Author: Jeta almakos

Gjykata Kushtetuese solli vendim për anulimin e Ligjit për tatimin e solidaritetit. Kjo do të thotë se shteti duhet të kthejë rreth 49,2 milionë euro për gjithsej 156 kompani. Procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar Gjykata Kushtetuese e ka ngritur më 20 nëntor të vitit të kaluar me bashkimin e disa lëndëve, ndërsa në seancën e sotme u miratua vendimi përfundimtar. Tatimi i solidaritetit ishte vendosur si i njëfishtë, dhënie publike e jashtëzakonshme për vitin 2023. Këtë tatim e kanë paguar kompanitë të cilat në vitin 2022 kanë realizuar të ardhura të përgjithshme më të mëdha se…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot kumtoi se ambicia e Qeverisë është në periudhën e ardhshme të lëshojë trena drejt Tetovës, Gostivarit, Shtipit dhe Koçanit, si dhe ta kthyejë linjën e plotë deri në Kërçovë. Siç deklaroi Nikollovski pas vizitës së sotme tek “Hekurudha Transport”, për momentin në vend janë aktivë pesë trena për qarkullim të udhëtarëve, pesë lokomotiva për qarkullim ngarkues dhe katër lokomotiva të cilat janë marrë me qira. “Nga zero trena dhe lokomotiva korrikun e kaluar, tani kemi gjithsej 14 në hekurudhën e vendit. Kur u zgjedhëm në korrik të vitit të kaluar, Maqedonia nuk…

Lexo më Shumë

Rasti i goditjes për vdekje më veturë të 22 vjeçares Frosina Kulakova nga 20 vjeçari Vasil Jovanov, “ka zgjuar në këmbë”, institucionet ligjvënëse. Shpejtësia e tyre në veprim, jo shpesh është parë, në vepra të shumta penale, po aq të rënda sa kjo e këtij aksidenti tragjik. Kryetari i Këshillit Gjyqsor Aleksandar Kambovski është shprehur se Këshilli tashmë po shqyrton të gjitha dosjet që lidhen me të dyshuarin Vasill Jovanov. Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqsor “Kemi filluar me shqyrtimin e dosjeve. Nesër Këshilli Gjyqsor do të formoj Komision i cili do të shqyrtojë të gjitha dosjet, pas çka do…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Qeveria as nuk ka refuzuar dhe as nuk ka pranuar asnjë propozim në mbledhjen e djeshme të Këshillit Ekonomiko-Social . Thotë se debati ka qenë i hapur vetëm për shkak se Sindikata si një nga partnerët i ka skaduar përfaqësimi dhe nuk mund të merren vendime. Ekipi qeveritar përsëriti se do të pranojë rritje të pagës minimale që do të bien dakord sindikatat dhe punëdhënësit. Njëra nga odat ka propozuar që paga minimale të jetë 31.500 denarë dhe kontributet të paguhen me pagën minimale aktuale, që sipas tij është e pazbatueshme dhe e kundërligjshme. “Dua…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendim për projekte infrastrukturore në vlerë deri në 15 miliardë denarë, transmeton TV21. Këto para do të jenë të destinuara për komunat. Ndërkaq, siç bëjnë të ditur nga Qeveria, javën e ardhshme Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të shpallë thirrjen e dytë për financimin e projekteve infrastrukturore. “Javën e ardhshme, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të shpallë thirrjen e dytë për financimin e projekteve infrastrukturore me vlerë deri në 15 miliardë denarë. Ky është një tregues se përpara nesh është një bum ndërtimor në të gjitha komunat dhe rajonet e vendit tonë. Edhe…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Qeverisë së RMV-së, Venera Azizi, në një status në Facebook ka ngritur disa pyetje akuzuese për BDI-në. “22 vjet të tëra dhe çfarë bënë e çfarë i sollën qytetarëve shqiptarë? Me politikat e tyre ndikuan që mijëra të rinj ta braktisin vendin, mijëra shtëpi të mbesin bosh, mijëra nëna e baballarë t’i mbajnë sytë drejt portave duke pritur kthimin e fëmijëve të tyre. Ndërsa fëmijët e atyre që për 22 vjet s’lanë gurë e dru pa e lëvizur për interesat e tyre personale, familjare dhe grupore u kthyen si milionerë”, ka shkruar Azizi. Ajo, ka shkruar edhe për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në lidhje me ngrirjen e programeve të USAID-it nga administrata e re amerikane e Donald Trump, tha se kjo duhet të “na ndërgjegjësojë, të na kthjellojë dhe të kuptojmë se në të ardhmen do të duhet të kujdesemi për veten, vetë. Të ndërtojmë një shoqëri që do të jetë shoqëria jonë e përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mickoski tha se “do të duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është shtëpia jonë e përbashkët dhe se të gjithë jemi nën të njëjtën ombrellë”. “Çdo mbështetje në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve demokratike të një vendi është e mirëseardhur.…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan shprehu shqetësime për veprimet e mundshme të qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pas lirimit të të burgosurve izraelitë, raporton Anadolu. “Të dielën pata një takim në Doha me anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Pala e Hamasit nuk ka asnjë hezitim në përmbushjen e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit. Megjithatë, ka pyetje në mbarë botën se si do të sillet qeveria Netanyahu pas lirimit të të burgosurve izraelitë”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij egjiptian Badr Abdelatty në Ankara. Fidan i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të…

Lexo më Shumë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë ditës së nesërme në kryeqytetin turk Ankara do të takohet me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, raporton Anadolu. Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve në presidencën turke, Fahrettin Altun, në rrjetet sociale njoftoi se diskutimet do të fokusohen në bashkëpunimin mbi industrinë e mbrojtjes, me marrëdhëniet turko-gjermane që do të trajtohen në të gjitha aspektet e saj. Altun theksoi se në agjendë do të jetë edhe situata e komunitetit turk në Gjermani. Ai tha se bisedimet pritet të përfshijnë edhe një shkëmbim pikëpamjesh për marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Bashkimit Evropian (BE), si dhe çështjet…

Lexo më Shumë

Thirrja për bojkot të rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, që është planifikuar të bëhet këtë të premte, po përhapet sërish në rrjetet sociale. Apelohen qytetarët që të përmbahen nga pazaret, ndërsa fushata quhet “Black Friday” për supermarketet. Bojkoti i javës së kaluar tashmë ka treguar efektin e tij – sipas të dhënave më 31 janar 2025, qarkullimi në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve ra me 46,59% krahasuar me të premten e kaluar. Megjithatë, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë bërë blerjet ditën e nesërme, duke rezultuar në një rritje prej 11.3% të qarkullimit ditën e…

Lexo më Shumë

64 vjet USAID ka siguruar miliardë dollarë në vit nëpër botë për projekte të ndryshme, nga përpjekje për ta zbutur varfërinë dhe për t’u ballafaquar me katastrofe natyrore deri në promovim të demokracisë, media të pavarur dhe organizata joqeveritare. Sot ueb faqja dhe profili X janë të paqasshme. Administrata e re e Trampit ngjiti etiketë se organizata me shumë gjasa është e njëanshme në aspekt politik dhe se përkrah parti radikale të majta dhe anti-amerikane. Njeriu më i pasur në botë, Elon Mask i cili udhëheq me repartin për efikasitet të qeverisë, tha se USAID është organizatë kriminele duke thënë…

Lexo më Shumë

Partia opozitare LSDM kritikon konceptin e ri për arsim të mesëm të ministres Vesna Janevska duke thënë se ky koncept është refuzuar nga të gjitha institucionet relevante dhe ekspertët, dhe se vetëm ministrja e mbron. Sipas LSDM-së, ky koncept po shkakton reagime serioze te komuniteti profesional, stafi mësimdhënës dhe opinioni i gjerë. Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë “Kjo edhe një herë tregoi paaftësinë e plotë të ministres Janeva, e cila tha se fëmijët mund të mësojnë anglisht nga serialet televizive dhe se nuk kanë nevojë për tekste shkollore. Janeva padyshim që nuk ka kapacitet për të udhëhequr këtë departament të rëndësishëm.…

Lexo më Shumë