollojë rastet, dhe siç theksoi ai, sigurisht, nëse ka nevojë, do të ketë edhe gjoba. Komisioni do të shqyrtojë të gjitha rastet dhe do t’i kontrollojë ato në vend. Për shkeljet e gjetura, gjobat janë të mëdha, deri në 20 000 euro. “Ligji për praktikat tregtare të padrejta duhet të zbatohet dhe të mbrojë si prodhuesit, ashtu edhe konsumatorët”, theksoi Risteski. Ligji…
Është arrestuar Rade Trajkovski Shtekli. Ai dyshohet për trafikim droge. Rade Shtekli ka udhëhequr një grup me më shumë se dhjetë anëtarë, të cilët merren me shitjen e substancave narkotike. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Biroja për Siguri Publike janë në kërkim edhe për arrestimin e tërë grupit të tij. Shtekli u arrestua gjatë një përpjekjeje për të shpëtuar, në afërsi të një hoteli në rrethinat e Gjevgjelisë. Rade Shtekli është i njohur për përplasje me kartelët e drogës dhe ka qenë objekt i disa tentativave për vrasje. Kjo aksion nga MPB vjen pas shkatërrimit të grupit të Bellanoca.

