Author: Jeta almakos

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka uruar qytetarët e besimit të krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh reflektimi, shprese dhe angazhimi të përbashkët për një të ardhme më të mirë. Në urimin e tij, Mickoski nënvizon sfidat me të cilat përballet shoqëria sot, duke theksuar se Qeveria mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave themelore si familja, edukimi, morali dhe shpirtërorësia. Urimi i plotë i Kryeministrit Mickoski: “Në një kohë të ndryshimeve të shpejta shoqërore, përparimeve teknologjike dhe presionit global mbi vlerat tradicionale, Qeveria mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e rrënjëve të shoqërisë…

Lexo më Shumë

Janë duke u zhvilluar kontrollet e jashtëzakonshme, të cilat do të zbatohen më intensivisht pas Pashkëve dhe nuk ka anulime, thotë zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski për zbatimin e masës ligjore me të cilën shitësit obligohen që çmimet e produkteve t’i publikojnë në ueb-faqet e tyre dhe t’i përditësojnë ato çdo ditë deri në ora 10:00. Sipas Risteskit, së pari do të vijnë paralajmërimet, ndërsa gjobat për moszbatimin e masës, e cila filloi të aplikohet dje, variojnë nga 500 deri në 10.000 euro. “Me nisjen e zbatimit të masës edhe inspektorati i tregut ka kontrolle të jashtëzakonshme. Pas…

Lexo më Shumë

Turqia është drejt përfundimit të zhvillimit të një arme të re të fuqishme për forcat e saj të armatosura. Raketa balistike ajër-tokë IHA-230 është krijuar nga kompania turke Roketsan. Kjo raketë e avancuar përbën një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve sulmuese nga ajri, veçanërisht për mjetet ajrore pa pilot (dronët). Raketa IHA-230 bazohet në modelin ekzistues tokë-tokë TRG-230, por është përshtatur për t’u lëshuar nga ajri. Testimi i parë u krye në dhjetor 2022 nga droni luftarak AKINCI TİHA, i cili fluturoi nga Tsorlou në drejtim të zonës së testimit në Sinop. Nga një lartësi prej 7.6 km,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, dhe përfaqësues i Koalicionit VLEN, Visar Ganiu, në një intervistë për edicionin e lajmeve në Alsat M, ka deklaruar se nuk ka më komunikim zyrtar me Arben Taravarin dhe grupin e tij brenda Aleancës për Shqiptarët, duke e cilësuar rikthimin e tyre te BDI-ja si veprim të paarsyeshëm dhe zhgënjyes. “Nuk kemi komunikim zyrtar me Taravarin. Tek-tuk lajmërohen sepse ne kemi shoqëri tonën edhe atje dhe, nga informatat që i kemi në strukturat, nga njerëz të cilët janë kalitur dhe e kanë themeluar Aleancën për Shqiptarët ose kanë krijuar një ideologji kundër BDI-së si oponent,…

Lexo më Shumë

Pas zhvillimeve të fundit në skenën politike shqiptare, ku Aleanca për Shqiptarët nuk është më pjesë e koalicionit VLEN, me çka u shfaqen edhe shumë zëra në opinion për orientimin e ASH-së më tutje,  ka folur sot  Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, I cili  ka deklaruar se me Arben Taravarin ka patur një bisedë të shkurtë telefonike dhe asgjë më tepër. Ai tha se ata si BDI janë duke ndjekur të gjitha zhvillimet, por jo personalisht ai, për shkak se siç tha  Ahmeti, ka detyrim ndaj platformës, programit  dhe angazhimeve që i janë caktuar. ALI AHMETI, KRYETAR…

Lexo më Shumë

Prokuroria duhet menjëherë ta ndërpresë lidhjen transaksionare me Qeverinë. Kështu deklarojnë nga partia opozitare shqitpare BDI. Sipas tyre, në vend që hetimi për Koçanin  të zhvillohet me standarde të drejtësisë, prokuroria thonë ata, po e orienton atë drejt populizmit dhe shpëtimit të Qeverisë. Ata shtojnë se ky rast po shndërrohet në një shembull të veçantë të improvizimit ligjor, i udhëhequr siç thonë,  jo nga parimet e drejtësisë, por nga etja për duartrokitje. BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Kjo nuk buron nga shkenca e së drejtës, por nga një marrëveshje politike me pushtetin ekzekutiv. Shëndërrimi i një tragjedie në mjet për përfitim…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen në tetor të këtij viti. Përpos njoftimit për hapjen e shtabeve partiake nga muaji që vjen, partia e Taravarit tashmë ka filluar konsultat për kandidatët e mundshëm me të cilët do të garoj dhe do të kërkojë besimin e qytetarëve. Një nga qytetet të cilat pretendon Taravari është Tetova e dy universiteteve, ku tashmë siç bëjnë të ditura disa burime të afërta me këtë parti, konsultime intensive zhvillohen me individë dhe shoqata e biznesmenë për kandidatin e Tetovës. Në takimet me këto grupe,…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu njëherit edhe pjesë e koalicionit VLEN në emisionin Intervista ka njoftuar se VLEN do të ketë kandidat në të gjitha komunat dhe se në disa komuna do të ketë kandidat mbi partiak. Kjo deklaratë e Ganiut pritet të ngjallë pakënaqësi brenda strukturave të VLEN-it pasi, Ganiu shuan ambiecjet e disa nga kandidatët partiak pasi VLEN planifikon të kandidoj kandidat “mbipartiak”.

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e sontme, një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar. Siç raporton TV21 për më shumë se 1 orë e gjysmë rruga është e bllokuar dhe nuk lejohet të afrohet askush në afërsi të aksidentit. Nga kalimtarët e rastit thuhet se janë përfshirë rreth tre-katër vetura dhe se në mesin e tyre ka viktima. Nga MPB nuk ka ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë aksident.

Lexo më Shumë

Ministrja franceze e politikës dixhitale, Clara Chapaz njoftoi se i ka bërë thirrje Komisionit Evropian , si dhe rregullatorit francez të medias, për çështjen e trendit “Skinnytok”, i cili promovon dobësi ekstreme në faqen e rrjeteve sociale TikTok . “Skinnytok, një trend që promovon hollësi ekstreme në mediat sociale. “E papranueshme”, shkroi ministrja në një mesazh që postoi në LinkedIn, duke konfirmuar se i ishte drejtuar Komisionit Evropian dhe Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Audiovizive dhe Dixhitale (Arcom). “Unë e bëj mbrojtjen e të miturve online një nga prioritetet e veprimit tim”, shtoi ajo në një video që postoi në të…

Lexo më Shumë

Projekt tjetër i rëndësishëm infrastrukturor në qytetin e Kumanovës është në realizim e sipër, që përmes kësaj dëshmojmë edhe përkushtimin tonë për zhvillim të barabartë dhe mbështetje për komunat. Fjala është për investimin që do të bëhet në Zonën Industriale të Kumanovës, projekt ky i financuar përmes thirrjes së parë të Qeverisë VLEN për ndarjen e mjeteve për njësitë e vetëqeverisjes lokale. Ky projekt strategjik pritet të krijojë mundësi për hapjen e mijëra vendeve të punës përmes bizneseve që do të operojnë në këtë zonë industriale. Projekti parasheh: • Ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit • Kanalizimin atmosferik dhe fekal •…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, thotë se nuk ka argumente për ndërhyrjen eventuale të kryeministrit shqiptar Edi Rama në përçarjen e koalicionit VLEN, që ndodhi vetëm disa ditë pas takimit që patën presidenti shqiptar Bajram Begaj dhe ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Mejdani, me liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut. “Sa i përket kryeministrit të Shqipërisë, unë nuk kam fakte dhe argumente se është pjesë e kësaj loje dhe nuk mund të drejtoj gishtin edhe përkundër faktit që unë në momente të caktuara kam shprehur mendimin tim se ndoshta për shkak të lidhjeve të gjata të bashkëpunimit…

Lexo më Shumë