Komunat kanë filluar me tenderimet e projekteve infrastrukturore dhe kapitale të financuara nga kredia hungareze që e siguroi Qeveria vitin e kaluar. Kryetari i Komunës së KisellaVodës, Orce Gjorgjievski thekson se prej katër projekteve të fituara, për tre ka përfunduar procedura plotësisht, ndërkaq për njërin vetëm se kanë filluar punimet ndërtimore. “Për njërin vetëm se kanë filluar punët ndërtimore, ai është rikonstruimi i aksit rrugor Draçevë-Pelenicë, i cili mbi 30 vite është premtuar nga shumë pushtete, por nuk është realizuar,” tha OrceGjorgjievski, kryetar i Komunës së KisellaVodës. “Plotësisht diku nga fundi i muajit fillojmë me punime ndërtimore në MallaRada, rregullimin…
Author: Jeta almakos
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me paraqitje të mjegullës së mëngjesit kudo në lugina. Siç kumtuan nga DPHM-ja, temperaturat e mëngjesit do të jenë kryesisht rreth zeros, ndërsa ato të ditës në disa pjesë të vendit do të tejkalojnë 10 gradë. Reshje lokale shiu, ndërsa në male të borës do të ketë të martën, ndërsa më pas pritet edhe në fund të javës.
“Posta e Maqedonisë së Veriut; Dorëzimi nuk do të bëhet për shkak të adresës postare të pasaktë, informacioni i adresës së kodit postar konfirmohet brenda 24 orëve.” Kjo porosi SMS e rrejshme që ka pranuar një qytetar, është vetëm një nga llojet e porosive që kohëve të fundit arrijnë në numrat e telefonit të qytetarëve të vendit. Pas njoftimit fillestar porosia SMS kërkon që të klikohet në linkun që ka arritur si njoftim ku thuhet; “Kopjo linkun dhe më pas hape në Safari” Dhe pikërisht këtu fillon edhe kërkimi i të dhënave personale, si numri amë dhe të dhënat e…
Në një kohë kur qytetarët përballen me pasiguri, tensione ndëretnike dhe dështime në çdo sektor të qeverisjes, është e qartë se kjo qeveri pa legjitimitet ka humbur tanimë edhe tërësisht besimin e qytetarëve – reagojnë nga BDI-ja, duke potencuar se Shqiptarët janë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse, janë shkarkuar padrejtësisht nga pozitat kyçe dhe janë shpërfillur në zbatimin e Ligjit për Gjuhët. “Institucionet janë kthyer në vegla politike që iu shërbejnë interesave të ngushta, duke injoruar hallet e qytetarëve. Mungesa e projekteve zhvillimore dhe stagnimi në integrimet evropiane janë tregues të qartë të një qeverie të paaftë, e cila i ka…
Brenda pak ditësh do të dihet nëse rasti i njohur në opinion si “Organizatorët e 27 prillit” do të bjerë dhe tre nga katër të pandehurit do të amnistohen plotësisht nga përgjegjësia. Mbrojtja kërkon prej kohësh që ndaj tyre të zbatohet Ligji për Amnisti nga viti 2018, ndërsa muajin e kaluar prokuroria ka dorëzuar mendim pozitiv në gjykatë. Më 23 janar, fjalën përfundimtare do ta japë Gjykata Penale e Shkupit, në krye me gjykatësin Ilija Tërpkov, dhe nëse kjo ndodh, do të thotë se të akuzuarit Mile Janakieski, Spiro Risteski dhe Trajko Veljanoski do të lirohen nga çdo akuzë. Ligji…
Më 18 dhe 19 janar 2025, Departmenti për shkatërimin e krimit të organizuar serioz në koordinim me njësinë e operacioneve speciale policore, nën udhëheqjen e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Orgazniuar dhe Korrupsionit, pas hetimeve kriminalistike disamujore ka zbatuar një aksion të koordinuar policor ku, sic thuhet, është shkatëruar një grup kriminal nga Shkupi që përbëhej nga 14 anëtarë. Grupi kriminal, sic thuhet në komunikatë, një kohë të gjatë ka qenë e implikuar në kryerjen e veprave penale në fushën e tregtisë së jashtëligjshme me drogë. Dyshohet se organizatori i grupit kriminal përmes pjesëtarëve ka kryer distribuimin dhe shitjen…
TikTok ka informuar përdoruesit në SHBA se ata nuk mund të përdorin aplikacionin e videove “për momentin” pas miratimit të një ndalimi ndaj shërbimeve të platformës sociale, transmeton Anadolu. “Na vjen keq, TikTok nuk është i disponueshëm për momentin. Një ligj që ndalon TikTok-un është miratuar në SHBA. Për fat të keq, kjo do të thotë se ju nuk mund ta përdorni TikTok-un për momentin”, shkruhej një mesazh nga aplikacioni. “Ne jemi me fat që presidenti Trump ka treguar se ai do të punojë me ne për një zgjidhje për të rikthyer TikTok-un sapo të marrë detyrën. Ju lutemi, qëndroni…
Marrëveshja e armëpushimit dhe shkëmbimi i të burgosurve hyri në fuqi në orën 10:15 koha lokale (0915 GMT) të dielën pas disa orësh vonesë. Armëpushimi fillimisht ishte planifikuar të fillonte në orën 8:30 të mëngjesit me orën lokale (0630 GMT), por u vonua pasi Izraeli akuzoi Hamasin për vonimin e publikimit të listës së robërve izraelitë që do të lirohej të dielën. Hamasi njoftoi se tashmë ka dorëzuar një listë me tre femra zraelite të marra peng që do të lirohen të dielën.
Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë në Gaza nga porta kufitare Rafah në anën egjiptiane, transmeton Anadolu. Kanali egjiptian ‘Al-Cairo al-Ekhbariya’ raportoi se kamionët me ndihma humanitare që presin në portën kufitare Rafah kanë nisur të hyjnë në Rripin e Gazës. Burimet palestineze raportuan se 95 kamionë që mbërritën në portën kufitare Karem Abu Salem po prisnin hyrjen në fuqi të armëpushimit për të hyrë në Gaza. Raportohet se 4 mijë kamionë me ndihma humanitare nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) presin të hyjnë në…
Sot, në lumin Vardar, u organizua hedhja tradicionale e kryqit me rastin e festës ortodokse të Ujit të Bekuar. Fati i buzëqeshi Teodor Joveskit, një 17-vjeçar që, megjithëse e provoi për herë të parë, arriti të kapë kryqin. Pasi u shpall fitues, Joveski dha një mesazh të shkurtër por domethënës: “Besoni në Zot”. Ai shprehu gjithashtu shpresën se ky moment i veçantë do t’i sjellë fat gjatë gjithë vitit. Hedhja e kryqit në Ujin e Bekuar është një traditë e rëndësishme për besimtarët ortodoksë, e cila simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit dhe besimin në forcën e shenjtë të ujit të…
Zëvendëskryeministri i parë dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në takimin me strukturat e partisë në Strugë për themelimin e degës lokale, theksoi angazhimin për zgjidhjen e çështjeve të mbartura ndër vite dhe kritikoi ashpër opozitën shqiptare dhe politikën e saj të kaluar. “Nuk kanë të drejtë të flasin ata që për 20 vite kanë pasur pushtetin dhe nuk kanë arritur të kontribuojnë mjaftueshëm për shqiptarët. Ne jemi vetëm gjashtë muaj në qeveri dhe kërkojmë një mandat, jo 20 vite, për të treguar ndryshimin,” deklaroi Mexhiti. Një prej vendimeve të rëndësishme që u prezantua ishte rregullimi i statusit të…
Zëvendëskryeministri Arben Fetai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se shqiptarët tani e ka më të qartë se kush është me SHBA-të dhe se kush ka manipuluar këtë ndjenjë amerikane për përfitime personale. Ai thotë se kur VLEN mirëpritet nën kupolën e bardhë të Kapitolit Amerikan, BDI është shpallur non grata nga SHBA-të. “Shqiptarët janë një nga popujt më pro-amerikanë në botë, por fatkeqësisht një pjesë e politikanëve të tyre kanë manipuluar tradicionalisht me këtë ndjenjë pro-amerikane për përfitime personale. Ata kanë vjedhur, kanë korruptuar dhe janë korruptuar, kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë shkelur rregullat bazë të demokracisë,…

