VLEN përmes një reagimi thekson se 20 vjet premtimet boshe të BDI-së po i kthejmë në ndërtim të rrugëve të vërteta. BDI për gati dy dekada në pushtet, por rajonet ku jetojnë shqiptarët mbetën pas. “Asnjë projekt madhor infrastrukturor nuk u realizua, asnjë kilometër autostradë drejt Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Bllacës apo Qafëthanës. Shqiptarët morën vetëm lule, shirita dhe fotografi në Facebook me fytyrat e Artanit dhe Bujarit. Rrugë u ndërtuan gjithkund, përveç atje ku jetojnë shqiptarët. Ndërsa shteti investonte drejt Kriva Pallankës, Shtipit, Koçanit, Radovishit, Strumicës dhe Gjevgjelisë, BDI nuk tregoi interes për ndërtimin e infrastrukturës në pjesën perëndimore të…
Author: Jeta almakos
Ende nuk ka përgjigje zyrtare nga Bullgaria për ti garantuar Maqedonisë se do t’i njihet identiteti dhe gjuha maqedonase si të veçanta dhe të pakontestueshme, njoftoi zëvendës ministrja për çështje evropiane, Viktoria Trajkova. Sipas saj, edhe pse janë në pritje, marrëveshja e propozuar nga kryeministri Mickoski për një rezolutë të përbashkët në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë mund të arrihet gjatë vjeshtës, pas pushimeve. “Ende nuk kemi marrë përgjigje nga ana e tyre, por sipas meje, ajo që duhet bërë është të ecim përpara në shekullin e 21-të dhe të mos merremi më me tema të tilla.…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka bërë një apel publik drejtuar të gjithë shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe personave të papunë të evidentuar si kërkues aktivë të punës, që të aplikojnë në masën 6.2 të programit të punës publike, e cila ka për qëllim mbrojtjen nga zjarret dhe pyllëzimin. Kjo thirrje publike parasheh angazhimin e 400 zjarrfikësve në të gjithë shtetin, ndërsa afati i fundit për aplikim është 23 korrik 2025. Sipas ministrit Limani, përfshirja në këtë masë nuk e anulon të drejtën për ndihmë sociale, por përkundrazi, sjell të ardhura shtesë, përvojë pune, trajnim dhe…
Ndërtimi i autorrugës Shkup-Bllacë figuron që në programin zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet e vitit 2008. Asokohe, ish-zëvendëskryeministri Musa Xhaferi ishte ndër më të zëshmit që e premtonte këtë segment rrugor, me tone bindëse e plot siguri. Që prej atëherë, ky premtim është përsëritur vazhdimisht, si një refren elektoral që nuk njeh as skadencë dhe as ndryshim. Si shumëçka tjetër nga kjo parti, edhe kjo çështje është rrotulluar në vend për afro tri dekada, përjashto ndoshta mandatin 2002–2006. Premtimet e vitit 2008, të formuluara dikur me zell propagandistik, mund t’i gjeni copy-paste në çdo program zgjedhor që nga ajo kohë,…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski përmes një video postimi në profilin e tij në Fejsbuk informon se në segmentin nga Klimeshtani deri në Ohër po punohet intensivisht. Siç njofton ai, në projekt janë përfshirë rreth 1.100-1.200 punëtorë me mbi 400 kamionë dhe më shumë se 100 eskavatorë teksa aktivitetet po kryhen përgjatë gjithë trasesë së autostradës, 20 kilometrat e para të së cilës u lëshuan javën e kaluar. “Në këto tetë muaj, mbi 400 kamionë kanë punuar në segmentin nga Klimeshtani deri në Ohër, mbi 100 eskavatorë të llojeve të ndryshme janë përfshirë gjithashtu në punë, ka edhe makineri të…
Nënkryetari BDI-së Bijar Osmani përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar ndaj VLEN-it në lidhje me punësimet në institucionet shtetërore. Sipas Osmanit. këtë vit kemi rënie prej 2 % të punësimeve në të gjithë administratën shtetërore. Osmani më tutje bën krahasim me qeverisjen e partisë së tij BDI-së ku për çdo vit nga 1500 deri në 2000 shqiptarë janë punësuar në të gjithë Administratën publike. Ndërkaq sot, shkruan Osmani, ka vetëm përjashtime e jo përparime. Postimi i plotë i Bujar Osmanit: Deklarata propaganduese se “këtë vit janë punësuar më shumë shqiptarë se në vitet më të…
Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e rrugës së re Shkup-Bllacë. Koalicioni shqiptar në pushtet e ka vlerësuar këtë si hap konkret që vulos vullnetin për të kthyer në realitet atë që për dekada ka mbetur vetëm premtim. KOALICIONI VLEN “Pas zhvatjes së pafundme dhe ngecjes së qëllimshme nga qeverisjet e kaluara, më në fund po i japim fund manipulimeve me këtë projekt. Në vend të fasadës e propagandës, sot kemi veprim, vendosmëri dhe rezultate. Vetëm një vit pas hyrjes në Qeveri, VLEN po prodhon zgjidhje dhe jo…
VMRO DPMNE sot kanë akuzuar sërish LSDM-në për bashkëpunim me strukturat bullgare anti-maqedonase. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov tha se kanë marrë informacione që tregojnë një lidhje të qartë midis propagandës bullgare anti-maqedonase dhe strukturave politike të lidhura me LSDM-në. Ai thotë se sipas këtyre informacioneve, ekziston një lidhje dhe bashkëpunim i plotë drejt mohimit të identitetit dhe gjuhës maqedonase, sulmit ndaj VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Hristijan Mickoski. MILE LEFKOV, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË “Informacionet tregojnë se qarqe të caktuara në LSDM dhe ata pranë tyre financohen plotësisht nga fondet bullgare dhe deri në atë pikë sa orkestrojnë trillimin dhe përhapjen e…
Në raportin më të fundit të Komisionit Evropian për zgjerimin, “2024 Communication on EU Enlargement Policy”, Bashkimi Evropian ka vendosur një pasqyrë të qartë dhe të pakompromis për Maqedoninë e Veriut: pa ndryshime kushtetuese dhe pa reforma të thella në drejtësi, nuk ka avancim në procesin e anëtarësimit. Raporti thekson se vendi ka mbajtur një përkushtim të qëndrueshëm politik ndaj integrimit evropian dhe ka përmbushur fazën teknike të “screening”-ut në fund të vitit 2023. Megjithatë, progresi drejt hapjes së klasterit të parë të negociatave varet nga zbatimi i reformave kyçe, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, së bashku me Kryetarin e Komunës së Varapçishtit, Isen Shabani do të marrin pjesë në Samitin e 4-t Ndërkombëtar kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (4th International Summit Against Human Trafficking), i cili do të mbahet nga data 21 deri më 23 korrik 2025 në Uashington D.C., Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky samit i rëndësishëm ndërkombëtar, sipas njoftimit të ASH-së, mbledh në një vend liderë shtetërorë dhe vendorë, përfaqësues të qeverive të ndryshme, organizata ndërkombëtare, institucione të drejtësisë, si dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota, për të…
Asistentët arsimor të angazhuar në shkolla nuk mund të fitojnë statusin të punësuar të përhershëm sepse nevojat në shkolla janë të ndryshueshme. Kështu vlerëson ministrja e Arsimit, Vesna Janevska duke kujtuar prindërit e fëmijëve me aftësi të posaçme se asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa asistentë pavarësisht që angazhimi I tyre është I përkohshëm. Kohë më parë, prindërit e disa fëmijëve më aftësi të posaçme ngritën zëerin se ndërrimi I shpeshtë I asistentëve ndikon në përparimin e duhur të fëmijëve. Në një intervistë për radio Evropa e Lirë, Janevska tha se numri i asistentëve në arsimin fillor është 1,876,…
Nga MPB njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme është arrestuar një person nga Kumanova, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarr me koktej molotovi, përcjell TV21. Sipas Policisë, i njëjti kishte qenë i dehur. “Sot (20.07.2025), në ora 02:10, në SPB Kumanovë është raportuar se një person mashkull, në gjendje dukshëm të dehur, ka ndezur bar të thatë me koktej molotovi në hyrje të lagjes Sredorek dhe ka shkaktuar zjarr në hapësirë të hapur. Zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku e kanë hasur personin S. S. (27) nga Kumanova, i cili është…

