Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja ka shkruar në rrjetet sociale, pas hapjes së “One stop shopit”, mes Maqedonisë dhe Kosovës . Qehaja, siç transmeton Ora24.tv ka shkruar mes tjerash se në diplomaci rezultatet rrallë janë të prekshme por atëherë kur vërtetë arrihen është kënaqësi e veçantë. “Sot në një ceremoni solemne kurorëzuam punën e angazhimin pothuajse tre vjeçar për hapjen e pikave të përbashkëta kufitare në mes & në Hani i Elezit/Bllacë dhe Glloboqicë/Jazhincë. Ky model i bazuar në konceptin “hyrje-hyrje” dhe vetëm me një kontroll është në funksion të lehtësimit të qarkullimit të…
Author: Jeta almakos
Në përurimin e sistemit “One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeminsitri i Parë, Izet Mexhiti. Mexhiti në fjalën e tij tha se nga sot Maqedonia e Veriut dhe Kosova po e nis një histori të re për zhvillim dhe përparim. Tutje Mexhiti potencoi se me vendosjen në funksion të sistemit “One Stop Shop” të dy vendet (Maqedoni-Kosovë) hedhin hapin e radhës drejtë konceptit “Europa pa kufijë”.
Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it sot gjatë qëndrimit në pikën kufitare Shkup-Bllacë ku po bëhet përurimi i fillimit të projektit “one stop shop” tha se këtë e bëri VLEN në periudhë rekorde për nëntë muaj. “Kjo qeveri për nëntë muaj e bëri shpresoj që së shpejti bëhet edhe rruga Shkup-Bllacë pasi kjo është në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe shumë shpejt do të fillojnë edhe punimet në rrugën Tetovë-Prizren”, tha Arben Taravari.
Potenciali për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh me Greqinë në disa fusha theksohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski në bisedën me korrespondenten e MIA-s gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik të Delfit dhe zbulon se janë paralajmëruar Kreu i diplomacisë mori pjesë në Forumin e dhjetë jubilar Ekonomik në Delfi, që njëherësh për të është edhe pjesëmarrja e parë në konferencën tradicionale vjetore dhe dje u takua me homologun e tij grek Jorgos Gerapetritis, i cili e mirëpriti ngrohtësisht. Mucunski, në bisedën me korrespondenten e MIA-s nga Athina, thekson mundësinë e…
Në kuadër të projektit “BE për ajër të pastër”, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, mori pjesë sot në një aktivitet simbolik në shkollën fillore “Liria”, së bashku me përfaqësues të UNOPS. Ky projekt, i financuar nga Bashkimi Evropian, ka për synim përmirësimin e cilësisë së jetës nëpërmjet masave konkrete për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë këtij aktiviteti, në oborrin e shkollës “Liria” u mbollën 40 fidanë, duke e çuar në 80 numrin e përgjithshëm të pemëve të mbjella në kuadër të këtij projekti: 30 në parkun NATO dhe 10 në shkollën “Tefejuz”. Projekti përfshin gjithashtu investime në sisteme moderne…
Në Sofje sot dhe dje është mbajtur takimi i 35-të i Komisionit të përbashkët ekspert multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore, kumtoi kryetari i ekipit të Maqedonisë së Veriut, prof.dr. Vanço Gjorgjiev. Gjatë hapjes së takimit, ekipi i Maqedonisë së Veriut shprehu mirënjohje për Republikën e Bullgarisë dhe institucionet e saj për ndihmën e dhënë gjatë përkujdesit dhe mjekimit të të pësuarve nga tragjedia në Koçan, si dhe ndaj shoqërisë dhe qytetarëve bullgarë për ndjeshmërinë dhe solidaritetin e shprehur. Takimi u zhvillua në një atmosferë pune dhe konstruktive, për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit por se nuk pari…
Dosja hetimore e rastit të vdekjes së Vedat Ademit, e nxjerr ekskluzivisht në Emisioni “Inside21” tregon se i ndjeri ka vuajtur nga gurët në tëmth, duke e bërë që të kthehet nga Gjermania në Kumanovë për tu mjekuar dhe eventualisht për t’ju nënshtruar një intervenimi kirurgjikal. Sipas raportit, i ndjeri Vedat Ademi së pari është paraqitur në Emergjencë natën e 16 Marsit, ku është pranuar nga doktori kujdestar Asim Ademi, duke i dhënë infuzionin me përbërës pa analgin. Dokumentët zbulojnë që doktor Asimi Ademi është konsultuar me kirurgun Zoran Gjeorgjievski për kurim të mëtutjeshëm në spitalin ditor. “Dr. Zoran Gjeorgjievski,…
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila qëndron për vizitë në Türkiye në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalya (ADF2025), raporton Anadolu. Edicioni i 4-të i ADF2025-tës, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes, nën kujdesin e presidentit Erdoğan, ka filluar sot në qytetin turk Antalya dhe do përfundojë të dielën. Tema e këtij viti e forumit është “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar” dhe ajo pasqyron nevojën urgjente që diplomacia të ripohojë veten si një forcë stabilizuese, në mes të ndarjeve globale në rritje.
Me prerje simbolike të shiritit nga ana e Ministri të Shëndetësisë, Arben Taravari sot në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit u lëshua për përdorim reparti i rikonstruktuar për mjekësi interne. Ai gjatë vizitës promovoi edhe disa investime në institucionin më të madh shëndetësor në komunën e Gostivarit, ku nga fillimi i vitit janë investuar 12 milionë denarë. Qëllimi, siç tha ministri Taravari, është që pacientët të kenë kushte dinjitoze dhe shërbime më të mira shëndetësore. “Një pjesë e repartit të brendshëm është rinovuar tërësisht dhe tani kushtet për pacientët janë dinjitoze. Me këtë Spitali i Përgjithshëm bëhet lider në investimet…
Bashkësia Fetare Iislame e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Bosnjës dhe Hercegovinës në ambientet e BFI-së në Shkup kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu memorandumin e nënshkruar e ka cilësuar si historik dhe ka njoftuar se ky bashkëpunim do të ndikojë në shkëmbimin e përvojave të dy institucioneve fetare në shumë sfera. Fetahu tha se ky memorandum është një reflektim i lidhjes që bashkon dy komunitetet, lidhje kjo që sipas tij është e rrënjosur në respektin e ndërsjellë, vlerat e përbashkëta dhe besimin e palëkundur. SHAQIR EF FETAHU, KRYETAR I BFI-SË “Ky memorandum definon bashkëpunimin në…
Besnik Emini është kandidat që ka marrë më shumë vota për ushtrues detyre drejtor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve. Pesë me katër kanë qenë votat e Këshillit të ITKSH-së për Besnik Eminin karshi Isamedin Bakiut, kandidatit që konsiderohet i afërt me Alternativën e Zeqirija Ibrahimit, shkruan gazeta KOHA. Nëntë anëtarë janë gjithsej në ITKSH, 6 të brendshëm dhe tre të jashtëm – që të tre të emëruar nga Qeveria. Anëtarë të jashtëm kanë qenë Isak Sherifi, Fehari Ramadani dhe Avzi Mustafa. Emërimi përfundimtar duhet të “vuloset” nga Qeveria, e cila zakonisht vepron njëjtë sikurse vendimi i Këshillit të…
Ministria e Shëndetësisë informon se sot planifikohet kthimi i shtatë pacientëve nga Vjena, Ankara, Madridi, Varshava, Maribori, Athina dhe Selaniku, me ç’rast në qendrat mjekësore jashtë vendit do të mbeten për trajtim 48 pacientë. Nga MSH thonë se gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike. Në spitalet brenda vendit aktualisht po trajtohen 7 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën Kirurgjike “Shën Naum Ohërsi”, një në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, si dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina””. “Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht e ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar,…

