“E gjithë Maqedonia po digjet përsëri. Për shkak të paaftësisë së VMRO-DPMNE-së, 20% e sipërfaqes totale të pyjeve dhe kullotave është djegur në zjarre. Ky nuk është patriotizëm, kjo është tradhti ndaj vendit tënd. Kjo qeveri është përgjegjëse, ajo ka dështuar në mbrojtjen e pronës, natyrës, qytetarëve. Që nga java e kaluar, mbi 100 zjarre kanë qenë aktive në territorin e të gjithë vendit. Po digjet në Berovë, Radovish, Vasilevë. Për javën e dytë, Prilep, Makedonski Brod, Kriva Palanka, Zelenikovë, Karbinci, Kumanovë, Likovë, Gostivar, Zhelinë, Nagoriçane”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Nga partia opozitare thonë se qeveria aktuale nuk ka…
Author: Jeta almakos
NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup gjatë ditës së djeshme përsëri konstatoi rritje enorme dhe të pakontrolluar të konsumit të ujit, i cili arrin në rreth 360.000 metra kub në ditë. Si rezultat i gjithë kësaj, sistemi i furnizimit me ujë të qytetit funksionon me presion të reduktuar dhe me ndërprerje të herëpashershme të ujit në disa pjesë të qytetit, thonë nga ndërmarrja publike e qytetit. “Duke pasur parasysh faktin se qyteti i Shkupit furnizohet me ujë të pijshëm nga një burim natyror me sasi të kufizuar me vlerë të paçmuar, nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup u bëjnë…
Izraeli ka shpallur të shtunën në mëngjes një “pezullim taktik dhe të lokalizuar të operacioneve ushtarake” në disa zona të përzgjedhura të Rripit të bllokuar të Gazës, sipas një deklarate të ushtrisë izraelite, të transmetuar nga gazeta “Yedioth Ahronoth”. Pezullimi ka hyrë në fuqi në orën 10:00 sipas kohës lokale (07:00 GMT) dhe përfshin tre zona kryesore: Al-Mawasi, Deir al-Balah dhe qytetin e Gazës, duke mbuluar pjesë të Gazës qendrore, jugore dhe veriore. Al-Mawasi është një brez bregdetar me rërë që shtrihet nga jugperëndimi i Deir al-Balahut nëpër perëndim të Khan Younisit deri në perëndim të Rafahut në jug të…
Për herë të parë në historinë e mërgatës shqiptare në Gjermani, në kryeqytetin e Evropës, Berlin, është hapur zyrtarisht një klasë për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve tanë. Një moment historik që nuk është vetëm lajm i mirë, por gur themeli për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shpirtit shqiptar në diasporë. Kjo arritje vjen falë përkushtimit të pandalshëm të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, dhe vizionit të qartë të qeverisjes sonë, që për çdo shqiptar, në çdo cep të botës, ka vetëm një mesazh: gjuha jonë VLEN! Nuk ka komb pa rrënjë. Nuk ka ardhmëri…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me të rinjtë e Çairit. Mexhiti tha se rinia shqiptare në Maqedoninë e Veriut është jo vetëm e pranishme, por gjithnjë e më shumë kërkon dhe gjen vendin e saj në shoqëri. Energjia, idetë dhe guximi i tyre janë frymëzimi më i madh për çdo hap që hedhim përpara,” u shpreh Mexhiti, duke theksuar se mbështetja institucionale për rininë nuk do të ndalet. Në kuadër të bashkëbisedimit për sfidat dhe nevojat e brezit të ri, Mexhiti prezantoi masat konkrete që tashmë janë në zbatim: Shpërndarja e…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin lidhur me projektin e paralajmëruar për ndërtimin e objekteve të reja në hapësirën e Kalasë së Shkupit, të cilat, në vend të ruajtjes dhe promovimit të vlerave historike, rrezikojnë të shëmtojnë dhe të tjetërsojnë origjinalitetin arkitektonik e kulturor të këtij lokaliteti me rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët. Kalaja e Shkupit është dëshmi shekullore e bashkëjetesës dhe historisë shumëetnike të këtij vendi. Ndërhyrjet e mëhershme që nuk kanë pasur karakter shkencor dhe restaurues, tash po mendohet të plotësohen me ndërtime të reja që as nuk pasqyrojnë realitetin historik, e as nuk respektojnë autenticitetin…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë arrestuar katër shoferë në rajonin e Shtipit, pasi siç thonë, janë kapur duke ngasur automjetet nën ndikim të alkoolit, përcjell TV21. Rasti i parë ka ndodhur sot, në ora 01.48 në Koçan, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria T.S.(36) nga Koçani. Ai është kapur duke ngasur automjet me 2.63 promilë alkool në gjak. Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Aleksandar Makedonski” sot, në ora 02:40, në Makedonska Kamenicë ku është arrestuar Z.M.(35) nga fshati Moshticë. Ai është kapur duke ngasur automjet me targa italiane, por nën ndikim të alkoolit me…
Izraeli ka thënë se është i përgatitur të krijojë korridore humanitare për të lejuar transportin e ndihmave nëpërmjet konvojeve të OKB-së në Gaza. Në një deklaratë, Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) thanë se do të lejonin gjithashtu rifillimin e dërgimit të ndihmës humanitare nga ajri në Gaza. Dërgesat e para përbëheshin nga shtatë paleta që përmbanin miell, sheqer dhe ushqim të konservuar të ofruara nga organizatat ndërkombëtare, shkruan BBC. Njoftimi vjen mes presionit në rritje ndërkombëtar mbi Izraelin për të lejuar më shumë ndihmë në Gaza, pasi organizatat e ndihmës kanë paralajmëruar për uri masive në enklavë dhe raportime për njerëz…
Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet e BE-së nga tetori. Njoftimi i Metas pasqyron një vendim që Google njoftoi nëntorin e kaluar, duke theksuar rezistencën e kompanive të mëdha të teknologjisë ndaj rregullave të BE-së që synojnë të frenojnë pushtetin e tyre dhe të sigurojnë llogaridhënie dhe transparencë më të madhe. Ligji i Bashkimit Evropian, i njohur edhe si Rregullorja për Transparencën dhe Synimin e Reklamimit Politik, i cili do të zbatohet nga 10 tetori, hyn në fuqi për shkak të kërcënimit…
Ende po kërkohet 16-vjeçarja që 3 ditë më parë ra në lumin Vardar, vetë e dyta. Megjithatë, 26-vjeçarja me të cilin ishte 16-vjeçarja, arriti të dalë e gjallë nga lumi, ndërkaq për 16-vjeçaren ende vazhdojnë kërkimet. Këtë e kanë konfirmuar për TV21 nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Qytetarët dhe kompanitë nga Maqedonia gjatë pesë viteve kanë investuar mbi 50 milionë euro në pasuri të paluajtshme në Greqi, tregojnë statistikat e Bankës së Greqisë. Shpërthimi më i madh i investimeve ka ndodhur vitin e kaluar – qytetarët e Maqedonisë kanë investuar 19 milionë euro për banesa buzë detit. Por interesi është i madh dhe shifrat nuk janë përfundimtare – sidomos duke pasur parasysh se një numër i madh blerësve posedojnë pasaporta të BE-së. Kryesisht janë blerë apartamente deri në 50 metra katrorë rreth Selanikut dhe Halkidikit. Të dhënat tregojnë se në vitin 2019 dhe 2020 janë investuar rreth…
Kandidati i pavarur për komunën e Gostivarit, Visar Ademi përmes një video mesazhi ka shprehur mirënjohje për çdo qytetarë që i ka dhënë përkrahje kandidaturës së tij. Ai theksoi se do të përfaqësoj çdo qytetarë, duke mos pasur asnjë përkrahje të logove partive, por duke qëndruar përkrah çdo qytetari. “Në këtë betejë kam përkrahjen e secilit prej jush, të atij të riu që humbi betejën përballë një militanti partiakë për një vend pune. Të atij intelektuali që nuk foli kurrë sepse u shantazhua me largim nga vendi i punës…”, theksoi ndër të tjera Ademi.

