Dy djem që kanë plagë të rënda nga zjarri në Koçan, herët në mëngjes në orën 3 janë dërguar në Klinikën për traumatologji pranë qendrës spitalore “Sestri na milosta” ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë me djegje në mushkëri, kumtuan nga Klinika në Zagreb. “I mituri ka të djegura më të lehta prej 10% pa lëndime gjatë frymëmarrjes dhe tani për tani nuk ka nevojë për mjekim intensiv, ndërsa burri tjetër gjithashtu ka të djegura prej 10-15%, por ka edhe lëndime gjatë frymëmarrjes që kërkon masë intensive për mjekim”, tha Tihana Magdiq Turkoviq.
Author: Jeta almakos
Mijëra qytetarë të Shkupit dolën sonte për të shprehur ngushëllimet dhe respektin për vdekjen e të rinjve që humbën jetën tragjikisht në diskotekën “Pulse” në Koçan dhe përmes pankartave që mbanin në duar dërguan edhe mesazhe kundër korrupsionit. “Nuk do të kishte gjak nëse gjithçka do të ishte sipas ligjit”, “Mëkati i tyre i vetëm është se kanë lindur në një sistem të korruptuar”, thuhet në disa nga pankartat e protestuesve. Tubimi filloi me 16 minuta heshtje për tragjedinë e 16 marsit dhe vazhdoi pa fjalime, ndërsa të pranishmit lanë lule dhe qirinj te shatërvani në sheshin e qytetit. Protesta…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, është një nga ministrat që ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm që nga dita kur në Koçan u shënua një nga tragjeditë më të rënda në Maqedoni të Veriut. Dërisa aktorët kryesor të politikës janë përfshira në thashetheme dhe shkëmbim akuzash në lidhje me përgjegjësinë e tragjedisë, Taravari ka qëndruar jashtë çdo diskursi të këtij lloji dhe ka fokusuar çdo energji të tij në mbështetje të të lënduarve nga kjo tragjedi. Ai ka qenë një nga figurat më aktive dhe të pranishme, duke iu përgjigjur me shpejtësi dhe profesionalizëm nevojave të emergjencës që lindën pas kësaj…
Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka dërguar letra ngushëllimi për të vdekurit në tragjedinë e ndodhur në Koçan, presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Nga Ambasada e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut njoftuan se letër ngushëllimi ka dërguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për personat që kanë humbur jetën dhe janë lënduar nga zjarri që…
Nga Qeveria bëjnë të ditur se Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, sot ka zhvilluar takim koordinues me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe me drejtorin e Inspektoratit të Tregut, Vllatko Stojanoski, transmeton TV21. Siç theksojnë nga Qeveria, gjatë takimi është diskutuar për veprimet e deritanishme të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse dhe analiza e detajuar për të gjitha subjektet e regjistruara si kabare, diskoteka, klube nate. Tutje bëjnë të ditur, se që nga dita e nesërme do të fillojë kontrolli në terren i të gjithë subjekteve. “Gjithashtu, ju informojmë se gjatë ditës së nesërme do të fillojë kontrolli në…
Shkruan Lutfi Dervishi Tragjedia e djegies së diskotekës në Koçan, ku 60 persona humbën jetën, ka tronditur gjithë shoqërinë e Maqedonisë së Veriut dhe përtej. Që në orët e para, reagimet publike u drejtuan nga politika. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke komentuar konferencën për shtyp të nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, tha se: “Nuk ka vend për politikë në këtë çështje. Do të përgjigjeni të gjithë, dhe nuk do të ketë mëshirë.” Mickoski ishte i shqetësuar pse Ademi e mbajti konferencën në mesnatë. Po të kishte fjetur nuk do të kishte asnjë problem. Megjithatë, kur flasim për…
Akuza, përplasje, kritika madje edhe kërcënime, nuk kanë munguar nga partitë politike pozitë dhe opozitë, as edhe pas një tragjedie të madhe e të tmershme që përjetoi vendi gjatë ditës së djeshme. Kryeministri Hristijan Mickoski, në rolin e një mësuesi, nuk e ka kursuer veten aspak. Ai i ka dërguar një mesazh kërcënues partisë opozitare shqiptare BDI, ku siç u shpreh Mickoski se “Për veshi do t’i nxjerrin nga shtëpitë e tyre, dhe do të përgjigjen të gjithë! HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Më lejoni t’u përgjigjem atyre që bëjnë konferenca për media në mesnatë, këtu nuk ka politikë,…
Ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski ka deklaruar se deri më tani janë mbi 23 persona të dyshuar lidhur me fatkeqësinë e zjarrit në diskotën “Pulse” në Koçan dhe se 11 nga të dyshuarit janë në paraburgim. Ai theksoi se sot janë ndaluar edhe 5 persona, ku në mesin e tyre është edhe një ish ministër, të cilët po përgjigjen para organeve kompente. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Në SPB Shkup dhe SPB Tetovë janë ndaluar 5 persona dhe janë duke u intervistuar. Mes tyre është edhe një ish-ministër. Janë kryer kontrolle tek dy zyrtarë të Ministrisë…
Lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, sot para mediave ka kërkuar hetim të plotë, transparent dhe objektiv për shkaqet e fatkeqësisë në Koçan, që në këtë mënyrë të rikthehet, siç tha, “besimi i rrënuar i qytetarëve në institucionet e shtetit”. “Ne jemi një shoqëri e plagosur sot. Besimi te institucionet është gërryer dhe nëse duam ta rikthejmë, duhet të ketë një hetim të plotë dhe objektiv, nuk duhet të kursehet askush, as zyrtarët aktualë, as ish-zyrtarët, as nëpunësit civilë. Nuk është çështje politike, por çështje e së vërtetës dhe e drejtësisë. Tragjedia është shumë e madhe për të lejuar një…
OKH Merhamet shpreh ngushëllime të thella për tragjedinë e rëndë që ka goditur qytetin e Koçanit, ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë u plagosën. Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve. Solidarizohemi me të gjithë ata që po përballin këto çaste të vështira dhe qëndrojmë pranë komunitetit të prekur nga kjo fatkeqësi e madhe. Anëtarët e OKH Merhamet urojnë që të lënduarit të shërohen shpejt dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të paparë.
Avioni-ambulancë i dërguar nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit për të transportuar në Stamboll tre persona të plagosur në zjarrin tragjik. Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, në një deklaratë për agjencinë AA, kujtoi se në zjarrin e ndodhur në Koçan humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë. Ulusoy theksoi se autoritetet e Maqedonisë së Veriut i kërkuan Turqisë që disa prej të plagosurve që janë në gjendje të rëndë shëndetësore të dërgohen për trajtim në Turqi. Ai shtoi se falë udhëzimeve të Presidentit Rexhep Tajjip Erdoğan, çështja u…
“Përgjegjësia duhet medoemos të vendoset dhe drejtësia të vihet në vend për çdo jetë të humbur dhe të shkatërruar. Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten”, ka shkruar zv.kryeministri Arben Fetai. “Koçani, Tetova, Besa Trans, Durmo Turs nuk janë thjesht aksidente, ato janë sinonim i korrupsionit që vret në vendin tonë. Tragjeditë që po godasin shoqërinë tonë njëra pas tjetrës kanë një emërues të përbashkët: korrupsionin. Bilanci është i tmerrshëm – 135 jetë të pafajshme të humbura në rrethana mizore. Përgjegjësia duhet medoemos të vendoset dhe drejtësia të vihet në vend për çdo…

