Author: Jeta almakos

Delegacionet nga Turqia dhe SHBA-ja diskutuan “prioritetet e përbashkëta” në Siri në bisedimet e së martës, u njoftua në një deklaratë të përbashkët të palëve, transmeton Anadolu. SHBA-ja priti Turqinë për një raund të ri të Grupit të Punës për Sirinë në Washington, ku delegacioni turk u drejtua nga zëvendësministri i Jashtëm Nuh Yilmaz dhe pala amerikane nga zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landau. Ambasadori turk në SHBA Sedat Onal dhe ambasadori i SHBA-së në Turqi Thomas Barrack ishin të pranishëm në bisedime. Turqia dhe SHBA-ja janë të përkushtuara për të rritur bashkëpunimin dhe koordinimin mbi stabilitetin dhe sigurinë në Siri,…

Lexo më Shumë

Një aeroplan luftarak izraelit shënjestroi një shtëpi në pjesën qendrore të Gazës, duke çuar në viktima dhe lëndime të shumta në mesin e civilëve. Sipas burimeve lokale, Izraeli goditi shtëpinë e familjes al-Kahlut në Deir al-Balah. Trupat e të vrarëve dhe të plagosurve u transportuan në Spitalin e Dëshmorëve Al-Aksa në qytet, ku u konfirmua se një nga të vrarët ishte një foshnjë e porsalindur vetëm njëditëshe. Të dielën, ushtria izraelite njoftoi fillimin e një ofensive të gjerë tokësore në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite ka zhvilluar një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori 2023, duke vrarë gati 53.500…

Lexo më Shumë

Mbi 140 nxënës të shkollës fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të Komunës së Krushevës edhe sot bojkotuan mësimin. Prindërit përsëritën se nuk do të lejojnë fëmijët në shkollë derisa institucionet përkatëse të lejojnë realizimin e punimeve ndërtimore dhe të legalizojnë objektin e ri shkollor që aktualisht po ndërtohet nga vet banorët e fshatit. Sipas banorëve, çdo tentim për të rrënuar këtë objekt do të pengohet. Nga ana tjetër, kryetari I Krushevës Toni Hristoski tha për Alsat se do të shqyrtohet çdo mundësi që objekti i ri shkollor mos të rrënohet por të vihet në shërbim të nxënësve dhe stafit…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut nga 21 deri më 23 maj, si pjesë e vizitës së saj të dytë në Ballkanin Perëndimor, njoftoi Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm. Siç është njoftuar nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, Kallas do të takohet me Kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup. Për më tepër, Kallas dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski do të hapin Dialogun e parë për Sigurinë dhe Mbrojtjen midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit…

Lexo më Shumë

Edhe 30 ditë paraburgim për Bekim Maksutin, ish drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si njëri nga të dyshuarit për zjarrin në Koçan. Maksuti në burg qëndron tashmë dy muaj prej kur Gjykata Penale e Koçanit vendosi për paraburgimin e tij. Kurse para se më pak se një javë, ish ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u lëshua në paraburgim shtëpiak, pasi Gjykata e Koçanit vendosi që masën e paraburgimit për Bekteshin, ta zëvendësoj me paraburgim shtëpiak. Në paraburgim shtëpiak janë edhe dy ish ministrat e tjerë të Ekonomisë Valon Saraçini dhe Bekim Neziri. Nën të njejtën masë janë edhe…

Lexo më Shumë

Një delegacion i lartë i Aleancës për Shqiptarët, i kryesuar nga Kryetari i partisë, Dr. Arben Taravari, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, gjatë së cilës realizoi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në përbërje të delegacionit ishin znj. Elfete Ismaili, kryetare e Forumit të Gruas, z. Flakron Bexheti, sekretari organizativ z. Gadaf Uzeiri, deputetët z. Rijad Shaqiri dhe z. Sadik Sulejmani, anëtari i Kryesisë qendrore, si dhe z. Nedim Izeiri. Ata u pritën ngrohtësisht nga Sekretari i PS-së, z. Blendi Klosi, dhe Sekretarja për Marrëdhënie me Jashtë, znj. Romina Kuko. Takimet…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se policia gjatë ditës së sotme ka kryer një aksion policor, me çka kanë kryer bastistje në 5 lokacione. Aksionin e konfirmuan edhe nga Prokuroria Themelore Publike, të cilët po ashtu njoftojnë se janë kryer bastisje në 5 lokacione në Shkup. Nga Prokuroria thonë se bastisjet u bënë si rezultat i provave të siguruara nga hetimi në rastin “Bunker”, që ka të bëjë me anëtarët e grupit “Bellanoca-Baron”. Sipas Prokurorisë, gjatë bastisjeve janë arrestuar katër persona, ndërsa në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur një sasi më e madhe e marihuanës, që…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka vendosur se kush do të jetë guvernatori i ardhshëm i Bankës Popullore, por publiku do ta mësojë emrin e tij, tha ajo sot, pasi propozimi t’i dërgohet Kuvendit. “Nuk thuhet kurrë publikisht fillimisht, por i dërgohet organit dhe Kuvendi vendos. Do të finalizohet sot para se të nisem për në Itali”, tha Siljanovska Davkova në një deklaratë për gazetarët pas Forumit të sotëm mbi Diplomacinë Kulturore të mbajtur në Kabinetin e saj. Presidentja konfirmoi se guvernatori do të jetë një nga kandidatët e përmendur në njoftim. Siç vlerësoi Siljanovska, të gjithë kandidatët që u përmendën…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski përsëriti sot se qeveria është e qëndrueshme, pavarësisht largimit të Arben Taravarit nga qeveria. Ai tha se mbështetja mbetet e fortë dhe se koalicioni me VLEN-in vazhdon. “Qeveria është e fortë dhe e qëndrueshme. Brenda parlamentit ka mbështetje prej gati dy të tretash dhe pres që të vazhdojmë me koalicionin VLEN nga ku erdhi ministri i Shëndetësisë, i cili ndryshoi retorikën në ditët e fundit dhe tani është në krahët e atyre që e kanë turpëruar Maqedoninë për dy dekadat e fundit, por ky është vendimi i tij”, tha Mickoski. “Ky portofol mbetet në kuadër të koalicionit…

Lexo më Shumë

I dyshuari kryesor për grabitjen dhe vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhoskit, Lupço Palevski, po bënë përpjekjen e fundit për të dëshmuar sipas tij, pafajsinë. Sot në gjykatë vazhdoi prezantimi i provave shtesë, të propozuara nga të akuzuarit e rastit. Avokati i babait të Vanjës Vlladimir Tufegxhiq, paraqiti provë se babai i Vanjës Aleksandar Gjorçevski ka komunikuar me një kusherirë-të punësuar në spitalin 8 shtatori, me çka tenton të dëshmoj në gjykatë se mëngjesin e 27 nëntor 2023, kur ishte kidnapuar dhe vrarë Vanja, ai ka komunikuar me mjekun. I akuzuari i parë Palevski paraqiti dy prova,…

Lexo më Shumë

Kreu komunës së Çairit Visar Ganiu i shoqërurar nga ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Larisa Dir, në parkun Ukraina në Komunën e Çairit ka zbuluar skulptura “Kujtim i hidhur i fëmijërisë”. Ganiu tha se kjo skulpturë kujton se fëmijët e pafajshëm kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë viktimë e konflikteve, dhunës dhe urisë në shumë pjesë të botës. Njoftoi se kjo vepër artistike vjen si një kujtesë e heshtur për tragjedinë e Holodomorit , urisë së viteve 1932 dhe 1993 në Ukrainë ngjarje kjo që sipas Ganiut mori miliona jetë. Tha se do të vazhdojë të qëndrojë krah nismave që…

Lexo më Shumë

Sot zhvilluam një vizitë në Shoqatën e Pensionistëve të Komunës së Çairit, ku u mirëpritëm nga kryetari i shoqatës, z. Rauf Hamidi – një figurë e respektuar që përfaqëson me dinjitet dhe përkushtim interesat e brezit të tretë në komunitetin tonë. Së bashku me nënkryetaren e Komunës, znj. Sermine Purini, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me anëtarët e shoqatës, të cilët ndanë me ne shqetësimet, idetë dhe propozimet e tyre për një përfshirje më të gjerë dhe mbështetje institucionale më të qëndrueshme. Vlerësojmë lart rolin që pensionistët kanë luajtur ndër vite në ndërtimin e shoqërisë sonë dhe mbetemi të përkushtuar për…

Lexo më Shumë