Qeveria sot në seancë e saj të radhës ka miratuar marrëveshjen me Qeverinë britanike për partneritet strategjik dhe njëkohësisht e autorizoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit Aleksandar Nikolloski ta nënshkruajë në një ceremoni në Londër që është planifikuar të enjten e kësaj jave. Në delegacionin qeveritar do të jenë edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska dhe drejtori i HM Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski. “Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po vë në dispozicion gjashtë miliardë euro për zbatimin e projekteve në Maqedoni. Ky do të jetë financim i projektit dhe ekskluzivisht me zbatimin e projekteve. Ne po hyjmë në…
Author: Jeta almakos
Me 59 vota për, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar sot për emërimin e kryetarit të ri të Komisionit për Letrat me Vlerë. Në një postim publik, e sapozgjedhura ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e marrë nga deputetët dhe institucionet shtetërore. “Të dashur miq dhe familjarë, Sot, me 59 vota për, u votova nga deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të drejtuar Komisionin për Letrat me Vlerë. I falënderoj publikisht Kryeministrin z. Hristijan Mickoski, Kryetarin e Parlamentit z. Afrim Gashi, Zëvendëskryeministrin z. Arben Fetai, Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës z. Azir Aliu, si dhe të gjithë…
Në shkollën fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të Komunës së Krushevës ka vazhduar edhe sot bojkoti i mësimit për shkak të kushteve të mjerueshme për mësim. Prindërit thanë se nuk do të lejojnë fëmijët në shkollë derisa institucionet përkatëse të lejojnë realizimin e punimeve ndërtimore dhe të legalizojnë objektin e ri shkollor që aktualisht po ndërtohet nga vet banorët e fshatit. “Unë i kam dy fëmijë në shkollë, në klasën e gjashtë dhe në klasën e dytë. Janë në shtëpi, nuk i lëshojmë deri në fund të javës, tash për momentin deri në fund të javës do të bojkotojmë.…
Deputeti i VLEN-it Bekim Qoku dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai janë takuar me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut Florian Qehaja, transmeton TV21. Qoku në rrjetin social thekson se takimi i sotëm ka qenë një kafe pune e zakonshme, por duke paralajmëruar se takimi i radhës do të jetë të mërkurën e 28 majit në vendkalimin kufitarë në Jazhicë ku edhe do të lëshohet në përdorim “One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. “Një kafe pune e zakonshme midis legjislativit, ekzekutivit dhe diplomacisë. Takimin e radhës e lamë të mërkurën e 28 majit, në vendkalimin kufitar…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, njëherit deputet i zonës, bashkë me Nënkryetarin, Remzi Mehmedi, takuan banorët shqiptarë të Krushevës të cilët këto ditë përballet me probleme lidhur me objektin e shkollës në fshatin Nerovë. Në bisedë me banorët, kryetaru Sela, në cilësinë edhe të deputetit të zonës, u zotua se këtë çështje do ta ngris edhe në Kuvend dhe në takimet me faktorin ndërkombëtar. “Ne sot erdhëm të shohim shkollën këtu në Nerovë (Krushevë) që është bërë objekt trajtimi i opinionit, të shohim punën e shkëlqyer që kanë bërë fshatarët me vetëiniciativë, objekt të ri pa asnjë kontribut…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Ismet Popaj, për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Njëkohësisht, PSRKS ka propozuar edhe masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri. Ai dyshohet se e grisi librin e shenjtë Kur’anin. “Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 03.03.2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare. Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji…
Edhe pse koalicioni qeveritar shqiptar brenda Qeverisë, “po vlon” nga ripozicionimet se kush nga cila palë mbetet, pas daljes së Arben Taravarit nga pushteti, kryeministri Hristijan Mickoski, ende nuk jep asnjë detaj. Tepër i rezervuar dhe shumë i shkurtë në përgjigje, Mickoski i pyetur se kur do të zbulohet emri i ri i ministrit të Shëndetësisë, gjegjësisht pasardhësi i Taravarit, ai vetëm tha se kjo do të dihet këtë javë ose më së voni javës tjetër. Hristijan Mickoski, kryeministër “Unë pres që këtë javë, më së voni javën e ardhshme të bëhen të njohura emrat e pjesëtarëve të Qeverisë dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në Forumin e tretë për diplomaci kulturore i cili mbahet sot në Shkup, gjatë fjalimit të tij, theksoi se diplomacia kulturore nuk është vetëm një mjet për afirmimin e trashëgimisë kulturore kombëtare, por edhe mjet i fuqishëm për ndërtimin e urave të kuptimit dhe miqësisë, veçanërisht në kohë sfidash globale. Forumi i organizuar nga Qendra ndërkombëtare “Aleanca e civilizimeve” dhe Instituti për diplomaci kulturore nga Gjermania, siç njoftojnë nga MPJTJ, bashkon ekspertët nga fusha e diplomacisë kulturore, zhvillimit të qëndrueshëm dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit global…
Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar juridik vazhdojnë të jenë kërkesë e Maqedonisë së Veriut kundër Bullgarisë që e ka “bllokuar” për momentin rrugën evropiane të vendit tonë. Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova ka thënë se propozimi i RMV-së i ka pëlqyer edhe Presidentit të Komisionit Europian, Antonio Koshta. GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA – PRESIDENTE “Unë me z.Koshta diskutova si politikani me politikanin por edhe si juristi me juristin. Ai tha se pajtohet me të gjitha argumentet e mia juridike se nuk është e drejtë kjo që ka ndodhur por, ashtu është procedura! Për më tepër edhe rozimin tonë e…
Me 85 kallëzime penale për më pak se pesë muaj dhe dëm prej rreth 240 mijë eurosh, Drejtoria e Doganave këtë vit ka zbuluar një shkallë serioze të kriminalitetit doganor. Drejtori Boban Nikollovski thotë se kanë zbuluar një sërë parregullsish në raste të kriminalitetit me automjete të përdorura, si dhe keqpërdorime të dokumenteve doganore gjatë importit të ushqimit, me qëllim shmangien e pagesës së detyrimeve ndaj shtetit. “Këtë vit, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si dhe në Prokurorinë Themelore Publike pranë sektorit për kontroll dhe hetime, janë paraqitur 41 kallëzime penale kundër 32…
Koalicioni VLEN vazhdon të thyejë tabutë dhe të sjellë standarde të reja në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në një zhvillim historik, për herë të parë që nga pavarësimi i vendit, një grup parlamentar shqiptar përbëhet në shumicë nga gra. Grupi parlamentar i VLEN numëron gjithsej 10 deputetë, prej të cilëve 6 janë gra dhe 4 burra, një fakt që reflekton filozofinë përfaqësuese dhe përparimtare të këtij koalicioni. Ky nuk është vetëm një statistikë, por një dëshmi konkrete se barazia gjinore për VLEN nuk është sllogan zgjedhor, por realitet në praktikë. Gratë e VLEN nuk janë aty për kuotë…
Pas dorëheqjeve të disa zyrtarëve qeveritarë nga Aleanca për Shqiptarët, kreu i Besës, Bilall Kasami, thotë se kjo ka të bëjë me disa individë, dhe se pjesa tjetër do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë dhe partisë së sapoformuar VLEN. Kasami tha se Aleanca është pjesë e koalicionit VLEN dhe do të jetë pjesë e partisë së përbashkët me të njëjtin emër në të ardhmen. “Një është Aleanca për Shqiptarët, ajo që është pjesë e koalicionit VLEN, ka procedura ligjore që janë në gjykatë. Shpresojmë që kjo të përfundojë shpejt në interes të së vërtetës, le të themi, Aleancës…

