Kur rrezikohet siguria, asgjë nuk është më e rëndësishme, deklaroi sot zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska në një takim me të rinjtë në Budvë, Mal të Zi. “NATO mbetet aleancë mbrojtëse, por historia, që nga kohërat e lashta tregon se nëse duam të shmangim luftën, duhet të jemi të përgatitur për të”, tha Shekerinska. Ajo shtoi se duke treguar forcë, unitet dhe vendosmëri për të mbrojtur çdo aleat, Aleanca do të arrijë pikërisht këtë – të parandalojë konflikte. Shekerinska paralajmëroi se samiti i ardhshëm i NATO-s në Hagë, në qershor, do të fokusohet në rritjen e shpenzimeve…
Author: Jeta almakos
Kemi dialog dhe komunikim me Sofjen dhe nuk do të lejojmë që kjo të ndalet sepse nëse mungon iniciativa dhe dialogu nga ana jonë, atëherë ne do të jemi edhe bashkëpjesëmarrës në një proces të bllokimit të integrimit evropian, që është në kundërshtim me qëllimin e shtetit, e ky është zhbllokimi sa më i shpejt i bisedimeve. Përkushtimi ynë ndaj integrimit evropian duhet të pushojë së maturi sipas kapacitetit të koncesioneve të çdo qeverie në këtë shtet në raport me çështjet kombëtare. Këtë e deklaroi kreu i diplomacisë Timço Mucunski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për media…
SOFJE, 24 prill /ATSH-BTA/ – Libri studimor “Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset socio-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)” nga autori Spas Tashev u paraqit për publikun në Qendrën Kulturore Bullgare në Sofje mbrëmjen e 23 prillit. Në këtë ngjarje morën pjesë zëvendëspresidentja bullgare, Iliana Iotova, CEO i Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë vendit, Raina Mandzhukova, ambasadorja shqiptare në Sofje Inid Milo, zyrtarët e ambasadës së Kosovës, Bujar Deskaj dhe Bekim Misini, Radostin Vankin, i Ministrisë së Jashtme bullgare dhe diplomatë të Ministrisë së Jashtme bullgare. Kishte gjithashtu profesorë dhe studentë nga Universiteti i Sofjes dhe Universiteti i Studimeve Bibliotekare…
Prokuroria njofton se gjatë muajit maj do të fillojë procesi i marrjes së dëshmive nga të dëmtuarit në tragjedinë e Koçanit, në të cilën si pasojë e zjarrit në klubin e natës “Pulse” humbën jetën 62 persona. Prokuroria po i mbledh të dhënat e kontakteve dhe adresave, ndërsa varësisht prej gjendjes shëndetësore tyre, por edhe kushteve dhe rrethanave të tjera do të ftohen për të dhënë dëshmi. Organi i akuzës njofton se po ndërmerr veprime intensive me qëllim të sigurimit të provave për procedurën penale, por edhe realizimin e të drejtave të të dëmtuarve. Nga dy hetimet e Prokurorisë së…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi sot një takim me Ervin Ibrahimoviq, nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ministër i Punëve të Jashtme, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Në takim morën pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, si dhe deputetët Merita Kolçi Koxhaxhiku, Ilir Demiri dhe Oliver Spasovski, njoftoi shërbimi për media i Kuvendit. Bisedimet u fokusuan kryesisht te proceset e integrimit evropian të dy vendeve dhe të rajonit në përgjithësi. Të dy palët theksuan se anëtarësimi në Bashkimin Evropian përfaqëson…
Flamuri i ri sirian u ngrit në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, përkrah flamujve të shteteve të tjera anëtare, raporton Anadolu. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit morën pjesë Ministri i Jashtëm i Sirisë, Assad Hassan Shaibani, Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen, dhe shumë përfaqësues të përhershëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile siriane në SHBA. Flamuri i revolucionit sirian u ngrit në selinë e OKB-së me flamujt e 193 shteteve anëtare dhe 2 shteteve vëzhguese, me duartrokitje dhe brohoritje. “Ky është një mesazh për të gjithë botën, për të gjithë njerëzit e…
Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut në tru në Konya të Turqisë, habiti njerëzit përreth tij kur filloi të komunikonte në gjuhën daneze, raporton Anadolu. Pasi u vendos në Konya 10 vjet më parë, meqë kishte jetuar në Danimarkë për 20 vjet, Karademir, babai i 7 fëmijëve, iu nënshtrua një operacioni në gju javën e kaluar. Dy ditë pas operacionit, Karademir u dërgua për vlerësim urgjent pasi papritmas pati humbje të forcës (paralizë) në krahun dhe këmbën e djathtë dhe një çrregullim në të folur. Në analiza, u konstatua se Karademir kishte mpiksje të gjakut në njërën…
Këshilli i BE-së sot vendosi të ndajë 15 milionë euro ndihmë në kuadër të Fondit Evropian për Paqe (EPF) për të forcuar kapacitetet dhe aftësitë mbrojtëse të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gatishmërinë e saj operative, raporton MIA. “Sot ramë dakord t’i ofrojmë Maqedonisë së Veriut mbështetje shtesë nga BE-ja me vlerë 15 milionë euro për ushtrinë e saj. Mbështetja jonë do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale, gjë që është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për BE-në”, tha Kaia Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët…
Si mbajtës i patentës së parë ndërkombëtare për ilaçin Omeprazol në formë të lëngshme i “Alkaloid” ishte sponsor i Konferencës së Parë Ndërkombëtare për Qasjet Moderne ndaj Trajtimit të GERD tek Pacientët Pediatrikë, të organizuar në Zagreb. Më shumë se 200 profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe përfaqësues të “Alkaloid” morën pjesë në këtë ngjarje globale nën patronazhin e kompanisë. Eventi u përqendrua në Omeprazolin e parë të lëngshëm të patentuar, një inovacion që sjell përmirësime të konsiderueshme në trajtimin pediatrik të kësaj sëmundjeje. “Ky produkt nxjerr në pah angazhimin e Alkaloid ndaj arritjeve më të larta në fushën farmaceutike dhe…
Kryetares së Komisionit Shtetëror për Antikorrupsion Tatjana Dimitrovska, gjykata i ka caktuar masë kujdesi, pasi që dyshohet sе përmes aplikacioneve për mesazhe, ka ndarë sekrete zyrtare për të një akuzuar tjetër. Me zgjerimin e hetimit të rastit të quajtur “Aditiv”, në mesin e të akuzuarëve është edhe personi i parë i Antikorrupsionit dhe për këtë prokurori kërkoi caktimin e masave të kujdesit, të cilin e ka pranuar edhe gjykata. Masa janë caktuar edhe për të dyshuarit e tjerë. Gjykata Penale Shkup “Kundër B.N. i dyshuar për veprat penale të bashkimit kriminal, keqpërdorimit të procedurës së prokurimit publik dhe pastrimit të…
“Ajo që po ndodh në koalicionin qeveritar tregon se ai është i paqëndrueshëm dhe nuk funksionon mirë”. Kështu deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zhvillimet aktuale në koalicionin qeveritar. “Në një periudhë të shkurtër kohore, publiku ka qenë dëshmitar i deklaratave diametralisht të kundërta në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat i vendos në kontekstin e marrëdhënieve brenda koalicionit. Fakti që ai koalicion nuk funksionon praktikisht ndihet nga qytetarët çdo ditë”, theksoi Filipçe. Ai kritikoi gjithashtu performancën e përgjithshme të qeverisë, e cila siç tha, është shqetësuese në…
Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se zotimi dhe pritshmëritë për ta shkrirë VLEN-in në një subjekt të vetëm politik u harrua dhe nuk u përmend më fare, e që tani kjo temë u riaktualizua menjëherë. “Pritej që menjëherë pas zgjedhjeve VLEN të shkrihet në një parti, por ai zotim u harrua nga të gjithë. Taravari e sakrifikoi vetveten hyri në zgjedhjet presidenciale edhe pse anketat nuk ishin në favor të tij. Kur e ndamë pushtetin qendror, ne si ASH e pranuam që ndarja të bëhet në mënyrë të barabartë. Por, tani kur afrohen zgjedhjet…

