Author: Jeta almakos

Maqedonia po e humb betejën kundër largimit të kuadrove profesionale. Të dhënat nga Eurostat tregojnë se së paku 200.000 persona apo pothuajse 10% nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë janë shpërngulur në vendet e Europës në dy dekadat e fundit, përcjell TV21. Sipas fondit ndërkombëtar monetar vendet drejt të cilave shkojnë qytetarët e Maqedonisë kryesisht janë vendet perëndimore të BE-së si Gjermania, Italia dhe Austria, si dhe Zvicra, e cila nuk është anëtare e BE-së. Por edhe vendet anëtare të BE-së afër Maqedonisë, siç janë Sllovenia, Kroacia dhe Bullgaria ku vërehet rritje e të shpërngulurve nga Maqedonia në vitet e…

Lexo më Shumë

Marketet që zakonisht janë plot me njerëz, sot mbetën të zbrazëta, qytetarët iu përgjigjën bojkotit duke ndjekur shembullin e Kroacisë dhe Sllovenisë dhe u dërguan një mesazh të qartë tregtarëve se çmimet janë shumë të larta dhe se po përfitojnë në kurriz të qytetarëve. Gjatë vizitës në disa nga marketet më të mëdha, nuk vërejtëm ndonjë korrigjim të çmimeve, përveç zbritjeve të zakonshme promocionale. Edhe pse kishte disa njerëz që blinin diçka, turmën e zakonshme si në orët e mëngjesit, sidomos të premten, nuk e pamë. Qytetarët me të cilët biseduam kryesisht e mbështesin bojkotin, disa prej tyre thonë se…

Lexo më Shumë

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë sot pasdite kumtoi se Banka për zhvillim ka dorëzuar marrëveshjen kornizë për pjesëmarrje në linjën kreditore nga kredia hungareze e dedikuar për kompanitë. Bankat, siç informojnë nga ABM, do të nënshkruajnë marrëveshjet me Bankën për zhvillim në përputhje me procedurat e tyre të interne, ndërsa pas përfundimit të marrëveshjeve, mjetet do të vihen në dispozicion të kompanive. Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sot në deklaratë për media ka bërë të ditur se ka filluar nënshkrimi i marrëveshjeve kornizë me bankat. Dimitrieska-Koçoska theksoi se këto mjete nuk mund të përdoren për rifinancim. Bankat do të vendosin…

Lexo më Shumë

Vlerësimet janë se rreth 12 milionë dollarë fonde do të shkurtohen për organizatat joqeveritare në vend dhe të gjithë ata që kanë punuar në projektet e mbështetura nga administrata amerikane pas vendimit të presidentit të ri të SHBA për të ngrirë programet e ndihmës jashtë SHBA-ve. Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska thotë se ajo që kanë marrë institucionet shtetërore janë ekspertët që kanë ardhur për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për realizimin e projekteve. Ndryshe, Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv për ngrirjen e të gjitha programeve të ndihmës së huaj për 90 ditë më 20 janar, menjëherë pas marrjes së detyrës.…

Lexo më Shumë

Njëzetvjeçari me iniciale V.J. prej kohësh është i njohur për policinë dhe autoritetet gjyqësore. Sipas informacioneve, vitin e kaluar është kapur me 80 pako amfetaminë. Prokuroria për këtë rast ka kërkuar masë paraburgimi, por gjykatësi ia ka ndryshuar masën. “Gjykata Penale në Shkup solli aktgjykim me të cilin të akuzuarit i është shqiptuar masë institucionale dërgim në Institucionin Korrektues Tetovë, duke e trajtuar kryerësin si person të ri në moshë, por mbi 18 vjeç. Gjatë gjithë procedurës personi ka qenë në paraburgim pikërisht me propozimin e prokurorit dhe me rastin e shqiptimit të aktgjykimit Gjykata e ka hequr masën e…

Lexo më Shumë

Për bojkotimin e marketeve kanë reaguar edhe disa prej partive politike. Koalicioni VLEN ka ofruar mbështetje për iniciativën qytetare për bojkotimin e marketeve. Koalicioni i partive shqiptare në pushtet thekson se ata e kuptojnë nevojën e qytetarëve për ta shprehur revoltën, që përmes kësaj të alarmohen profiterët në kurriz të popullit dhe  se nuk munden të vendosin çmime jashtë çdo logjike ekonomike. VLEN “Kjo sjellje duhet të ndalet. E nëse vazhdon kështu ne kemi mekanizma institucional si Inspektorati Shtetëror i Tregut të cilët tashmë janë në terren, kontrollon çmimet e produkteve dhe nëse ka rritje të paarsyeshme enorme të çmimeve…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski tregoi arsyet se përse e mbështet bojkotin e sotëm të qytetarëve për marktetet. Ai thotë se të njejtat produkte në vendin tonë shiten më shtrenjtë se sa në vendet fqinjë dhe jo vetëm produktet ushqimore por edhe barnat e teknika e bardhë.  Hristijan Mickoski, kryeministër “Më duhet ta pranoj se operator të caktuar ekonomik e keqpërdorin pozicionin e tyre në treg. Edhe për mua si qytetar është e palogjikshme që të njejtat produkte në marketet tona të jenë me çmime të njejta ose më të larta se sa tek fqinjët tanë. Gjithashtu të njejtat barna të jenë…

Lexo më Shumë

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 pritet të pritet ndryshe në Maqedoni, Serbi dhe Shqipëri, duke pasur parasysh marrëdhëniet dhe qëndrimet e ndryshme të këtyre vendeve ndaj politikave të tij dhe Kosovës. Maqedonia e Veriut: Në Maqedoninë e Veriut, ku ekziston një popullsi e konsiderueshme shqiptare, fitorja e Kurtit mund të pritet pozitivisht nga komuniteti shqiptar, i cili shpesh e sheh atë si një figurë që promovon të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në rajon. Bashkimi Demokratik për Integrim ka një lidhje me partitë opozitare në Kosovë, sidomos me PDK-në dhe AAK-në. Lideri i BDI-së së…

Lexo më Shumë

Ramadan Ramadani Kam shumë miq, nga Shqipëria e “madhe” dhe ajo e vogël, që më pyesin nëse dhe kur do shkruaj për çështjen e shtetit bektashi të lajmëruar kohë më parë nga ana e kryeministrit aktual të Shqipërisë. Ndonëse pyetja shpesh ishte e formuluar mu kështu me pyetjen për kohën se kur do shkruaj menjëherë pas “nëse” asnjëherë nuk u përgjigja pozitivisht pasi kisha argumentet e mia se kjo nuk është gjë tjetër pos një truk gazetaresk që ia arriti qëllimit të bëhet temë edhe në disa media ndërkombëtare. Andaj trajtimin tim të kësaj çështjeje, ndonëse ishte i sugjeruar me…

Lexo më Shumë

Një kapitull i ri në udhëtimin akademik të Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit (IBU) u shkrua sot, pasi institucioni festoi hapjen madhështore të hapësirave të reja të Bibliotekës IBU HalkBank, një hapësirë arsimore moderne e financuar bujarisht nga HALKBANK Shkup. E dizajnuar për të ofruar një mjedis optimal për mësim, kjo bibliotekë është vendosur të jetë një themel për studentët dhe akademikët. Ceremonia e hapjes, e mbajtur në praninë e mysafirëve të nderuar, përfshiu fjalime nga figura kyçe, përfshirë Zonjën Vesna Janevska, Ministra e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut, Z. Süleyman Özdil, President i Bordit të Menaxhimit të IBU,…

Lexo më Shumë

Në vazhdimin e mbledhjes së sotme të Kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se Qeveria do ta pranojë çdo marrëveshje për pagën minimale ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve. Kjo ishte përgjigja për pyetjen e Jovana Trençeskës nga LSDM e cila e pyeti nëse do të vinte në vete dhe do ta pranojë propozimin e sindikatave për rritjen e pagës minimale prej 500 euro. “Paga minimale do të jetë ajo pagë për të cilën do të merren vesh punëdhënësit dhe punëtorët. Ne jemi palë e cila duhet ta lehtësojë atë proces dhe si të tillë ta shohë dhe ta…

Lexo më Shumë

Kompania Meta arriti marrëveshje për t’i paguar 25 milionë dollarë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për pezullimin e profilit të tij në mediat sociale pas ndodhive të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së, transmeton Anadolu. Gjiganti i mediave sociale do të paguajë 22 milionë dollarë për bibliotekën presidenciale të Trumpit dhe 3 milionë dollarë tarifa ligjore, për të mbyllur padinë që sfidon pezullimin e profilit në Facebook dhe Instagram pas ngjarjeve në Kapitol, sipas “The Wall Street Journal”. Padia e Trumpit pretendon se Meta kishte shkelur të drejtat e tij duke ia pezulluar profilin, me pretendimin se kompania kishte…

Lexo më Shumë