Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se një marrëveshje mbi platformën sociale “TikTok” me Kinën është në “tryezë” pavarësisht luftës tregtare në përshkallëzim midis dy vendeve, raporton Anadolu. “Kina nuk është saktësisht e emocionuar për nënshkrimin e saj”, tha Trump në Zyrën Ovale. “Ne kemi një marrëveshje me disa njerëz shumë të mirë, disa kompani shumë të pasura, që do të bënin një punë të shkëlqyer me të, por do të duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë me Kinën”, tha presidenti amerikan. “Është mjaft në tryezë. Mendoj se Kina do të dëshirojë ta bëjë…
Author: Jeta almakos
Mediat online, apo të njohura ndryshe si portale pritet që së shpejti të përfshihen në rregullativën ligjore. Propozim ligji për këtë, i hartuar nga Ministria e Transformimit Digjital, tash më është në procedurë parlamentare dhe pas hyrjes së tij në fuqi, mediat online duhet të plotësojnë disa kushte që të njihen ligjërisht si media dhe të realizojnë të drejtat që kanë mediat e tjera. Ligji, mes tjerash parasheh formimin e një regjistri në kuadër të Agjencisëpër Shërbime Audio dhe Audiovizuele, ku mediat online duhet të paraqesin se kryejnë veprimtari mediatike, gjë që deri më tani, ka qenë e parashikuar vetëm…
Mungesa e higjienës dhe kushteve për mësim në shkollën fillore “Panajot Ginovski” në komunën e Butelit ka detyruar prindërit t’i ndalin fëmijët nga mësimi për disa ditë. Ajo që detyroi prindërit për këtë vendim ishte paraqitja minjve jashtë dhe brenda objektit të shkollës duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve. Disa nga nxënësit që anketuam për Alsat tregojnë në detaje për kushtet në shkollë ndërkohë që kamerat e mediave nuk u lejuan të filmojnë brenda shkollës. “Gjendja është shumë e tmerrshme, higjiena është e paskajshme, është shumë papastër. Këto ditë kemi hasur edhe minj që po qarkullojnë në shkollë, nuk është vend…
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në RMV u distancua nga punonjësi i cili jepte të dhëna nga qytetarët që më pas keqpërdoreshin për të tjerët për të marrë “kredi të shpejta” nga kompanitë financiare në emër të tyre. FSSH-ja njoftoi se mbështet plotësisht punën e institucioneve kompetente dhe se i ka ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zhvillimin e hetimeve lidhur me njoftimin e Prokurorisë Publike të Shtetit për nisjen e hetimeve për mashtrim me të ashtuquajturit “kredi të shpejta” dhe për fillimin e procedimit penal ndaj një zyrtari në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. “Veprat penale që janë objekt i…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca mund të njohë zyrtarisht shtetin palestinez brenda pak muajsh, me shumë gjasa gjatë një konference të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në qershor. Në konferencën që pritet të mbahet në Nju Jork, pritet të diskutohet zgjidhja e konfliktit izraelito-palestinez. Në një intervistë për televizionin France 5, Macron tha: “Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe do ta bëjmë këtë në muajt e ardhshëm.” Ai bëri të ditur se qëllimi i Francës është të bashkëkryesojë konferencën së bashku me Arabinë Saudite, duke shtuar se njohja e shtetit palestinez do të jetë…
Emërimi i Petar Bogoevskit në pozitën e udhëheqësit të Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane ka ngjallur reagime të shumta mes partve politike në vend. Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon ashpër vendimin e Qeverisë për të emëruar Bogojevskin udhëheqës në një institucion që ka për qëllim t’i afrojë të rinjtë me vlerat evropiane, e jo t’i ofendojë dhe t’i poshtërojë ata. Sipas integristëve, emërimi i një personi i cili tërë karrierën e tij publike dhe politike e ka ndërtuar mbi fyerje dhe nënçmime ndaj shqiptarëve, paraqet një provokim të drejtpërdrejtë. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Veçanërisht ironike dhe tragjike është që…
Zëvëndësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka njoftuar që sot është takuar me përfaqësues të BNVJL-së me të cilët kanë diskutuar nevojën e një procedure të unifikuar për vendosjen e pajisjeve urbane në të gjitha komunat. “Së bashku me ministrin Aleksandar Nikolloski, zhvilluam një takim konstruktiv me BNJVL-në, ku diskutuam për nevojën e një procedure të unifikuar për vendosjen e pajisjeve urbane në të gjitha komunat. Do të themelojmë një grup pune të përbashkët për hartimin e një Rregulloreje të re, që do të mundësojë standardizim, transparencë dhe efikasitet në këtë proces. Komunat janë partnerë të rëndësishëm për…
Laramani profesionesh të kandidatëve për anëtarë në këshillin programor të Radio Televizionit të Maqedonisë të cilët sot morën dritë jeshile nga komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend. Kush profesor, kush jurist, kush inzhinier i elektroteknikës, kush muzikant, kush aktor e kush politikolog. 24 nga 37 kandidatë plotësojnë kushtet dhe mund të marrin pjesë në debatin publik për biografinë e tyre. 13 prej kandidatëve nuk kishin dorëzuar dokumentacionin e plotë dhe nuk kaluan në komision. Për këtë, deputeti Halil Snopçe dha vërejtje që kandidatët të paralajmërohen nëse kanë harruar të dorëzojnë ndonjë dokument. “Nëse kandidati nuk ka përvojë të mjaftueshme,…
Komuna e Çairit po vazhdon me përkushtim realizimin e projekteve infrastrukturore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët. Në rrugën Dizhoni 17 është përfunduar me sukses ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimit fekal në gjatësi prej 180 metrash, duke përmirësuar infrastrukturën për 35 amvisëri të kësaj zone. Aktualisht janë duke u zhvilluar përgatitjet për fazën e radhës – instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, i cili do të mundësojë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë për banorët e lagjes. Ky projekt është pjesë e strategjisë së Komunës së Çairit për ndërtimin e një…
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, përmes një pasqyre të shkurtër ka arritur të përmbledhë punën e qeverisë së re, përgjatë kësaj periudhe 10 mujore. “Në shëndetësi, pagat u rritën me +5% në mars. Kapitacioni për mjekët amë dhe gjinekologët u rrit me +33% (nga 75 në 100 denarë), ndërsa për dentistët me +23% (nga 61 në 75 denarë). Deri në fund të mandatit, pagat në këtë sektor do të kenë një rritje të përgjithshme prej +50%. Në arsim, pagat u rritën me +7%, si hap i parë drejt rritjes totale prej +46% deri në fund të mandatit – për të rikthyer dinjitetin…
Pika kufitare Bllacë është ndër më të ngarkuarat dhe më të përfolurat e fundit. Kjo për shkak të radhëve të gjata kilometrike dhe pritjeve të gjata të qytetarëve për hyrje dhe dalje nga Maqedonia-Kosovë. Por tani ka shpresë se kjo po merr fund ngadalë, përcjell “Tv21”. Pas disa vonesave në fillimin e “One Stop Shop” në pikën kufitare “Blacë”, tashmë është bërë e ditur se do të fillojë të shtunën, më 12 prill. Kryeministrat e RMV-së, Hristijan Mickoski dhe të Kosovës, Albin Kurti, pritet të marrin pjesë në hapje të shtunën, e cila paraqet një hap të rëndësishëm simbolik drejt…
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misjallovski, ka deklaruar se ministria të cilën drejton ai, ndan mbi 32 për qind nga buxheti për modernizim të Armatës , e që është sipas tij, mbi 20 për qind se sa që kërkon NATO. Ai ka informuar se këtë vit përfundon marrëveshja që e kanë me Turqinë , ndërsa deri në fund ai tha se pritet të arrijnë edhe disa raketa nga Turqia. VLLADO MISJALLOVSKI,MINISTËR I MBROJTJES “Kemi më shumë marrëveshje për modernizim. Punojmë për t’i përfunduar marrëveshjet për arritje të ‘strajkerëve’ dhe shpresojmë se do të arrijnë deri në fund të këtij viti siç…

