Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se dje (17.07.2025) në Kërçovë, zyrtarët e policisë nga Zyra e çështjeve të jashtme kriminale në Kërçovë i privuan nga liria E.P. (30) dhe A.P. (60) nga Kërçova. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, në shtëpi u gjetën dhe u sekuestruan një qese me një substancë pluhur të bardhë dhe një peshore. Ndërkohë, në një pusetë para shtëpisë u gjetën dhe u sekuestruan 51 pako më të vogla me një substancë pluhur dhe dy pako plastike më të mëdha me një…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe sot ka bërë të ditur dhe disa nga emrat e tjerë që do të garojnë në zgjedhjet lokale të tetorit. Emrat e bërë publik janë për 16 komuna, teksa bie në sy emri i ish-ministres së Mjedisit Jetësor, Kaja Shokova, e cila do të garojë për qytetin e Shkupit. Përveç Shukovës, emrat e tjerë të kandidatëve që sot i bëri publik Filipçe janë: Komuna e Manastirit – Metodija Kunovski Komuna e Vallandovës – Pero Kostadinov Komuna e Vinicës – Goce Milevski Komuna e Zrnovcit – Vanço Mitev Komuna e Kavadarcit –…
Ushtria po modernizohet dhe ne po forcojmë kapacitetet mbrojtëse të vendit përmes prokurimit të pajisjeve të reja ushtarake në përputhje me standardet e NATO-s, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Në një ceremoni ku morën pjesë pjesëtarë të Ushtrisë, Ministri i Mbrojtjes dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, Mickoski theksoi se janë zbatuar dy kontrata që sjellin rezultate konkrete për sistemin mbrojtës të Maqedonisë. “Jam krenar të njoftoj se Ministria e Mbrojtjes ka zbatuar me sukses dy kontrata të rëndësishme për prokurimin e pajisjeve të reja moderne ushtarake – pajisje që janë plotësisht në përputhje me standardet e NATO-s. Ky nuk është…
Në vitin e ri shkollor, Inteligjenca Artificiale do të bëhet pjesë e procesit mësimor për nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se Intelegjenca Artificiale do të gjej zbatim në lëndë të ndryshme nga mësimdhënës të cilët tashmë janë trajnuar për këtë fushë. “Me inteligjencën artificiale, mund të merrni oraret e mësimeve dhe oraret e mësuesve brenda një deri në dy minutash, mund të zgjidhë nevojat e tyre të kontabilitetit, mund të bëjë plane mësimi për mësuesit, nëse ka të dhëna mbi temën që mësohet, mund të bëjë teste, ushtrime dhe shumë…
I burgosuri për rastin e Kumanovës, Nasuf Beqiri i cili vuan dënim me burg në Idrizovë, tanimë dhjetë ditë me radhë po përballet me mos trajtim nga stafi mjekësor i burgut, pasi ankohet për dhimbje të dhëmbit, përcjell Alsat. Pas vizitës së familjes sot në burg, na njoftuan se Beqiri është me dhimbje të mëdha të dhëmbit ndërsa rrezikon që t’i përhapen edhe infeksione të tjera. Beqiri ka kërkuar që të dërgohet në trajtim spitalor por nga burgu i janë përgjigjur se nuk ka policë të mjaftueshëm të cilët do ta organizonin transportin e tij deri në spital. Nga burgu…
Njësi e re e specializuar e sigurisë kibernetike është formua pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ajo do të jetë përgjegjëse për mbrojtjen dhe monitorimin gjithëpërfshirës të sistemeve të informacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të kryejë analiza të vazhdueshme dhe zbulimin në kohë të kërcënimeve kibernetike, do të kryejë instalimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e sigurisë së infrastrukturës së IT-së së ministrisë. “Kjo njësi do të jetë një shtyllë kyçe në mbrojtjen e sovranitetit digjital të MPB-së si institucion që menaxhon vëllimin më të madh dhe më të ndjeshëm të të dhënave personale të qytetarëve të vendit. Siguria…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, dhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, sot nënshkruan marrëveshje për realizimin e një projekti infrastrukturor me rëndësi të veçantë për popullatën lokale. Bëhet fjalë për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Kapazhdoll, një investim në vlerë prej 6.062.922 denarë, me të cilin pritet të përmirësohet ndjeshëm siguria në terren dhe të zvogëlohen rreziqet nga përmbytjet sezonale, informuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Ky intervenim, përveç që do të mundësojë rrjedhjen normale të ujërave atmosferike, paraqet edhe mbrojtje për tokat bujqësore, shtëpitë…
“U pritëm me një përshëndetje sipërfaqësore: ‘Përshëndetje, si jeni?-Fjalë që nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen e një prindi që e ka humbur fëmijën”. Kështu e kanë nisur përshkrimin e takimit të tyre me kryeministrin Hristijan Mickoski familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë në Koçan. Rreth 60 prindër dhe familjarë të viktimave, me kërkesën e tyre, ishin takuar me kryeministrin Mickoski, nga i cili shprehen se kanë ngelur të zhgënjyer dhe të poshtëruar. Në atë takim, duke folur për kërkesën e dëmshpërblimit që u takon familjarëve, sipas tyre nga kryeministri u është thënë se kërkesa është e ngjajshme me…
Nëse Bullgaria pretendon se problemi me fillimin e negociatave me BE-në janë vetëm bullgarët në Kushtetutë, ne propozojmë të paraqesim një Rezolutë të përbashkët në PE që do të konfirmonte veçantinë e identitetit dhe gjuhës maqedonase, thotë deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski. Ai kujtoi se Kryeministri, Hristijan Mickoski, ia bëri këtë ofertë të hapur Presidentit bullgar Rumen Radev dhe qeverisë bullgare. “Nëse pengesa e vetme për integrimin evropian të Maqedonisë është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, atëherë nuk duhet të jetë problem, së bashku me Bullgarinë fqinjË, të paraqesim një rezolutë që do të garantojë identitetin dhe veçantinë gjuhësore maqedonase,…
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në konferecë për shtyp tha se VLEN pas 30 viteve ua kthen shtetin qytetarëve. Ai tha se për dy vjet investojnë 300 milionë euro në projekte lokale, gjë që sipas tij, asnjë qeveri nuk e ka bërë kurrë këtë. Kasami gjithashtu tha se komunat shqiptare në të gjithë Maqedoninë Perëndimore dhe në Shkup, që u lanë në margjina për dekada me radhë, sot po marrin mbi 30% të shumës totale. “Andaj po e them me plot përgjegjësi se padrejtësia historike që u është bërë shqiptarëve nga qeveritë e kaluara i erdhi fundi.…
Gjorgjievski takon përfaqësues te transportuesve privatë të transportit publik në Shkup. Për diskutim rreth sfidave me të cilat përballet transporti publik, ku dhe u bisedua për zgjidhje. ”Transporti urban do të bëhet modern, funksional dhe i arritshëm për të gjithë qytetarët. NQP-ja dhe transportuesit privatë duhet të veprojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe të koordinuar. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijojmë transport publik që do të përmbushë vërtet nevojat e banorëve të Shkupit. Do të ndërmarrim hapa konkretë për të kapërcyer problemet aktuale dhe për të përfshirë përvojat pozitive rajonale – duke optimizuar linjat, duke përmirësuar orarin dhe duke…
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në emisionin “Vetëm Intervistë” në Televizionin Kanal 5, mes tjerash u pyet edhe për çështjen e ndërtimeve pa leje, për çka theksoi se Qeveria ndjek një politikë parimore dhe këtë e vërejnë edhe qytetarët. Ai ishte gjithashtu i prerë se kur bëhet fjalë për shkelje të ligjit, askush nuk do të jetë i mbrojtur. “Së pari, ne si shtet nuk veprojmë në ato raste, MPB mund të veprojë mbi bazë të kallëzimeve dhe kërkesave të Prokurorisë Publike dhe ashtu edhe vepron. Kur i vjen kërkesë, kallëzim etj. nga Prokuroria Publike, atëherë vepron. Sa di unë,…

