Author: Jeta almakos

Në tubimin përmbyllës që po e mban sonte në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje siç duket shumë autobusë dhe militant të kësaj partie kanë ardhur nga gjitha vendet e Kosovë, njofton Klan M. Por nuk munguan as edhe zyrtarë e aktivistë të VLEN-it në këtë tubim. Më herët edhe në disa tubime tjera të VV-së kishin qenë prezentë edhe deputet e lider partie nga VLEN duke përkrahur haptas Albin Kurtin. Zgjedhjet në Kosovë mbahen më 9 Shkurt. /tvklan.mk/

Lexo më Shumë

“Emri i Frosina Kulakovës është bërë simbol i padrejtësisë që zgjat shumë, i sistemit që lejon papërgjegjshmërinë të mbetet pa u ndëshkuar dhe i nevojës urgjente për ndryshime që nuk duhet t’i shtyjmë më. Rasti i saj na kujton edhe një të vërtetë të hidhur se gjatë vitit 2024 kemi humbur 142 jetë në aksidente rrugore”, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në fjalimin e tij në seancën e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, me të cilin filloi debati publik kushtuar nevojës për ndryshime në legjislacion me qëllim të forcimit të sigurisë në komunikacion.…

Lexo më Shumë

Këshilli drejtues i BNJVL-së sot mbajti takim me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, me ç’rast tema të bisedës ishin marrëveshja me Bankën botërore, bllok dotacionet me Bankën botërore, bllok dotacionet në arsim, si dhe çështja lidhur me kredinë hungareze. Ministrja Dimitrieska Koçoska sot gjatë takimit theksoi se motivi është para së gjithash, marrëvehsja me Bankën botërore, e cila është e lidhur me efikasitetin energjetik të objekteve publike. përkujtoi se marrëveshja është nënshkruar në vitin 2001 dhe ende zgjatë, por me dinamikë të ngadalësuar, ndërkaq ajo do të bëjë përpjekje të përshpejtohen punët. “Konsideroj se Ministria e Financave duhet të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme sot pasdite kumtoi se policia i ka përfunduar të gjitha kontrollet pas paraqitjeve të marra për bomba të vendosura në shkolla dhe u konstatua se në të gjitha rastet bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme. “Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë ditës i përfunduan të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me paraqitjet e shumta elektronike për gjoja mjete të vendosura shpërthyese në shumë shkolla fillore dhe të mesme në shtet, me ç’rast u konstatua se në të gjitha rastet bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme”, thekson MPB. Ministria informon se pas paraqitjeve me…

Lexo më Shumë

Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar sërish pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit, dje duke komentuar deklaratën paraprake të Grenellit, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës nuk kanë qenë kurrë më të forta se tash. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell e ka quajtur deklaratën e Kurtit si një iluzion. Ai ka potencuar se me Kurtin në krye të Qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë s’kanë qenë më poshtë e të dobëta. “Iluzion. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial i cili parashikon sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për shkak të urdhërarrestit të saj lidhur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim Trump njoftoi se ai nënshkroi një dekret presidencial i cili parashikon sanksione ndaj zyrtarëve të GJNP-së. Në deklaratën e tij në lidhje me dekretin, Trump mbrojti idenë se GJNP ka shënjestruar Amerikën dhe aleatët e saj të ngushtë si Izraeli “në mënyrë të pabazë dhe të paligjshme”. Trump vuri në dukje se ata nuk pranojnë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJNP kundër…

Lexo më Shumë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sugjeruar se palestinezët duhet të krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite dhe jo në atdheun e tyre, duke hedhur poshtë çdo nocion të sovranitetit palestinez, transmeton Anadolu. “Sauditët mund të krijojnë një shtet palestinez në Arabinë Saudite; ata kanë shumë tokë atje”, tha Netanyahu të enjten gjatë një interviste me Kanalin 14 izraelit, duke shpërfillur kërkesat e kahershme palestineze për vetëvendosje. I pyetur nëse një shtet palestinez ishte i nevojshëm për normalizimin me Arabinë Saudite, ai hodhi poshtë idenë, duke e cilësuar atë si një “kërcënim të sigurisë për Izraelin”. “Sidomos jo një shtet…

Lexo më Shumë

Qytetarët edhe sot I kanë bojkotuar marketet për shkak të çmimeve të larta. Bojkotimet e marketeve janë një akt simbolik që synojnë të dërgojë një mesazh të qartë për autoritetet dhe për kompanitë tregtare, se qytetarët kërkojnë një zgjidhje për çmimet tejet të larta të produkteve ushqimore, në këtë krizë ekonomike. Ndërkaq këtë më së miri e pohojnë qytetarët duke thënë që kjo është një ndër mënyrat për t’i bërë presion autoriteteve që të marin masa për tu ulur çmimet. Sipas tyre këto bojkotime duhet të zgjasin derisa të arriohet një zgjidhje konkrete. Qytetari “Po qytetarët, me të vërtetë mirë…

Lexo më Shumë

Prokuroria  Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar një akt akuzë kundër një personi dhe një propozim aktakuzë kundër kundër katër personave, të gjithë të përfshirë në keqpërdorimet financiare në projektin për fasadën dhe ndriçimin e objektit të Qeverisë.  I akuzuari– menaxher i një kompanie ndërtimi, tregtie dhe shërbimesh ka lidhur marrëveshje për aktivitet të përbashkët me tre persona juridikë me qëllim të shfrytëzimit të resurseve të anëtarëve të grupit në vlerësimin e gjendjes ekonomike dhe financiare të ofertuesit, ndonëse nuk ka pasur qëllim që t’i angazhojë në zbatimin e kontratës dhe kryerjen e punëve ndërtimore…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Janevska, në konferencën për media të mbajtur sot informoi se MASh ka formuar një grup ndërsektorial për të trajtuar më efektivisht situatën pas raportimeve për mjete shpërthyese të vendosura në disa shkolla fillore dhe të mesme. “Të gjitha raportimet janë të rreme, dhe nxënësit janë kthyer në shkollë”, tha Janevska, duke falënderuar MPB-në për reagimin e shpejtë. Ajo shprehu keqardhjen që dikush po luan me sigurinë e fëmijëve dhe u bëri thirrje drejtuesve të shkollave që të raportojnë raste të tilla në Ministrinë e Brendshme dhe të respektojnë protokollet e policisë. Ministrja theksoi se është…

Lexo më Shumë

Deputeti i koalicionit VLEN, nga radhët e ASH-së, sot nga foltorja e Kuvendit ka drejtuar një apel partisë opozitare shqiptare, BDI-së, nga ku ka kërkuar që të vazhdojnë me reformim. Sipas Snopçes reformimi i BDI-së është në interesin e përgjithshëm. “Apeli im ndaj BDI-së për tu reformuar. Vetëm reformimi prej së vërteti është në interes të popullit. Vërtetë që keni pasur shumë goditje kohët e fundit. Goditjet do të vazhdojnë sepse duhet dhënë llogari edhe për të bëmat, por edhe për të pabëmat që duhej të kishit bërë. Duhet të dini se të gjithë rufetë nuk të godasin për të…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së pestë të vitit 2025, nga 27 janari deri më 2 shkurt, janë raportuar 3.036 raste me grip dhe sëmundje të ngjashme. Janë regjistruar dy vdekje të lidhura me gripin. Në Resnjë, Kavadar, Kratovë, Sveti Nikollë dhe Strumicë ka aktivitet shumë të lartë të virusit të gripit, njoftoi sot pasdite Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). 3036 rastet e raportuara janë 61.7 për qind më shumë se javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë krahasuar me javën e pestë të sezonit të kaluar është rritur me 83.7 për qind. Krahasuar me numrin për javën e pestë të…

Lexo më Shumë