Nga Dr. Arben Ramkaj – Kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar, Shqipëri Ngjarja që tronditi Kaçanikun, ku një i mitur dyshohet për përfshirje në vrasjen e një efektivi të Policisë së Kosovës, është ende nën hetim. Motivi ekstremist është vetëm një pistë – por është një pistë që shqetëson. Dhe me të drejtë. Sepse, nëse një i mitur, në zemër të shoqërisë kosovare, percepton dhunën si përgjigje, atëherë jemi përballë një reflektimi më të gjerë: kush po formëson botëkuptimin e të rinjve tanë? Nuk është më risi të themi se edukimi tradicional – ai i familjes, shkollës, besimit – po…
Author: Jeta almakos
Kompania Meta, në pronësi të Mark Zuckerberg, është duke u përballur me një gjyq vendimtar në SHBA, që mund të çojë në ndarjen e saj nga platformat Instagram dhe WhatsApp. Procesi gjyqësor nisi më 14 prill, pas një hetimi gjashtëvjeçar nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), që pretendon se Meta ka shkelur ligjet e konkurrencës. Sipas padisë, Meta përdori praktika antikonkurruese për të mbrojtur dominimin e saj në tregun e rrjeteve sociale personale. FTC pretendon se blerjet e Instagram më 2012 dhe WhatsApp më 2014 ishin mënyra për të eliminuar kërcënimet konkurruese ndaj Facebook. Në dokumente citohet një email i…
Me rastin e Ditës Botërore të Librit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”. Në ambientet e bibliotekës ai u informua nga afër me zhvillimet, përditësimet dhe sfidat e këtij institucioni. Ai gjithashtu zhvilloi një bisedë të hapur dhe miqësore me studentë, profesorë, autorë dhe punonjës të bibliotekës, ku diskutuan për pasion të përbashkët për librin dhe biblitekën. Gjatë këtij diskutimi, Gashi ndau përvojat e tij personale dhe reflektime mbi rëndësinë e librit në shoqëri. Kryetari i Kuvendit u shpreh i gatshëm që të ofrojë…
Në prani të ministrave, zëvendësministrave, BNJVL-së, kryetarëve të komunave, drejtorëve të inspektorateve dhe përfaqësuesve të institucioneve, sot nën udhëheqjen e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Mjedisit Jetësot dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, u mbajt takim koordinues për progresin dhe të arriturat në zbatimin e Planit aksionar për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Në takim, të pranishmit informuan me aktivitetet e ndërmarra nga institucionet që drejtojnë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, duke theksuar se ndotja e ajrit ka qenë një problem prej disa dekadash jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet përreth nesh dhe në…
Reformat që lidhen me eurointegrimin duhet të fillojnë nga prokuroria dhe gjyqësori, tha kryeministri Hristijan Mickoski në debatin e organizuar rreth agjendës së reformave dhe planit për rritje, në Qeveri. Ai tha se qeveria ka disa kushte për të plotësuar; depolitizim të gjyqësorit, mbrojtje të prokurorëve dhe gjykatësve nga presionet politike dhe biznesore dhe krijimin e mekanizmave për mbikëqyrje dhe llogaridhënie. “Më shqetësuese është se institucionet të cilat duhet ta luftojnë korrupsionin, prokuroria dhe gjyqësori, shpesh janë nem, joefikas ose nën ndikim politik. Reformat në sektorin gjyqësor janë më urgjente. Pa to, të gjitha reformat e tjera janë të pavlefshme.…
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit, sot në Universitetin e Evropës Juglindore – kampusi në Shkup, u organizua një aktivitet kulturor-informues, i cili vuri në qendër rëndësinë e librit dhe promovimin e leximit në mesin e studentëve, pedagogëve dhe stafit akademik. Më këtë rast nxënëset e Shkollës Fillore Qendrore “Naim Frashëri” – Studeniçan, Komuna e Studeniçanit, Besa Ramadani dhe Emira Bajrami nga Klubi i Librit “Naim Frashëri” i kësaj shkolle u dekoruan me mirënjohje, ndërsa profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe e kësaj shkolle, shkrimtarja, publicistja dhe udhëheqësja e këtij klubi, Mimoza Mustafai Jonuzi…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Shkup është gjendur një granatë që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton TV21. “Më 22.04.2025 rreth orës 13 në SPB Shkup është denoncuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në f.Bardovc, rrethi i Shkupit, u gjet një mjet i vjetër shpërthyes. Nëpunësit policorë të SPB Shkup dolën në vendngjarje, ndërsa u njoftua edhe Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe u konstatua se bëhet fjalë për granatë e cila me shumë gjasë ka prejardhjen nga Lufta e Dytë Botërore. Granata do të ngrihet në mënyrë të sigurt nga DMS”, thuhet në njoftim.
Pas dënimit me tre vjet e gjashtë muaj burg, kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, deklaroi se qëllimi është ta largojnë nga skena politike dhe theksoi se është plotësisht i pastër. Ai u ndoq penalisht për legalizimin e objekteve të përkohshme, gjë që sipas tij ishte jashtëligjshme vetëm nëse bëhej fjalë për objekte të qëndrueshme. “Po pyes veten, nëse kjo më ndodh mua si person publik, çfarë ndodh me njerëzit e thjeshtë nëpër labirinthet gjyqësore? Më kanë dënuar sepse kam ndërtuar këto baraka, ndërsa në projekt thuhet ndërtim i një barake të montueshme dhe çmontueshme, pra objekte të përkohshme.…
Çerdhja e re në Çair e nisur nga përbërja e Qeverisë së kaluar do të hapet në mes të muajit të ardhshëm. Për këtë garantoi kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili në një prononcim për TV Shenja tha se procedurat kanë përfunduar dhe brenda pak ditësh pritet të përfundojë edhe kyçja e objektit në ujësjellës. VISAR GANIU – KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT “Procedurat kanë përfunduar edhe punimet janë në fazën finale, veç që ka disa rregullime teknike që i bëjnë në aspektin e oborrit të shkollës dhe parahymjes. Ne si komunë jemi në fazën përfundimtare për…
Është themeluar grupi i përbashkët punues ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për projektin strategjik të ndërtimit të rrugës Tetovë–Prizren – një ndër iniciativat më të rëndësishme për lidhjen infrastrukturore ndërkufitare dhe zhvillimin rajonal. Ky projekt, i cili prej vitesh ka qenë dëshirë dhe kërkesë e qytetarëve të dy vendeve, tashmë po merr formë konkrete. Me krijimin e këtij grupi punues, fillon një fazë e re e bashkëpunimit institucional, e cila synon të çojë përpara me ritëm të lartë të gjitha procedurat për nisjen e punimeve në terren. Zëvendësministrja e Transportit e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina…
Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë (LSM) sot bëri thirrje për protestë më 1 Maj ku do të kërkojnë rritje të pagave minimale dhe të tjera dhe kushte më të mira të punës. Protesta do të fillojë në ora 11 para Shtëpisë së punëtorëve dhe janë ftuar të marrin pjesë Shoqatat sindikale në LSM dhe anëtaret e saja, sindikata të tjera, punonjësit, qytetarët, luftëtarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut. “Të gjithë ata të cilët mendojnë mirë për punëtorin duhet të na bashkohen në këtë 1 Maj dhe përmes protestës të shprehin pakënaqësinë e punonjësve për shkak se pagat në…
“Edhe bashkëpunim me BDI-në edhe në Qeveri nuk shkon”, kështu ka deklaruar sot zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, duke komentuar pozitën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari në Qeveri, pas përlasjeve brenda koalicionit VLEN. Mexhiti i bëri thirrje edhe njëherë Taravarit që të vendosë nëse do të bashkëpunojë me BDI-në apo do të mbetet në VLEN dhe në Qeveri. Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër “Është legjitime dhe ka të drejtë të bashkëpunojë me BDI-në, por në atë rast duhet që atë ta sqarojë, të mos turpërohet dhe të kalojë në atë tabor. Bashkëpunimi me BDI-në dhe bashkëpunime me VLEN-in nuk është i mundur. Bashkëpunimi…

