Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë pas mbledhjes në Qeveri njoftoi se punëtorët në vend nuk kanë problem të madh me Qeverinë dhe pozitat e tyre, aq sa kanë problem me sindikatat tjera. Sipas Sllobodan Trendafilov, vetëm LSM-ja theksoi kërkesat e punëtorëve si rritja e pagave, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Ai theksoi se diskutimet për rritje vazhdojnë, ku Qeveria theksoi se aktualisht nuk janë kundër rritjes së pagës minimale. Nesër do të mbahet mbledhja e Komisionit për Përcaktimin e Përfaqësueshmërisë. Trendafilov gjithashtu theksoi se punëdhënësit në sektorin privat u tërhoqën nga procesi i negociatave për rritjen…
Author: Jeta almakos
Në seancën e Këshillit për të drejtat e njeriut në OKB, Maqedonia ka votuar kundër dy rezolutave për Palestinën të cilat Këshilli i miratoi. Maqedonia votoi kundër që Izraeli të okupojë territoret palestineze dhe Kundër që të mëvetësohet populli palestinez. Në vendimin e parë kundër votuan vetëm Maqedonia e Veriut, Çekia dhe Etiopia, kurse në vendimin e kundër kundër votuan vetëm Maqedonia e Veriut dhe Çekia. Maqedonia deri më tani asnjëherë nuk ka votuar kundër mëvetësisë së popullit palestinez. Vitin e kaluar, në tetor, Maqedonia u bë anëtare e Këshillit për të drejtat e njeriut në OKB për periudhën 2025…
Trupi ndërresor për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit mbajti seancën e parë në të cilën diplomatët ndërkombëtar dhanë kritikat e tyre për moszbatimin e strategjive të deritanishme dhe efikasitetin e ulët të sistemit të drejtësisë. Buxhet dhe resurse më të mëdha, pavarësi nga ndikimet politike dhe zgjedhje në pozita në bazë të meritave, janë disa nga pritshmëritë e tyre. “Neve na duhet përparim më i madh për ta përforcuar sundimin e ligjit dhe të vendosim baza të reja ligjore siç është Kodi i ri penal. Gjithë kjo është me rëndëi kyçe. Shikoj sinjale inkurajuese që lidhen me aktivitete rreth procedurave…
iPhone origjinal u lansua në qershor të 2007, që do të thotë se ne do të festojmë ditëlindjen e tij të 20-të në 2027. Dhe Mark Gurman i Bloomberg thekson se Apple po shikon një ridizajnim të madh të pajisjes së tij më të rëndësishme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Apple thuhet se do të lansojë iPhone-in e parë të palosshëm në vitin 2027, së bashku me një model të ri iPhone 19 Pro që “përdor më gjerësisht xhamin”. Raporti nuk hyn në shumë detaje rreth asaj që përfshin, por ne po hamendësojmë se kjo do të thotë se…
Sekretarja për media në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt, ka dhënë një konferencë të shpejtë për mediat, ku ka lëshuar lajmin “bombë”, që Kina do të ketë 104% tarifa. Leavitt konfirmoi se tarifat 104% do të fillojnë në orën 00:01, të mërkurën, pasi Kina refuzoi të tërheqë tarifat e saj hakmarrëse kundër Amerikës. Ajo shtoi se Trump beson se Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje. Pothuajse 70 vende kanë arritur të negociojnë tarifat, u tha ajo gazetarëve. Leavitt tha se çdo marrëveshje do të përqendrohet nëse ato janë të mira për punëtorin amerikan. Ata do të kenë një qasje “të…
Kuvendi sot pasdite, në kuadër të seancës së 42-të, e ka miratuar Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, me procedurë të shkurtuar, i cili u miratua me votim të dyfishtë, gjegjësisht edhe me votat e deputetëve të pranishëm, të cilët u takojnë bashkësive, që nuk janë shumicë në vend. Me ndryshimet janë definuar dispozitat, me të cilat rregullohet arsimi i mesëm si i organizuar në mënyrë institucionale, kadrovike dhe përmbajtësore, në mënyrë që mundëson edukimin për të gjithë nxënësit, duke përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, formimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe mbështetjen e nxënësve me…
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, në deklaratë tha se kanë kërkuar mbikëqyrje në lëndën me aktgjykimin për Teodora Ristevskën, e cila është shkelur në një aksident trafiku në Tetovë. Ai thekson se nëse ka lëshime, do të reagojnë. “Menjëherë kërkuam të shohim se çfarë po ndodh, lënda është kërkuar dhe duhet të na dërgohet. Do të bëjmë mbikëqyrje dhe nëse ka lëshime do të reagojmë, nëse gjithçka është në rregull, do të kumtojmë”, tha ai. Pas aksidentit të trafikut në gusht të vitit 2022, autori i cili shkeli 22-vjeçaren Teodora, fillimisht u dënua me tre vjet e gjashtë muaj…
Qeveria sot në seancë e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për dhënien e kontratës shumëvjeçare për prokurim publik për 120 autobusë ekologjikë për transport urban. Siç informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Transportit që të fillojë procedurën e prokurimit publik. Shpërndarja, sqarojnë nga Qeveria, do të bëhet në përputhje me urgjencën, arsyetimin ekonomik dhe nevojat reale të secilës prej njësive të vetëqeverisjes lokale.
Pothuajse katër javë pas tragjedisë në Koçan, vazhdon mjekimi i të lënduarve. Gjithsej 64 pacientë mbeten për trajtim dhe rehabilitim jashtë vendit. Katër prej të lënduarve nga zjarri në Koçan do të dalin sot nga spitali Pirogov i Sofjes në Bullgari, ndërsa po kaq mbeten atje për trajtim. “Sot gjatë ditës pritet të kthehen nga mjekimi në spitalin Pirogov në Republikën e Bullgarisë katër pacientë. Aktualisht pacientët janë duke u kategorizuar sipas nevojave të tyre rehabilituese për të siguruar trajtim të duhur të mëtejshëm për të lënduarit”, Ministria e Shëndetësisë. Prindërit e të lënduarve nga zjarri i tmerrshëm në Koçan,…
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi të hënën se i ka thënë Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që “duhet të jetë i arsyeshëm” për çdo mosmarrëveshje që ai ka me Türkiyen, duke lavdëruar gjithashtu marrëdhënien e tij me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan. “Çdo problem që ke me Türkiyen, mendoj se mund ta zgjidh. Dua të them, për sa kohë që je i arsyeshëm — duhet të jesh i arsyeshëm. Edhe ne duhet të jemi të arsyeshëm”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, ndërsa priste Netanyahun, duke përdorur fjalën e vjetër angleze për Türkiyen. “Bibi, nëse ke një problem me…
Nga koalicioni VLEN thonë se Masat e ndërmarra nga Ministri i Ekonomisë por sjellin efekt në jetën ekonomike të qytetarëve. Nga VLEN thonë se inflacioni ka rënë me -1.3% duke i atribuar këto suksese Qeverisë së re. Koalicioni VLEN konfirmon edhe një herë se kur politika bëhet me përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve, rezultatet nuk mungojnë. Masat e ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, me propozim të ministrit Besar Durmishi, po sjellin efekt konkret në jetën ekonomike të qytetarëve, duke frenuar abuzimet dhe duke ulur çmimet e produkteve bazë. Që nga 20 shkurti 2025, janë vendosur kufizime të…
Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski është në komunikim të vazhdueshëm me SHBA-në për çështjen e tarifave dhe presim një zgjidhje sa më të shpejtë, edhe pse efektet e drejtpërdrejta të vendosjes së tarifave amerikane nuk janë të mëdha si për eksport ashtu edhe për import, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska. “Jemi duke përgatitur ndryshime në Ligjin për tarifat doganore me të cilat mund t’i zvogëlojmë edhe në zero sepse efekti nuk do të jetë aspak i madh, pasi që të gjitha eksportet vitin e kaluar ishin pak mbi 100 milionë euro, që është shumë pak…

