Zëvendësministri i Bujqësisë Flakron Bexheti, zhvilloi një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, Drejtorin Ekzekutiv, Durim Zekiri, si dhe përfaqësues të tjerë të Odës Ekonomike. Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e ideve dhe identifikimin e mundësive për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, me theks në mbështetjen e fermerëve dhe lehtësimin e qasjes në tregje. Zëvendësministri Bexheti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat për përmirësimin e politikave mbështetëse dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik. Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së shoqatave bujqësore, që janë pjesë e Odës…
Author: Jeta almakos
Të nderuar qytetarë në Maqedoni dhe shqiptarë kudo që ndodheni! Nga sot fillon me punë media e re online në Maqedoninë e Veriut, www.biznes.mk Biznes.mk është web portali i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut i dedikuar vetëm për lajme për Ekonomi, informata rreth ekonomisë dhe biznesit në RMV por edhe më gjerë, promovimin e bizneseve dhe teknologjisë. Synimi ynë është të ofrojmë lajme të përditësuara, analiza të thelluara dhe informacione të vlefshme për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet në botën e ekonomisë dhe financave. Në Biznes.mk, ne fokusohemi në: Lajmet më të fundit nga tregu lokal dhe ndërkombëtar. Ndjekjen…
Presidenti i SHBA -së Donald Trump njoftoi të dielën se do të vendosë tarifa të reja prej 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA, përveç detyrimeve ekzistuese të metaleve, duke përshkallëzuar më tej politikën e tij tregtare. Duke folur me gazetarët në “Air Force One” në rrugën e tij për në NFL Super Bowl në New Orleans, Trump tha se tarifat e reja të metaleve do të shpallë të hënën. Ai tha gjithashtu se do të shpallë tarifat reciproke të martën ose të mërkurën, që do të hyjnë në fuqi menjëherë, duke i zbatuar ato në…
Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, po kryhen punime pastrimi dhe riparimi të shkollave me qëllimin për rifillimin e mësimit, raporton Anadolu. Një grup punonjësish të arsimit në Gaza kanë filluar pastrimin dhe riparimin e shkollave në qytetin Rafah, në përpjekje për të fshirë gjurmët e shkatërrimit të shkaktuar nga lufta. Pas riparimit të shkollave që janë dëmtuar rëndë, synohet rifillimi i mësimit, ndonëse me mundësi të kufizuara. Gjatë punimeve për largimin e mbeturinave, në disa klasa dhe në oborrin e shkollës u gjetën pjesë të raketave të mbetura nga lufta. Izraeli ka shënjestruar…
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdonë pothuajse ç’do ditë të reagojë për siç thonë, mos përfaqësim të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Nga partia e Ahmetit sot janë fokusuar tek armata, të cilët theksojnë se shqiptarët janë të poshtëruar dhe të përjashtuar edhe në ushtri. Margjinalizimi i shqiptarëve, sipas opozitares nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tyre nga pozitat udhëheqëse, por zgjerohet edhe në sistemin e edukimit ushtarak. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Eshtë shqetësuese se në vend që të ndihmojnë zgjidhjen e këtij problemi, të zgjedhurit e VMRO-DPMNE-së për të luajtur rolin e ‘përfaqësuesve shqiptarë’ vetëm sa legjitimojnë këtë padrejtësi. Këta politikanë…
Qytetarët mund të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike për muajin janar, por kjo nuk i përjashton nga pagesa e tyre. Kështu u përgjigjën sot nga EVN Home për “Telma” në pyetjen se si trajtohen ankesat e qytetarëve se kanë marrë fatura shumë më të larta se zakonisht. Për shembull, një familje ka marrë një faturë rryme prej 9.237 denarë në dhjetor, ndërsa muajin pasardhës fatura ka shkuar në 14.252 denarë, ose mbi 50 për qind më shumë. “Të gjitha kërkesat për korrigjime të faturave të dorëzuara nga përdoruesit shqyrtohen veçmas dhe EVN Home dorëzon përgjigjen e duhur…
Gazeta LAJM nga kjo javë nis me intervistës e javës të titulluar “Dialog te Lajmi”. Në këtë emision që do të transmetohet çdo të marte në ora 18:00, në të gjitha platformat tona në internet, të ftuar do të jenë protagonistët kryesor të politikës. Emisioni do të drejtohet nga botuesi i gazetës LAJM, Fejzi Hajdari, ndërsa analist i përhershëm do të jetë gazetari i njohur dhe profesori, Sefer Tahiri. I ftuari i parë në këtë emision debativ është Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.
Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, ka deklaruar se nga 1 marsi 2025 pritet të nisë funksionimi i sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë. Këtë nismë e konfirmoi gjatë një interviste në emisionin Daily Click në TV21. Nikollovski theksoi se është duke u bërë harmonizimi i softuerit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut me atë të Kosovës, gjë që do të lehtësojë dhe përshpejtojë procedurat doganore mes dy vendeve. “Të gjithë bashkë vlerësojmë se diku, ndoshta më 1 mars. Këtë vit? Po, këtë vit. Këtë vit sigurisht do të funksionojë ‘One…
Ramadan Ramadani Do i lëmë anash përkufizimet historike për atë se ku nis Kosova e ku mbaron Maqedonia për të sqaruar se pse i gjithë ky interesim, ndjekje dhe bile edhe përzierje për zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në Kosovë nga Maqedonia. Kjo sepse ky përkufizim i pasjellë në fakt është arsyeja më e madhe e krejt këtij interesimi të madh për këto zgjedhje nga shqiptarë e edhe të tjerë nga qytete dhe fshatra të këtuhit që historikisht kanë qenë gjatë kohë në një shtet dhe kanë ndajtë fat të përbashkët Dardani, Vilajet i Kosovës, por edhe Jugosllavi.…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën sot në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta uron qytetarët e Kosovës dhe klasën politike të vendit për shembullin e mirë që dhanë për procesin e sotëm tërësisht paqësor dhe shumë të rregullt të votimit. “Për Shqipërinë, që vuan nën thundrën e Narkoqeverisjes dhe përpjekjeve kriminale për asgjësimin e pluralizmit politik përmes shkatërrimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kosova është një shembull i jashtëzakonshëm dhe rruga e vetme që duhet ndjekur për të shpëtuar demokracinë dhe…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Moskë-Kiev, transmeton Anadolu. Duke folur për gazetën “New York Post”, Trump nuk pranoi të specifikonte se sa herë kanë folur dy udhëheqësit, por theksoi se Putin dëshiron të shohë fundin e konfliktit. “Ai dëshiron të shohë që njerëzit të ndalojnë së vdekuri”, tha Trump. “Të gjithë ata njerëz të vdekur. Të rinj, njerëz të bukur. Ata janë si fëmijët tuaj, dy milionë prej tyre – dhe pa asnjë arsye”, shtoi ai. Trump pohoi se lufta,…
Kryeministri pret që nën presionin e opinionit anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje. I pyetur se si do të përzgjidhen anëtarët e ri të këshillit, ai tha se kjo do të bëhet në përputhje me ligjin që do të jetë në fuqi në atë moment, por theksoi se fillimisht duhet të përdoret opinioni për të bërë ndryshime në përbërjen aktuale të këshillit. “Përndryshe, cilat janë mjetet, le të mos ketë dilemë, do të luftojmë publikisht. Vlerësoj që publiku nuk është i kënaqur me punën e këtij këshilli gjyqësor, me përbërjen e këtij këshilli gjyqësor dhe mendoj se nuk ka…

