Aktivistja e njohur suedeze për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Greta Thunberg, sipas postimeve në rrjetet sociale, dje ka qenë në Tetovë. Ajo ka vizituar aktivitetet për përgatitjen e hapësirave të reja të Qendrës Shoqërore-Kulturore Tetovë. „E vizituam hapësirën e re ku do të zhvendosemi, ku gjatë javës së kaluar, vullnetarë nga komuniteti ynë, së bashku me më shumë se njëqind vullnetarë nga rrjeti ynë ndërkombëtar në Belgjikë, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, punuan intensivisht për ta bërë të mundur këtë tranzicion“, njoftuan nga Qendra Shoqërore-Kulturore.
Author: Jeta almakos
Fushata në Çair sapo ka marrë zjarr, edhe pse zyrtarisht ende s’ka nisur! Fronti Europian ka nxjerrë në skenë një nga figurat e tijj më të njohura , nënkryetarin e BDI-ssë, Bujar Osmanin, i cili tashmë është zyrtarizuar si kandidat për komunën e Çairit. Me përvojën e tij si ministër i jashtëm dhe një profil të njohur në skenën politike, Osmani nuk ka humbur kohë. Takime në lagje, bashkëbisedime me qytetarë dhe mesazhe të qarta në terren – para-fushata e tij ka nisur fuqishëm. Ai ka deklaruar se “Çairi ka nevojë për një vizion të ri, modern dhe evropian”. Se…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se është liruar nga Klinika Universitare për Kirurgji Digjestive dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Përmes një njoftimi publik, Gashi falënderoi të gjithë personelin mjekësor dhe qytetarët për përkujdesjen dhe mbështetjen gjatë ditëve të trajtimit në spital. “Disa ditë pas qëndrimit tim në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive, sot ndjehem mirë dhe pasi u kryen të gjitha kontrollet e nevojshme, jam liruar nga spitali. Falë Zotit, gjendja ime shëndetësore është stabile”, thuhet në njoftimin e tij. Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për drejtorin e…
Kalaja e Shkupit, është zemra e qytetit e lënë pas dore prej vitesh. Sot, kryetari i BNJVL-së së bashku me Ministrinë e Kulturës, filluam rregullimin dhe pastrimin e kësaj hapësire të rëndësishme. Kalaja meriton të jetë e pastër, e denjë dhe e mirëmbajtur për banorët e Shkupit, por edhe për të gjithë vizitorët që vijnë të ndiejnë shpirtin e Shkupit. “Në bashkëpunim me institucionet, do t’i kushtojmë vëmendje të madhe mirëmbajtjes së këtij monumenti kulturor që sfidon kohën dhe dëshmon për ngjarjet historike që ndodhën këtu”, theksoi Orce Gjeorgjievski.
Vizita e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë një zhvillim të rëndësishëm për Aleancën për Shqiptarët: vendosjen e bashkëpunimit me Partinë Republikane amerikane, partia e Presidentit Donald Trump. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në një postim publikoi detaje nga kjo vizitë zyrtare në Washington, ku krahas takimeve individuale, ai mori pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të së djathtës amerikane – Konferencën e Aksionit Politik Konservativ (CPAC), organizata më e madhe e republikanëve në krejt SHBA republikanët në Canon Building, në zemër të Kongresit amerikan. “Kjo vizitë në Amerikë sjell një lajm të shkëlqyer: vendosja…
Koalicioni VLEN ditëve në vijim do të dalë me listat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe të këshilltarëve komunal. Kreu i LD-së Izet Mexhiti, tha se VLEN do të ketë kandidatë edhe për Shkupin. “Do të kemi kandidat për Qytetin e Shkupit, do të shohim se kush do të jetë si për Çairin, si për Shkupin dhe të gjitha komunat tjera. Deri më tani VLEN është përcaktuar të t’i jep përkrahje kandidatit të pavarur Mendi Qyra në Strugë, ndërsa për të gjitha komunat tjera jemi në fund të analizave dhe të bisedimeve. Mendoj se ditëve në vijim ose javës së…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizoi një takim me kongresisten republikane, znj. Nicole Malliotakis. “Sot me kryetarin e komunës së Vrapçishtit, z. Isen Shabanin dhe mikun tonë z. Ilir Rusin patëm një bisedë të vyer me kongresisten republikane znj. Nicole Malliotakis. Kënaqësi!”, shkroi Taravari në rrjetet sociale, duke ndarë edhe fotografi nga takimi. Vizita e Taravarit në SHBA po zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe përfshirjes së tij në forume ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin demokratik në Ballkan. Flaka
Në Shqipëri është mbajtur një tubim në mbështetje të Palestinës dhe për t’i dënuar sulmet dhe masakrat e Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza, ndërkohë e pranishme në tubim ishte edhe aktivistja suedeze e njohur ndërkombëtarisht Greta Thunberg. Qindra qytetarë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë në tubimin e organizuar me thirrjen e aktivistëve dhe me mbështetjen e disa organizatave dhe nismave të shoqërisë civile. Të pranishmit në tubim mbanin flamuj të Palestinës dhe pankarta me mbishkrimet “Liri për Palestinën tani”, “Stop gjenocidit në Gaza”, “Dërgoni ushqim, jo bomba”, “Shpëtojeni Gazën tani”, “Shqipëria qëndron me Palestinën”…
Punonjësit e policisë në Tetovë kanë shpëtuar sot një vajzë e cila ka tentuar të vetëvritet. Ajo ishte dërguar menjëherë të Spitalin Klinik në Tetovë për dhënien e ndihmës mjekësore, teksa lidhur me rastin është privuar nga liria një person, nën dyshimet për prostitucion. “Punonjës policor nga SPB Tetovë, kanë shpëtuar një vajzë që ka tentuar të humb jetën në momentin që kishte provuar të kërcen nga dritarja e një moteli në Tetovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Ngjarja kishte ndodhur në mesditë, kur edhe punonjësit policor, me urdhër të prokurori publik, kanë hyrë dhunshëm në hapësirat e dhomës së…
Kryeparlamentari Afrim Gashi që nga mbrëmja e djeshme qëndron i shtrirë në Klinikën për Kirurgji Digjestive, si pasojë e një komplikimi shëndetësor. Në një prononcim për media, drejtori i klinikës Ognen Kostovski ka deklaruar se bëhet fjalë për ngatërrim zorësh dhe se është problem që mund të zgjidhet me trajtim konservativ dhe se deri në këtë moment, nuk kanë marrë vendim për operim. OGNEN KOSTOVSKI, DREJTOR I KLINIKËS PËR KIRURGJI DIGJESTIVE “Është pranuar në klinikën tonë dhe po trajtohet në mënyrë konservative. Po e ndjekim gjendjen shëndetësore dhe deri tani nuk kemi marrë vendim për operacion. Bëhet fjalë për ngatërrim…
U anulua ende pa filluar seanca për akt akuzat ndajgrupit Bellanoca-Baron. Gjykatësja e lëndës bëri me dije se seanca anulohet përshkak të mungesës së disa avokatëve, të angazhuar nga një pjesë e të akuzuarëve. Të dyshuar në këtë rast janë nëntë persona, Fatlum Ajeti i njohur si Tote, Akif Ramanovski, i njohur edhe si Jusuf Akifi-Baron, Zylqyfli Nuredini, Akif Memishi, Abdulla Sadiki, Shenasi Masllani, Mirvet Masllani, Gani Marku dhe Reshad Isman. Ata akuzohen për më shumë vrasje, e vrasje të dyfishta. Sipas aktakuzës së prokurorisë, organizatorët e grupit kanë marrë vendime dhe kanë dhënë udhëzime specifike për objektivat, lokacionet dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Greqi, u takua me Shefin e Diplomacisë Greke, ministrin Giorgos Gerapetritis. Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut thonë se ministrat shprehën kënaqësi për takimin e sotëm, në një kohë kur të dyja palët janë të përkushtuara për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ata patën një bisedë të hapur dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi disa çështje me interes të përbashkët. Në takim, Mucunski shprehu mirënjohje të sinqertë për solidaritetin që Greqia tregoi gjatë tragjedisë në Koçan dhe emergjencave të fundit…

