Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, thotë se nuk ka argumente për ndërhyrjen eventuale të kryeministrit shqiptar Edi Rama në përçarjen e koalicionit VLEN, që ndodhi vetëm disa ditë pas takimit që patën presidenti shqiptar Bajram Begaj dhe ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Mejdani, me liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut. “Sa i përket kryeministrit të Shqipërisë, unë nuk kam fakte dhe argumente se është pjesë e kësaj loje dhe nuk mund të drejtoj gishtin edhe përkundër faktit që unë në momente të caktuara kam shprehur mendimin tim se ndoshta për shkak të lidhjeve të gjata të bashkëpunimit…
Author: Jeta almakos
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi ashpër veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, akuzoi qeverinë izraelite për kryerjen e masakrave pa dallim kundër palestinezëve dhe kritikoi heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare. “Në një gjendje të çmendurisë së plotë, qeveria izraelite po masakron palestinezët pa asnjë dallim”, tha Erdoğan gjatë një takimi të një grupi parlamentesh në mbështetje të Palestinës në Istanbul. “Gazetarët po vriten në Gaza ndërsa mediat globale po qëndrojnë spektatorë. Fëmijët po vriten ndërsa mbrojtësit e të drejtave të njeriut vetëm shikojnë”, shtoi ai. Erdoğan kritikoi vendet perëndimore për ato që ai i përshkroi si standarde të dyfishta,…
Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot pasdite ka njoftuar se punonjësit në institucionet kulturore do t’i marrin pagat me rritjen e nevojshme në dy ditët e para të punës të javës së ardhshme, në përputhje me Ligjin dhe Marrëveshjen kolektive. “Sjhkaqet e vonesës janë për shkak të barazimit të përllogaritjeve të pagave me Ministrinë e Financave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Sindikata e kulturës paraprakisht përmes një komunikate ka shprehur pakënaqësi për pagat e papaguara të muajit mars për shkak të, siç thonë ata, harmonizimit të parakohshëm me pagën minimale në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes kolektive…
Nga sot, shitësit me pakicë janë të detyruar të publikojnë çmimet e shitjes së produkteve në baza ditore. Çmimet duhet të publikohen në faqet e tyre të internetit në një pjesë të veçantë dhe të përditësohen çdo ditë deri në orën 10:00. Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi thotë se tregtarët kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me këtë detyrim të ri ligjor dhe se është në interes të qytetarëve. Detyrimi ligjor vlen për të gjithë tregtarët, përveç atyre me deri në 10 punonjës. “Transparenca duhet të jetë më e madhe nga ana e marketeve, qytetarët duhet të dinë…
Ukraina ka njoftuar se Kievi dhe Uashingtoni kanë nënshkruar një memorandum si një hap fillestar drejt arritjes së një marrëveshjeje për burimet minerale në Ukrainë, një marrëveshje e promovuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump. Edhe pse të dy vendet ishin gati në shkurt për të nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim mbi burimet natyrore, ajo u vonua pasi një takim në Zyrën Ovale midis Trumpit dhe udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelenskiy u shndërrua në një debat, shkruan Reuters. “Ne jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e memorandumit me partnerët tanë amerikanë”, tha Yulia Svyrydenko, zëvendëskryeministrja e parë dhe ministrja e ekonomisë e…
Sulmet intensive të Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës, si dhe mbyllja e portave kufitare që nga 2 marsi, duke parandaluar hyrjen e furnizimeve me ndihma dhe karburantet, kanë thelluar më tej krizën humanitare në rajon, raporton Anadolu. Nën organizim të organizatave humanitare, në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore u shpërndanë ushqime të nxehta ndërsa banorët po përballen me një krizë të rëndë humanitare. Ushtria izraelite rifilloi sulmet vdekjeprurëse në Gaza më 18 mars, duke prishur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në janar. Mbi 51.000 palestinezë, shumica prej tyre gra…
Aleancat e sapoformuara për bashkëpunim ushtarak në Ballkan mbeten pa anëtarë të rinj për momentin. Zyrtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë theksuar se ftesa është e hapur për Bullgarinë, por nuk ka konfirmim nga Sofja për anëtarësim. Sipas informacioneve, kjo aleancë është e hapur edhe për Maqedoninë e Veriut, por liderët shtetërorë të vendit nuk e kanë komentuar publikisht ofertën. Pas formimit të kësaj aleance, Hungaria dhe Serbia arritën një marrëveshje të ngjashme, dhe Republika Srpska është e interesuar për t’u bashkuar. Vetëm zëvendësministri i Jashtëm i RMV-së, Zoran Dimitrovski e vlerësoi publikisht bashkëpunimin e ri ushtarak në Ballkan.…
Mëngjesin e sotëm Haraçina u vërshua nga forca të shumta policore me automjete të rënda, të cilët ishin pozicionuar në vende strategjike. Më vonë policia bëri të ditur se cak i tyre mëngjesin e sotëm në Haraçinë ka qenë një person i cili kërkohej me fletarrest qëndror. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme bëhet fjalë për 40 vjeçarin me iniciale A.B. i cili duhet të vuaj denim për dy vepra të kryera penale. MPB “Sot rreth orës 08:30 në fshatin Haraçinë, pas ndërmarrjes së masave operative – taktike, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria A.B. 40 vjeçar nga Shkupi.…
Partia në pushtet VMRO-DPMNE përmes një komunikate thonë se me ditë të tëra LSDM dhe lideri Venko Filipçe po refuzojnë që të përgjigjet për dyshimet se posedojnë “Vizë të Artë” për në Dubai. Ata i drejtohen LSDM-së duke thënë se pasi Zaev po ndërton aty një pallat të lartë, sa milionë euro ka “transferuar” Filipçe në Dubai për të marrë një dokument të tillë, meqënëse siç thanë ata, dihet publikisht se marrja e vizës së artë përfshin investime prej disa milionë eurosh. VMRO-DPMNE “LSDM-ja dhe lideri Venko Filipçe me ditë të tëra refuzojnë të përgjigjen për dyshimet se posedojnë “vizë…
Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se përfaqësuesit e koalicionit VLEN po zhvillojnë bisedime me disa prej partive të “Frontit Evropian” për përfshirjen e tyre në Qeveri, pas largimit të Taravarit nga VLEN-i. Kasami tha se bisedimet po zhvillohen edhe me eksponentë të ASH-së së drejtuar nga Ziadin Sela. “Po them edhe një herë që janë disa parti politike duke pasur parasysh faktin që në pjesën të koalicionit të BDI-së kanë qenë diku 9 parti politike, disa prej të cilave janë parti individë, disa me dy e me më shumë. Nga gjithë ky…
Fatkeqësisht, ajo që kemi parë deri më tani nga rrjedha e hetimeve është selektiviteti dhe është kontaminuar nga deklarata dhe veprime të caktuara politike. Për këto arsye do të duhet të bëhet një ndryshim në drejtim të gjetjes dhe dënimit të fajtorëve të vërtetë për tragjedinë në Koçan, theksoi deputetja e LSDM-së Slavjanka Petrovska në emisionin “Analiza” në “Tv 24”. “Hetimi është kontaminuar më së shumti nga deklaratat politike të ministrit të Brendshëm, i cili përkohësisht mori rolin e kryeprokurorit në vend, dhe natyrisht në ditën e parë nga kryeministri Mickoski, duke vënë në dukje fajtorët, duke mbrojtur, për shembull,…
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me Nicole Varnes, zëvendës shefe e Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup. Në fokus të bisedës ishte forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe mbështetja e vazhdueshme amerikane në luftën kundër korrupsionit në vend. “Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk njohin kufij. Këto janë sfida transnacionale që kërkojnë përgjigje të përbashkët, angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të thelluar ndërkombëtar”, u shpreh Fetai pas takimit. Ai theksoi se mbështetja konsistente nga Shtetet e Bashkuara dhe partneriteti i ngushtë me Ambasadën amerikane janë thelbësore për zhvillimin demokratik dhe sundimin e ligjit…

