“Ne jemi botë maqedonase”, deklaroi ministri i jashtëm maqedonas Timço Mucunski, pasi partitë politike po ia hedhin fajin njëra-tjetrës për afrimin me të ashtuquajturin projekt “bota serbe”. Pas publikimit të raportit të Parlamentit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, akuzat për afri me konceptin e “botës serbe” kanë tronditur skenën politike në vend. Në raportin voluminoz, i cili u miratua më 26 qershor, u shpreh shqetësimi për ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës dhe u dënua promovimi i konceptit të “botës serbe” nga funksionarë maqedonas. Këto vërejtje shkaktuan përplasje të ashpra partiake, ku partitë ia hedhin…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi gjatë vizitës së sotme në Tetovë, në pyetje të gazetarëve paralajmëroi se zgjedhjet lokale do të shpallen në gjysmën e parë të gushtit. Sipas tij, ajo periudhë është një afat i përcaktuar ligjërisht. “Presim edhe pak për të parë nëse mund të miratojmë ligje dhe të mos pengojmë punën e institucioneve të tjera. Do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë këto ditë në maksimum. Dhe në një datë të caktuar, që është brenda afateve ligjore, do t’i shpallim zgjedhjet, por kjo do të jetë në gjysmën e parë të gushtit”, tha Afrim Gashi, i cili pati një…
Ky ribalancim nuk është zhvillimor dhe nuk është shoqërisht përgjegjës. Është krijimi i një sërë të re mundësish të humbura, borxhesh të fshehura, mbështetjeje selektive dhe llogaritjesh politike afatshkurtra. Ky është një ribalancim për ryshfet parazgjedhor, shërben vetëm për zgjedhjet në tetor, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në debatin e sotëm parlamentar kushtuar ribalancimit të buxhetit për vitin 2025. Bytyqi, në fjalën e tij, theksoi se deficiti buxhetor mbetet në 41.3 miliardë denarë, ose 4% të BPV-së. “Por kjo është tashmë mbi kufirin e lejuar me ligj prej 3%, ose një maksimum prej 3.5% në raste të jashtëzakonshme dhe…
Sot në mbledhjen e qeverisë, u miratua propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor! “Ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e jetesës së pensionistëve, duke i përshtatur përfitimet e tyre me kushtet reale ekonomike dhe nevojat aktuale. Ky vendim nuk vjen i shkëputur, por është vazhdimësi e politikave tona konkrete për mirëqenien e kësaj kategorie të qytetarëve”, vlerson zv/kryeministri Izet Mexhiti. Ai ka shtuar se, “vetëm në nëntë muajt e parë të qeverisjes sonë, kemi rritur pensionet me 5.000 denarë për 340.000 pensionistë, që është dëshmi e qartë se ndryshimet nuk mbesin në…
Një miliard euro është vlera e një projekti në energjetikë, që është përzgjedhur ta bëjë “Kazanxhi Group”. Mes Qeverisë dhe kompanisë turke u nënshkrua memorandum për mirëkuptimi. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski me këtë investim hapen mundësi të reja për industrinë, mbështetet gazifikimi, hapen vende të reja pune dhe forcohet qëndrueshmëria energjetike e vendit. Hristijan Mickoski, kryeministër ”Projekti parashikon tre komponentë kryesorë: Zhvillimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike; Ndërtimin e një rrjeti të shpërndarjes së gazit natyror; Si dhe masa për rritjen e sigurisë së furnizimit me gaz”. Drejtuesi i kompanisë Shaban Xhemil u pyet se a…
Zyrtarizimi i Bujar Osmanit, si kandidatit i BDI-së, për komunën e Çairit, ka përplasur kolicioin VLEN dhe Bashkimin Demokratik për Integrim. Nga VLEN akuzojnë Osmanin se ai gjatë kohës sa ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe kryesues i OSBE-së, ka realizuar 11 takime në Serbi, e asnjë në Kosovë. Ndaj Osmanit, VLEN madje nuk është kursyer aspak, duke drejtuar një sërë akuzash nga më të ndryshmet. VLEN “Brenda vetëm katër viteve si ministër, Bujar Osmani shkoi 11 herë për takime në Beograd, por asnjëherë në Prishtinë. U takua më shpesh me autoritetet serbe sesa me ato kosovare.Në Shkup priti…
Pasditen e sotme, një zjarr shpërtheu në qendër të Koçanit në rrugën “Braqa Stavrovi”. “Ky është një zjarr urban që ndodhi në një shtëpi individuale dhe u përhap në një shtëpi fqinjë (një shtëpi me dërrasa). Shtëpitë janë të tipit kompakt dhe mund të kenë zgjerim shtesë”, thonë nga QMK. Për momentin ka 4 ekipe të Departamentit të Zjarrfikësve të Koçanit dhe 1 ekip të Departamentit të Zjarrfikësve të Koçanit. Ekipet e MPB-së dhe të Shërbimeve Mjekësore Urgjente janë në vendngjarje.
Muaji korrik po shoqërohet me temperatura shumë të larta. Ditët në vijim, janë paralajmëruar të jenë përvëluese. Të premten, temperatura sipas Drejtoris për Punë Hidrometeorologjike do të shkojnë deri në 43 gradë Celsius. Ndërkaq, freskim të motit, pritet të ketë të dielën, ku priten reshje shiu në disa lokacione dhe rënie të lehtë të temperaturave. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike “Deri të shtunën do të mbaj mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Temperatura ditore në disa vende do të kalojë mbi 40 gradë dhe gjithandej do të jetë mbi mesataren për muajin…
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili tha se do ta zgjidh çështjen e punësimit të personelit mjekësor në Spitalin e Tetovës. Nga ASH thonë se “ministri Aliu i mashtroi motrat medicinale, duke u dhënë shpresë për kontrata të përhershme – një premtim që e di shumë mirë se nuk mund ta përmbushë”. “Nuk ka kontrata të përhershme pa konkurs publik! Nuk ka buxhet të ndarë në rebalansin aktual për punësime të reja! Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka konfirmuar me shkrim se nuk ka mjete për këto punësime!”. “E…
Bujar Osmani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Çairit. Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një njoftimi publik, ku theksoi se vendimi është marrë pas konsultimesh të gjata dhe një reflektimi të thellë me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij. Nuk bëhet fjalë për një funksion, por për përgjegjësinë ndaj shtëpisë sonë,” tha Osmani, duke shtuar se qytetarët e Çairit meritojnë kushte më të mira jetese dhe një udhëheqje që i përfaqëson denjësisht. Në mesazhin e tij Osmani theksoi përkushtimin e tij të plotë për ta ndryshuar komunën në mënyrë të thellë dhe njerëzore.…
Sunny Hill Festival 2025 po bëhet edhe më i madh me konfirmimin e Edis, një prej yjeve më të mëdhenj të muzikës pop nga Turqia! Senzacioni muzikor turk do të performojë për herë të parë në Prishtinë, si pjesë e lineup-it spektakolar të këtij edicioni të festivalit. Me miliona klikime në hite si “Benim Ol”, “Martılar” dhe “Arıyorum”, Edis është shndërruar në një prej artistëve më të kërkuar të skenës moderne muzikore turke. I lindur në Londër dhe i rritur në Izmir, ai sjell një përzierje të fuqishme emocionesh, stili dhe ritmi që të detyron të kërcesh. Performanca e tij…
Nënkryetari i BDI- së Arbër Ademi ka njoftuar se në mbledhjen në Reçicë të Vogël ata kanë vendosur disa nga emrat me të cilat do të garojnë në zgjedhjet lokale. “Në Çair, kryetari i ardhshëm do të jetë Bujar Osmani, kryetari i komunës së Tetovës, do të jetë Bajram Rexhepi. Të gjithë u votuan unanimisht. Kandidat dhe kryetar i ardhshëm i Zhelinës do të jetë Emir Sulejmani. Po ashtu njëzëri u votuan edhe dy bartës listash. Në Gostivar, bartës liste do të jetë Valdet Xhaferi në Strugë bartës liste do të jetë Faton Pollozhani”, tha Arbër Ademi.

