Me rastin e Ditës Botërore të Librit, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, morën pjesë në një aktivitet festiv për shpërndarjen e librave për nxënësit e vitit të parë në gimnazin “Sami Frashëri” dhe Shkollën Teknike “Nace Bugjoni” në Kumanovë. Ky aktivitet është pjesë e një nisme më të gjerë të ndërmarrë në bashkëpunim me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, përmes së cilës janë siguruar 4,200 libra të letërsisë botërore.…
Author: Jeta almakos
Një tërmet me magnitudë 6,2 ka ndodhur sot në Istanbul, raporton Anadolu. Sipas informacioneve në faqen e internetit të Drejtorisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 12:49 me kohën lokale ndërsa epiqendra është regjistruar në ujërat e Detit Marmara pranë rrethit Silivri të Istanbulit. Sipas AFAD-it, tërmeti, i cili është ndier në Istanbul dhe provincat përreth, ka ndodhur në një thellësi prej 6,92 kilometrash. Ende nuk ka informacione për të prekur ose dëme materiale.
Ramadan RAMADANI Në këtë shtëpi mediatike para disa dite kishte kremtë e festë për shënimin e përvjetorit të Gazeta Lajm. Mes krejt atyre urimeve të shumta nga liderë politik dhe personaliteteve nga jeta publike që uruan Gazetën Lajm për 20 vjetorin desha edhe unë shkurt të përcjelli se sikur e pamë me rastin Koçani dhe tjera, në Maqedoni është punë e madhe me i arritur 20 vjet jetë, e ku më si gazetë! Ndërsa Gazeta Lajm 20 vjet vazhdon të jet, jo vetëm gazetë dhe tani medium komplet me Lajm TV, por një kështjellë lirie e informimit, por edhe e…
Meta po zgjeron mënyrën se si përdor AI për të zbuluar adoleshentët në Instagram. Instagram njoftoi se po përdorte AI për zbulimin e moshës në 2024; sistemi kërkoi sinjale që përdoruesit ishin nën 18 vjeç, si për shembull nëse mesazhet nga miqtë thonë “gëzuar ditëlindjen e 16-të”. Ndërsa tani kompania do të përdorë AI për të kërkuar në mënyrë proaktive për llogaritë e adoleshentëve që kanë ditëlindjen e të rriturve dhe për të ndryshuar cilësimet për përdoruesit që dyshon se janë fëmijë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Instagram do të fillojë testimin e funksionit sot në SHBA. Nëse zbulon se…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të vizitojë tri shtete të Lindjes së Mesme muajin e ardhshëm për takime me liderët rajonalë, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu. Gjatë udhëtimit nga 13 deri më 16 maj, Trump do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, u tha gazetarëve zëdhënësja Karoline Leavitt. “Presidenti kërkon të forcojë lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe këtyre vendeve të cilat ai do t’i vizitojë. Ai do të ketë takime dhe bisedime dypalëshe. E presim me padurim udhëtimin”, tha ajo. Ky turne pritej të ishte udhëtimi e parë i Trumpit jashtë vendit,…
Ish-deputeti, Safet Bishevac thotë se rruga më e shkurtër për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian është “ta sjellim Evropën në shtëpi”. “Në këtë moment opozita “qëllon me armë bosh”. Duhet të kuptojmë se pavarësisht se çfarë po ndodh rreth nesh, më e rëndësishmja është ajo që ne vetë bëjmë për veten tonë. Lufta kundër korrupsionit nuk është spektakolare, por është e dukshme. Tragjedia e Koçanit na detyroi të ndalemi për një moment, por procesi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë. Pjesa dërrmuese e gjyqtarëve janë të pandershëm, guximtarët dhe të ndershmit duhet të luftojnë për statusin e tyre,…
Sekretari i Përgjithshëm i ASH, Blerand Ramadani, në emisionin ZOOM, ka folur për mundësinë e bashkimit të Aleancës për Shqiptarët. Ramadani ka deklaruar se ata kanë qenë bashkë për shtatë vite dhe vetëm një vit kanë qenë të ndarë dhe janë përballur mes tyre. Ai tha se më shumë ka arsyeje për bashkëpunim sesa për ballafaqim. “Nuk është çështja te bashkimi i emrave, por duhet të ketë bashkim të koncepteve dhe emrave. Tani është koha të ofrojmë zgjidhje për partinë dhe qytetarët tanë. Nuk duhet ta rikthejmë debatin në aspektin emocional dhe personal, pasi atëherë do ta vështirësojmë ribashkimin. Shqiptarët…
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, njofton se deri nesër deri në ora 16:00 do të paguhen pagat e muajit mars për rreth 3000 punëtorë në institucionet kulturore. Ai për për “Sitel” tha se vonesa është për shkak të një përllogaritjeje të re, të gjerë të pagave, për herë të parë të harmonizuar me Ministrinë e Financave dhe me kontratat kolektive, të përgjithshme dhe të veçantë. Rritja mesatare është rreth 6%. Lutkov theksoi se kjo është zgjidhje e përhershme për problemin e kahershëm të mosbalancimit buxhetor, ku 81% e mjeteve deri më tani shkojnë për paga dhe vetëm 19%…
Disa qytetarëve dhe personave juridikë, nga ana e kryerësve të cilët prezantohen rrejshëm në emër të MPB-së dhe EUROPOL-it, janë drejtuar ftesa të rreme kinse lidhur me një hetim vijues, informuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe të dyshimta. “U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve të këtilla, ndërsa Sektori i Krimit Kompjuterik pranë MPB-së tashmë ka ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate për sanksionimin ligjor të kryerësve”, theksohet në kumtesën. Sektori i Krimit Kompjuterik u bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve juridike që…
Filantropi shqiptar dhe sipërmarrësi i njohur, Lazim Destani ka takuar tre ambasadorët shqiptarë të akredituar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Destani në zyrat e kompanisë së tij “Ecolog” në Dubai, ka pritur Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdylkadër Memedi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Ridi Kurtezi dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës Xhabir Hamiti. Në këtë takim, ata kanë biseduar rreth temave me karakter ekonomik, dhe mundësitë për investime kapitale nga EBA në Shqipëri, Kosovë e në Maqedoninë e Veriut, raporton Zeri.info. Shkrimi i plotë i Destanit: Sot, në zyrat e kompanisë sonë në Dubai, pata nderin e…
Visar Ganiu Dikur e mbushur me fëmijë dhe sportistë nga disiplina të ndryshme, kjo sallë po i rikthehet funksionit të saj si qendër sportive për komunitetin tonë .Me mbështetjen e Ministrisë së Sportit dhe përkushtimin e Komunës së Çairit, ky projekt po ecën përpara me hapa të sigurt. Së shpejti, të rinjtë tanë do të kenë në dispozicion një hapësirë moderne dhe dinjitoze për zhvillimin e sportit dhe një stil jetese të shëndetshëm 💪🏼.
Asmir Jahoski do të qëndrojë në paraburgim pasi Këshilli Penal sektori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të Gjykatës Penale në Shkup e ka refuzuar si të pabazë kërkesën për të zëvendësuar masën e paraburgimit me garancion. Siç njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, “gjykata duke vlerësuar të gjitha rrethanat që lidhen me hetimin, dhe përskaj dhënies së mendimit pozitiv të prokurorit publik, konsideron se në këtë moment ende ekzistojnë rrethanat për ekzistimin e masës së caktuar të paraburgimit nga pika 2 e nenit 165 paragrafi 1 i Ligjin për procedurë penale, gjegjësisht rrethanat të…

