Duke filluar nga viti i ardhshëm, kundërvajtjet në komunikacion do të ndëshkohen në bazë të pamjeve të kamerave të rrugës. Qeveria njofton kontroll më të rreptë dhe rritje të sigurisë. Nga viti i ardhshëm gjobat për kundërvajtje në trafik do të bazohen në kamera. Më në fund parimi dihet. “Qyteti i sigurt” do të jetë plotësisht funksional vitin e ardhshëm. Në fillim do të ketë një periudhë përshtatjeje prej 6 muajsh. Një sistem për sanksionimin automatik të shkelësve përmes kamerave. Nga viti i ardhshëm gjobat për kundërvajtje në komunikacion do të shqiptohen në bazë të filmimeve nga kamerat e vendosura…
Author: Jeta almakos
Albin Kurti: Pas luftës kanë ndodhur edhe disa gjëra të këqija, dhe ato nuk duhet t’i fusim nën tepih, sepse pastaj mund të na zënë në befasi dhe të rrëzohemi. Gjërat e këqija duhet t’i zgjidhë brezi ynë, që të mos ua lëmë trashëgimi fëmijëve. Një nga gjërat më të këqija që ka ndodhur në Kosovën e djegur është fakti se disa politikanë janë bërë multimilionerë. Ne duhet të ndërtojmë një shtet ku të gjithë fëmijët janë të barabartë, e jo që që në fëmijëri të dihet se dikush do të bëhet milioner dhe dikush do të mbetet buzë varfërisë.…
Nuk ka asnjë problem dypalësh midis Sofjes dhe Shkupit, por midis Brukselit dhe Maqedonisë së Veriut, tha për ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, duke shtuar se zbatimi i “propozimit francez” do të “monitorohet rreptësishtë” nga autoritetet bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Bullgaria mbetet jashtëzakonisht konsistente në politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor dhe integrimit evropian të të gjitha vendeve në rajon. Në vitin 2022 u arrit një konsensus evropian (propozimi francez), i cili do të ndiqet në mënyrë rigoroze. Çdo vend duhet të respektojë kriteret, t’u përmbahet atyre. Anëtarësimi në BE bazohet në meritat e veta”, tha Georgiev për “BGNES”.…
Nga kompania kosovare “Harea” kanë dhënë disa detaje për aksidentin në Kroaci me autobus, që ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës ku ndodheshin rreth 28 persona. 26 personat dhe dy shoferë dërguan thirrje për ndihmë për të dalë nga autobusi që ishte aksidentuar dhe të njëjtit kanë shpëtuar pa pasoja dhe kanë arritur në destinacionin e tyre. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress nga kompania “Harea”. Derisa nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë deri më tani nuk kanë informacione lidhur me rastin. Mirëpo, të njëjtit kanë deklaruar se janë në komunikim me ambasadën në Kroaci, porse deri tash…
Pas konferencës së shtypit që Talat Xhaferi nga BDI mbajti rreth përfaqësimit të shqiptarëve në ushtri, ku sipas tij ky përfaqësim është në nivelin më të ulët historik dhe se është shpërfillur parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat ,duke u përjashtuar shqipëtarët nga pozitat drejtuese, ka reaguar zëvendesministrja Elfete Ismaili. Ja se çfar thuhet në reagimin e zv. Ministres Ismaili: Shumë prej nesh e kemi dëgjuar shprehjen “lotët e krokodilit”, por kur këto lot rrjedhin nga Talat Xhaferi dhe klika e tij, nuk kemi mënyrë t’i konsiderojmë ndryshe, përveç si një sjellje hipokrite dhe një pikëllim të pasinqertë. Kjo…
Policia e Ohrit ka ngritur kallëzim penal kundër A.Sh (39) nga Ohri për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Ai në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të ISHP-së – Spitali i Përgjithshëm në Ohër, duke mos ushtruar mbikëqyrje të duhur dhe pa bazë ligjore, katër punëtorëve administrativë në spital, të cilët nuk kanë pasur vendime për pozitë drejtuese, caktoi koeficientin e menaxhimit dhe përgjegjësisë, duke u siguruar atyre të drejtën për pagë më të lartë, në dëm të spitalin në vlerë të përgjithshme prej 257.920 denarë. Kjo është konstatuar edhe…
Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës që udhëhiqet nga Qeni Nesimi ka sjellur vendim për rritjen e pagave pagave të nëpunësve fetarë për 27 %. “Deri te: Mexhliset e Xhamive Lënda: QARKORE Të nderuar anëtarë të Mexhlisit të Xhamive ! Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës në mbledhjen e mbajtur më: 05.02.2025 (e mërkurë) mes tjerash debatoi edhe për standardizimin e rrogave të nëpunsëve fetarë. Antarët e Muftinisë njëzëri sollën këto vendime: Aktivizohet Vendimi i Muftinisë së Tetovës i sjellur në vitin 2023 për ngritjen e pagave të nëpunësve fetarë për 27 %. Vendimi hyn në fuqi nga…
Mijëra qytetarë në shtetet e SHBA-së kanë mbajtur protesta kundër politikave që presidenti Donald Trump ka ndjekur ndaj emigrantëve që kur ai mori detyrën, transmeton Anadolu. Sipas New York Times (NYT), protestuesit që u organizuan përmes platformave të mediave sociale me hashtagun #50501, që do të thotë “50 protesta në 50 shtete në 1 ditë”, filluan të mblidhen pas drekës para Kongresit dhe bashkive në shtete. Mijëra njerëz që u mblodhën mbajtën protesta në shkallë të gjerë ndaj politikave për “të drejtat kundër emigrantëve” dhe vendimeve që eliminojnë praktikat për “diversitet, barazi dhe gjithëpërfshirje”, të cilat Trump zbatoi pas marrjes…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump reagoi ndaj organizatave mediatike për të cilat thuhet se kanë marrë fonde nga disa institucione federale, transmeton Anadolu. Trump bëri deklarata mbi këtë temë në llogarinë e tij në “Truth Social” pasi u shfaqën pretendime se organizata mediatike “Politico” ka marrë në kohët e fundit rreth 8 milionë dollarë pagesa nga agjenci të ndryshme federale. Ai kritikoi mediat që dyshohet se kanë marrë fonde nga agjencitë federale. “Me sa duket miliarda dollarë janë vjedhur nga USAID dhe institucione të tjera ndërsa pjesa e madhe e këtyre kanë shkuar në institucione të rreme mediatike si ‘ryshfet’…
Këshilli i Prokurorëve Publikë ka publikuar shpallje për zgjedhjen e gjithsej 47 vendeve të punës si prokurorë publikë në disa Prokurori Themelore në territorin e gjithë shtetit. Në shpalljet e këtij konkursi pritet të aplikojnë kandidatët nga gjenerata e tetë e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, të cilëve një ditë më parë iu dorëzuan certifikatat për përfundimin me sukses të trajnimit fillestar. Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, sqaroi se publikohetshpallje për zgjedhjen e 14 prokurorëve publikë në Prokurorinë Themelore të Shkupit, katër në Prokurorinë Themelore të Tetovës, nga tre në Prokuroritë Themelore të Kumanovës, Ohrit, Prilepit…
Nën moton “Gjithmonë në Zemrat Tona”, Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit, Zef Lush Marku, ka organizuar turne memorial në futsal për të ndjerin- ish drejtorin Faruk Zeqiri. Finalja e cila u luajtë nga dy klasa të kësaj shkolle, jepte përshtypjen e një ndeshje me përmasa madhështore, pasi salla ishte e vogël për të gjithë ata nxënës, prindër, profesorë, hoxhallarë dhe qytetarët të tjerë, të cilët kishin shprehur intresim për ta përcjellur këtë ndeshje. Drejtori i i ZLM-së, Arben Memeti, përshëndeti të gjithë të pranishmit, ndërsa tha se ata do ta ndjekin me shumë zell rrugën e parardhësit të…
Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE do të dorëzojë nismë për shkarkim të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski. Me këtë ai në fakt e filloi, siç edhe e paralajmëronte, aksionin e madh për ballafaqim, siç tha, me gjykatësit e korruptuar. Sipas tij, ky hap do të jetë goditje në kokë dhe pret që pas interpelancës në Kuvend, gjykatësit vetë të tërhiqen. Njëkohësisht, sistemin e gjyqësorit dhe prokurorisë e quajti moçal me shumë skandale kontroverse. “Duhet goditje në kokë, të mos improvizojmë, goditja në kokë nënkupton se e gjithë kjo që është nën kompetencat, në këtë rast, e Kuvendit,…

