Nënkryetari i BDI- së Arbër Ademi ka njoftuar se në mbledhjen në Reçicë të Vogël ata kanë vendosur disa nga emrat me të cilat do të garojnë në zgjedhjet lokale. “Në Çair, kryetari i ardhshëm do të jetë Bujar Osmani, kryetari i komunës së Tetovës, do të jetë Bajram Rexhepi. Të gjithë u votuan unanimisht. Kandidat dhe kryetar i ardhshëm i Zhelinës do të jetë Emir Sulejmani. Po ashtu njëzëri u votuan edhe dy bartës listash. Në Gostivar, bartës liste do të jetë Valdet Xhaferi në Strugë bartës liste do të jetë Faton Pollozhani”, tha Arbër Ademi.
Author: Jeta almakos
Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë pasdite në një depo për skrap makinash në Kumanovë, në rrugën “Industriale”, njoftojnë nga njësia territoriale të zjarrfikësve në Kumanovë. Tre automjete zjarrfikëse ndërhynë në zjarr këtë pasdite. “Për momentin, zjarri është nën kontroll. Në terren kemi dy ekipe, me dy automjete zjarrfikëse. Zjarri është lokalizuar dhe së shpejti do të shuhet plotësisht. Po digjen automjetet e vjetër dhe bari i thatë”, tha komandanti i Njësisë së Zjarrfikjes së Kumanovës, Dejan Ilievski.
Një tjetër fëmijë vdes nga uria në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka kufizuar hyrjen e ndihmës humanitare dhe ka shkaktuar një katastrofë humanitare, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, e cila citon burime në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Rripin e Gazës, 4-vjeçarja Rezzan Abu Zahir vdiq si pasojë e ndërlikimeve nga kequshqyerja dhe uria. Në lajm thuhet se qindra njerëz të të gjitha moshave po përballen me uri të rëndë dhe kequshqyerje në spitalet në Rripin e Gazës. – 17.000 fëmijë në Gaza vuajnë nga kequshqyerja e rëndë Bëhet e ditur se 17.000 fëmijë në…
Një shofer i Ndërmarrjes për Qarkullim Publik në Shkup ka përfunduar në spital pasi paraprakisht, kishte shuar zjarrin që e kishte kapluar autobusin që po e voziste në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, përcjell TV21. “Sot (21.07.2025) në orën 07:16 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup ka shpërthyer një zjarr në një autobus të NQP-së, i cili drejtohej nga S.B., ndërsa ishte në lëvizje nëpër bulevard. Zjarri është shuar nga vetë S.B., i cili më pas është transportuar me autoambulancë në Klinikën e Toksikologjisë në kuadër të kompleksit klinik “Nënë Tereza” në Shkup, për…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua sot me ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Emigrantëve Marokenë të Mbretërisë së Marokut, SH.T. Naser Burita, njpoftojnë nga shtypi i Kuvendit. “Takimi ishte vazhdim i dialogut miqësor midis dy vendeve, me fokus në avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm institucional dhe dypalësh. Kryetari Gashi riafirmoi interesin e Maqedonisë së Veriut për heqjen e vizave me Marokun, si hap drejt lehtësimit të komunikimit, shkëmbimit ekonomik dhe turizmit. Në veçanti, i theksoi mundësitë për bashkëpunim në fushat e ekonomisë, bujqësisë, turizmit, energjetikës, arsimit dhe shkëmbimit të të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi sot se Qeveria po ndjek një politikë të jashtme të pavarur të bazuar në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe hodhi poshtë tezën se vendi po shkon drejt të ashtuquajturës “botë serbe”. “Ne jemi një botë maqedonase. Po punojmë për të zgjeruar interesat e politikës sonë të jashtme”, tha Mucunski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm maroken Nasser Bourita. Mucunski theksoi se kritikat vijnë nga ish-zyrtarë të qeverisë së mëparshme, “karakteristika e të cilëve ishte pranimi i çdo kërkese nga fqinjët…
Mijëra dërgesa arrijnë tek qytetarët e Maqedonisë çdo ditë pa asnjë denarë doganë të paguar — falë anashkalimit të rregullave që platformat e huaja si Temu i përdorin me shkathtësi dhe në mënyrë masive. Viktor Stojkoski, sekretari i përgjithshëm i shoqatës së tregtisë elektronike, thotë se produktet deklarohen me vlerë nën 22 euro (për të qenë pa detyrime doganore dhe TVSH), respektivisht 90 euro (për të qenë pa detyrime doganore) dhe kështu qytetarët marrin produkte më të lira për të cilat nuk mund të garantohet gjithmonë siguria, dhe nga ana tjetër, bizneset vendase që paguajnë rregullisht këto tarifa po luftojnë…
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të komunës së Tetovës i cili sot promovoi një donacion prej 800mi euro që sipas raportimeve vjen nga Serbia. Në postimin e tij Ahmeti shkruan se Kasamit i pengon Edi Rama dhe Denion Mejdani, mirëpo me entuziazëm promovojnë donacionin nga Serbia, shkruan Top24
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN, duke i akuzuar për mungesë reagimi dhe guximi politik në prag të zgjedhjeve lokale dhe pas një vendimi të rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese. Në një deklaratë të shpërndarë sot, Snopçe rikujtoi se kanë kaluar plot 25 ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili anuloi metodologjinë që ndante qytetarët në rezidentë dhe jorezidentë, por sipas tij, “VLEN ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të reflektuar këtë vendim në vendimet qeveritare.” “Si duket, VLENI ende po FLEN,” u shpreh Snopçe në deklaratën e tij. Deputeti i…
Përfaqësuesi i VLEN-it, Muhamed Elmazi, në një konferencë për media akuzoi Komunën e Sarajit për ndërtim të paligjshëm dhe të fshehtë në hapësirat e ish-qendrës rekreative sportive në këtë komunë. Ai theksoi se bëhet fjalë për rindërtimin e një objekti që dikur ishte pronë publike – pishina në Saraj – e cila, sipas tij, është shndërruar në pronë private pa asnjë dokumentacion të publikuar. 🗣️ “Në Saraj po ndërtohet pa informim publik, pa leje ndërtimi të ekspozuar dhe pa asnjë tabelë informuese. Nuk ka asnjë të dhënë për investitorin apo kompaninë ndërtimore. Çdo gjë po bëhet në fshehtësi të plotë,” –…
“155 personat të punësuar me kontrata në Spitalin e Tetovës, do të marrin kontrata të përhershme dhe procedura është e përfunduar”. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, pasi Fondi për Sigurim Shëndetësorë nuk e ka aprovuar vendimin që ata të mbetën në pun. Aliu nuk u përmbajt aspak edhe ndaj akuzave të BDI-së dhe të ish partisë së tij ndaj tij. “Ata çfarë kanë, rrinë të fshehur nëpër qoshe, pas tastierave, duke përhapur gënjeshtra për të mbuluar gjithë zullumet dhe turpet që i bën veçanërisht në shëndetësi. I dëgjuat trillimet 155 persona nga Tetova, gjoja nuk do të punësohen,…
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar vendimin e ri mbi çmimet e derivateve të naftës, i cili hyn në fuqi nga e hëna, 22 korrik 2025, ora 00:01. Sipas vendimit: Çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 ulen me 0,50 denarë për litër, Ndërsa çmimi i dizelit (EURODIESEL BS) mbetet i pandryshuar. Sipas këtij ndryshimi, këto do jenë çmimet: Benzinë motori EUROSUPER BS-95: 75,00 denarë për litër Benzinë motori EUROSUPER BS-98: 77,00 denarë për litër Naftë për automjete EURODIESEL BS (D-E V): 71,50 denarë për litër Vaj djegës ekstra i lehtë 1 (EL-1): 71,00 denarë për litër Mazut M-1 NS:…

