Gjykata Penale ka sjell vendim të ri – Asmir Jahoskit i hiqet arresti shtëpiak dhe i shqiptohet masa paraburgim 30-ditor, transmeton TV21. Njoftohet po ashtu se Jahoski, pronar i kompanisë “Pucko Petroll” është dërguar në Burgun e Shuto Orizares (Shutkës). “Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar ndaj ankesës së Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të parashtruar kundër aktvendimit të gjyqtarit në procedurë të mëparshme kundër A.J. , që lidhet me hetimin për prokurimin e naftës në TEC Negotinë, pas mbajtjes së seancës publike si dhe vlerësimit të pretendimeve ndaj ankesës dhe…
Author: Jeta almakos
Mos të prekin në Marrëveshjen e Ohrit, tha mes tjerash Rafiz Aliti- Mësuesi, si mesazh për pushtetin aktual. Ai thotë se qeveria po përpiqet t’ua marrë të drejtat, që “shqiptarët i fituan me luftë e me gjak”. “Duhet të sillen me kujdes, qofshin përfaqësues tanë, të cilët sot bëjnë pjesë në këtë qeveri por nuk kanë legjitimitetin e shqiptarëve, qoftë pala maqedonase, le të sillen…ne çdo herë kemi qenë korrekt si shqiptarë, them kemi qenë korrekt për shkak se shqiptarët nuk kanë mohuar as kombin e tyre, as gjuhën, nuk kanë mohuar as përkatësinë fetare e kështu me radhë, siç…
Në kuadër të aktiviteteve të përforcuara për zbulimin e kryerësve të veprave penale nga fusha e tregtisë së palejuar me drogë dhe armë, në territorin e mbarë shtetit, MPB kreu aktivitete të koordinuara. Siç kumtojnë nga MPB-ja, pas urdhërave të siguruar më parë nga gjykatësi i procedurës paraprake, janë kryer 52 bastisje në shtëpitë dhe ambientet ndihmëse në lokalitetet e mbarë shtetit, me ç’rast janë gjetur pushka gjuetie, karabinë, pushka ajrore dhe pistoletë me gas, municion i kalibrit të ndryshëm, fara të bimës kanabis, disa pako me lëndë bimore, pluhuri dhe kokrrizore, tableta ekstazi, thërrmuese, vaga, shiringa të mbushura me…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku ka pasur intervistë ekskluzive për TV21 para Tunelit të Murrizit, i cili pritet të hapet nesër, më 14 mars 2025, transmeton TV21. Duke folur për rëndësinë e këtij Tuneli, i cili është pjesë e autostradës që do të lidh Tiranën me Dibrën, Balluku ka bërë të ditur se ajo është edhe pjesë e Korridorit 8, lidhje europiane infrastrukturore që pritet t’i lidhë me autostradë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Prandaj ajo ka bërë thirrje deri te Maqedonia që të përgjigjet, t’i kryejë detyrat dhe ta ndërtojë pjesën e ngelur të Korridorit…
“Deklarata e fundit e kryeministrit Mickoski, ku pretendon se BDI nuk kujdeset për çështjet e gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, por vetëm për mbrojtjen nga krimet e supozuara, është një tjetër akt i ulët i një kryeministri që ka helmuar dhe polarizuar skenën politike dhe etnike deri në atë pikë sa po e bën vendin jofunksional. Ironia është se këto akuza vijnë nga partia që ka kërkuar zyrtarisht anulimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga BDI shtojnë se VMRO-DPMNE është partia që kundërshton vetingun ndërkombëtar të politikanëve dhe…
Qendra për Komunikime Qytetare ka publikuar hulumtimin për prokurimin e automjeteve nga institucionet shtetërore në vitet 2023 dhe 2024 dhe bazën e hapur të të dhënave të kontratave për prokurimin publik të automjeteve. Hulumtimi zbulon se në vetëm dy vjet, institucionet shtetërore blenë automjete të reja për 8.5 milionë euro, disa të blera dhe disa të marra me qira. Mes tyre janë edhe 45 automjetet e qeverisë, secila me vlerë 50 mijë euro, të marra me lising për zyrtarët aktualë, por edhe për ish-kryeministra dhe presidentë. Automjeti më i shtrenjtë i blerë, 55 mijë euro, është i Komunës së Shuto…
“Derisa të mos tregoni karakter dhe vlera në të cilat besoni, nuk do t’ju vlerësojnë. E dini atë tregimin me kërmillin, nëse mendoni se me zvarritje do të arrini në majë, gaboheni, të paktën unë nuk mendoj kështu. Unë mbroj tezën se më mirë vështirë, sesa turpshëm. Këto janë parimet dhe vlerat në të cilat besoj”, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në emisionin “Samo intervju” në televizionin Kanal 5. Kryeministri Mickoski thotë se anëtarësimi i Maqedonisë në BE nuk varet nga asnjë rezolutë, por nga marrëdhëniet bilaterale, të cilat, për fat të keq,…
Komuna e Çairit është një nga vetëm tre komunat në nivel shtetëror që ka fituar grantin maksimal prej 50.000 dollarësh nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projekteve – Faza 2”, i mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe Byroja për Zhvillim Rajonal. Edhe pse në këtë proces kanë marrë pjesë shumë komuna, vetëm tre prej tyre kanë arritur të sigurojnë financimin maksimal. Si e vetmja komunë shqiptare fituese e këtij granti, Komuna e Çairit, së bashku me kontributin e saj prej 376.728 denarëve, do të investojë në…
Zëdhënësi i ASH-Sela, Arben Zeqiri përmes një postimi në profilin e tij ka sfiduar liderët e VLEN-it rreth konkursit të publikuar në Armatën e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të pranohen 300 ushtarë profesionistë, duke kërkuar VLEN-it që të premtoj publikisht se 90 nga 300 ushtarët do të jenë shqiptare dhe po ashtu 3 nënoficer të jenë shqiptarë. A mundet zëvendës ministrja e mbrojtjes, Elfete Ismaili dhe kryetarët e partive të Vlenit të premtojnë publikisht se 90 nga ushtarët e rinj dhe 3 nga nënoficerët do të jenë shqiptarë? Meqë thoni se përfaqësimi i drejtë nuk është shfuqizuar!? P.S. Premtimi…
Deputeti nga koalicion VLEN nl intervistë për Alsat foli për interpelancën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor me çka theksoi se ka qenë e pritshme për të se ajo interpelancë do të dështojë për faktin se ata vetë paralajmëruan që nuk do të përfilllin atë interpelancë. Por, ka qenë e patjetërsueshme ta iniciojmë atë interpelancë pasi këta anëtarë kanë heshtur përballë rasteve të montuara politike edhe përkundër kompetencave që kanë. “Për mua ka qenë e pritshme se ajo interpelancë nuk do të kalojë, sespe ata vetë paralajmëruan se nuk do të veprojnë komformë interpelancës së ditës së djeshme. Në…
Komisioni shtetëror për parfandalimin e korrupsionit ka njoftuar se ka hapur lëndë lidhur me akuzat e LSDM-së për keqpërdorim në tenderët në ministrinë e transformimit digjital. Të pyetur nga TV SHENJA ata thonë se pas raportimeve në media, antikorrupsioni ka hapur lëndë për të përcaktuar nëse ka konflikt interesi. KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT “Në lidhje me pyetjen tuaj për tenderët e shpallur nga Ministria për Transformimin Digjital, ju njoftojmë se në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është hapur një lëndë me iniciativë të vetëdijshme, pas një informate në media”. Vendimin e antikorrupsionit e ka përshëndetur LSDM-ja opozitare,…
Pasi kaluan në Kuvend pesë interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, VMRO tani kërkon dorëheqjen e tyre. Deputeti Antonio Milloshovski përmes një statusi në facebook thotë se ata persona më nuk kanë legjitimitet demokratik për të punuar dhe për të sjellë vendime dhe se dorëheqjet e tyre janë hapi i vetëm demokratik që e kanë në dispozicion. Ai theksoi se fakti që deputetët e LSDM-së dhe BDI-së, nuk votuan për interpelancat, tregon se instalime të kujt janë anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së “Instalimet e LSDM-së dhe BDI-së në Këshillin Gjyqësor, kanë vendosur që zgjidhja më e…

