“155 personat të punësuar me kontrata në Spitalin e Tetovës, do të marrin kontrata të përhershme dhe procedura është e përfunduar”. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, pasi Fondi për Sigurim Shëndetësorë nuk e ka aprovuar vendimin që ata të mbetën në pun. Aliu nuk u përmbajt aspak edhe ndaj akuzave të BDI-së dhe të ish partisë së tij ndaj tij.
“Ata çfarë kanë, rrinë të fshehur nëpër qoshe, pas tastierave, duke përhapur gënjeshtra për të mbuluar gjithë zullumet dhe turpet që i bën veçanërisht në shëndetësi. I dëgjuat trillimet 155 persona nga Tetova, gjoja nuk do të punësohen, turp, turp madje për standardet e tyre të gënjeshtrave turpi i madh. Është një teatër i madh, por poena të lira politike mbi supet e njerëzve, që prej vitesh jetonin në pa siguri dhe me shantazh, prandaj e themi sot qartë 155 punonjës në Spitalin Klinik të Tetovës, do të marrin kontrata të përhershme, pikë. Procedura është e përfunduar, kemi dhënë fund një agonie që ata e krijuan dhe ushqyen me rradhë. Ky problem zgjatë me vite, sepse BDI ishte me dekada në pushtet dhe kur nuk u mundua të zgjidhte problem, madje kur edhe Arben Taravari ishte një vit ministër nuk bëri asgjë, vetëm rrinte dhe shikonte se si këta njerëz po poshtëroheshin me kontrata të përkohshme dhe jetonin në pasiguri”, ka deklaruar ministri Azir Aliu, raporton SHENJA.
Data 24.10.2026
Aktuale
- Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas- BE’ja ende pa marrëveshje për t’i dhënë fund ndryshimit sezonal
- Sheshi “Skënderbej” në flakë, ‘pushtohet’ nga studentët/ Gaz lostjellës nga policia, protestuesit përgjigjen me mjete piroteknike
- Protestuesit hedhin molotovë në drejtim të efektivëve, polici merr flakë
- Katër persona kapen duke gërmuar ilegalisht për ar në Kalisht të Gostivarit
- Dasmë së shpejti, Selin dhe Gimbo japin një detaj të rëndësishëm
- (VIDEO) Nga nesër mot me reshje të shiut
- “Jelekverdhët” në Francë bëjnë thirrje për protesta të reja kundër “prirjes autoritare” të qeverisë
- Albin Kurti njofton procesin e zgjedhjeve brenda partisë, Vetëvendosje mobilizon strukturat



