Qeveria e Maqedonisë së Veriut është deklaruar pas takimit që kryeministri Hristijan Mickoski e pati me përfaqësuesit e sindikatave, në kuadër të së cilës u bisedua për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin e sindikatave. Nga Qeveria bëjnë të ditur se Qeveria do ta pranojë çdo marrëveshje për pagën minimale e që del nga dialogu ekonomiko – social. “Qëndrimi i Qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale është i qartë dhe i bazuar në ligj. Gjegjësisht, sipas ligjit, Qeveria është e obliguar ta përcaktojë nivelin e pagës minimale më së voni deri më 31 mars. Qeveria do të pranojë çdo…
Author: Jeta almakos
Nisma qytetare “Kush është i radhës” ka filluar dorëzimin e kërkesave lidhur me tragjedinë në Koçan. Përfaqësuesit e kësaj nisme, thonë se dorëzimi formal vjen pasi nuk ka reagim ndaj kërkesave që janë prezantuar që nga muaji i kaluar. Omer Muhamedi nga kjo iniciativë, paralajmëroi edhe protestën e nesërme, që do të nis nga Qeveria dhe do të përfundojë te Gjykata Penale, ku mes tjerash tha se do të kërkohet drejtësi për 22 vjeçaren, Teodora Ristovska. “Edhe pse kërkesat tona ishin të përgatitura dhe të prezantuara para opinionit që prej muajit të kaluar, nuk kemi asnjë reagim nga ana e…
Pas prototipit “Shota”, Shqipëria do të prodhojë brenda këtij viti të tjera automjete të blinduara që do i shërbejnë Forcave të Armatosura. “Ne jemi në disa bashkëpunime me kompani të huaja dhe këtë vit besojmë se do të prodhojmë disa “Shota”. Nuk do të jetë thjesht një prototip, por një automjet që vepron në terren”, tha Arjeta Puca, administratore e TIMAK. Paqja në botë është e brishtë ndaj edhe shtetet e tjera i kanë hedhur sytë te mjetet ushtarake që do të prodhohen në Shqipëri. “Ne kemi dëshirë që ta nisim me Shqipërinë, por kemi edhe shumë kërkesa nga Gjermania,…
Kryeparlamentari Afrim Gashi ishte nikoqir i koleges sllovene Urshka Kllakoçar Zupançiq, e cila është në vizitë disa ditore në Maqedoninë e Veriut. Që të dy ishin unanim se raportet mes Maqedonisë dhe Sllovenisë janë në nivel të vërtetë, kuptohet me mundësi edhe për thellim më të madh. Zupançiq tha se Sllovenia mbetet mbështetëse e madhe e Maqedonisë në rrugën e saj europiane. “Konfirmuam se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Sllovenisë kanë qenë gjithmonë të forta, të karakterizuara me miqësi të sinqertë, bashkëpunim shumëdimensional, mbështetje të parezervë dhe përkushtim të vazhdueshëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet qytetarëve tanë”, deklaroi kryetari i…
Tarifat e reja ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fuqi më 9 prill. Masat tregtare janë në kuadër të politikës së re tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump, e cila, sipas tij, synon të ringjallë industrinë prodhuese amerikane. Normat më të larta të taksave të importit për dhjetëra shtete dhe territore përfshijnë një tarifë masive prej 104 për qind ndaj mallrave kineze dhe 20 për qind për produktet nga Bashkimi Evropian. Ky rund i ri tarifash hyn në fuqi të mërkurën, pasi më 5 prill nisën së zbatuari tarifat bazë prej 10 për qind për…
E kanë dëmtuar buxhetin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore rreth 22 milion denarë, Policia Financiare ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për drejtuesin dhe tre zyrtarëve të tjerë të “Pin Petrol” nga Kumanova. Ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ”Përvetësim”, “Puna e pakujdesshme në shërbim”. Drejtoria e Policisë Financiare “I dyshuari i parë D.P. në cilësinë e drejtuesit të Pin Petrol Kumanovë, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se nga ana e subjektit juridik ‘Pin Petrol’ nuk bëhet pagesë permanente dhe e rregulltë e mjeteve financiare të kompensimit për rrugë publike të…
“Njerëz të afërt me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po përfitojnë nga afërsia me këtë të fundit për të ndryshuar Planet Detale Urbanistike të qytetit”, reagojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, lidhur me siç thonë ata, kaosin urbanistik në Komunën e Tetovës. Nga BDI thonë se nuk janë të pakta rastet kur në Tetovë ngriten objekte pa pasur leje të ndërtimit, dhe ndërkohë në bashkëpunim me komunën i legalizojnë ato, në mënyrë jo të ligjshme. Pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Besa, në Tetovë po lulëzon mafia urbane. “Edhe sot jemi bërë top-temë në mediat prestigjioze ndërkombëtare dhe…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit, Rijad Shaqiri thotë se bisedimet brenda koalicionit VLEN nuk mund të bëhen me ultimatume. Sipas tij mes liderëve të VLEN-it nuk ka përplasje e përçarje por thjeshtë prezantim të qëndrimeve. Shaqiri thotë se brenda Kuvendit, për momentin nuk ka bisedime sa i përket zgjedhjeve lokale. Shaqiri tha se funksionimi i tyre tani për tani është në kuadër të VLEN-it ndërsa në të ardhmen, do të veprojnë ashtu siç do të vendosë kryesia e partisë. “Bisedimet nuk bëhen me ultimatume prej një javë apo dy javë. Ne kemi dhënë një draft version i…
Pasditen e sotme ka shpërthyer zjarr në një varrezë veturash prapa Spitalit Psikiatrik në Bardovc. Zjarrfikësit e Shkupit njoftojnë se pesë vetura janë djegur, por nuk ka të lënduar dhe nuk është prekur spitali, përcjell “Lokalno”. “Zjarri është shuar. Kanë intervenuar 4 automjete dhe 10 zjarrfikës. Bëhet fjalë për vetura të vjetra nga të cilat po rishiteshin për pjesë”, thonë nga Zjarrfikësit e Shkupit.
Maqedonia e Veriut ishte ndër dy shtetet e vetme që votuan kundër mëvetësimit të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Votimi në këtë formë ka ngjallur reagime të shumta në opinion. Deputetja e koalicionit VLEN Imërlije Saliu ka kundërshtuar hapur këtë votim dhe për të njëjtën ka kërkuar sqarim nga Qeveria. Sipas Saliut, duke u rreshtuar kundër shumicës dërrmuese, vendi ynë duket se shpërfill të drejtën e vetëvendosjes dhe nevojën për t’i dhënë fund pushtimit Izraelit. IMËRLIJE SALIU, DEPUTETE E VLEN-IT ‘’E gjykoj si gjenocid atë që ndodhë në Palestinë, unë si deputete e Kuvendit të RMV distancohem nga…
Drejtësia” dhe “Ndikimi në Drejtësi” ka përplasur në mënyra deklarative Bashkimin Demokratik për Integrim dhe koalicioni VLEN. Nga opozitarja BDI deklarojnë se kapja e drejtësisë pranohet publikisht nga partnerët e qeverisë. Sipas tyre, shteti nuk mund të ndërtojë të ardhme evropiane mbi themelet e një drejtësie të kapur. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Deklaratat e dhëna dje nga Izet Mexhiti, një nga drejtuesit e një partie të vogël brenda koalicionit qeverisës, janë tronditëse dhe thellësisht alarmante për çdo qytetar që beson në shtetin e së drejtës. Në një dalje televizive në një nga mediat proqeveritare, z. Mexhiti deklaroi se “nëse Taravari…
Gjykata Penale në Shkup ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për drejtorin e Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative në Shkup, Muhsin Arifi, dhe një person tjetër, të dyshuar për marrje ryshfeti në shumë prej 20.000 euro për të pranuar një pacient të sëmurë në këtë institucion. “Sipas propozimit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykata caktoi paraburgim për të dy të dyshuarit M.A. dhe B.A. për shkak të ekzistimit të rrezikut për arratisje, ndikim ndaj dëshmitarëve dhe mundësisë për përsëritje të veprës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. Sipas Prokurorisë, Arifi,…

