Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, të cilët prej muajsh janë në arrati, sipas numrit një të BDI-së, janë diku në rajon. Ali Ahmeti thotë se nuk është organ hetuesie për ta zbuluar vendndodhjen, ndërsa theksoi se së fundmi nuk ka pasur komunikime me ta. “Unë nuk punoj as në ndjekje as në hetuesi, sigurisht ato në vende larg rajonit sigurisht që nuk ndodhen, por unë nuk jam ai që duhet të zbuloj vendndodhjen e tyre…Jo nuk kam komunikim”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së. Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, janë të përfshirë në…
Author: Jeta almakos
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, njoftoi se të gjitha 80 komuna, kanë dorëzuar aplikime për zbatimin e projekteve nga thirrja e dytë për mbështetje nga Qeveria. Mickoski theksoi se janë paraqitur pothuajse 900 aplikime nga 80 komuna për zbatimin e projekteve. “Mund të them se tani kemi afër 900 vetëm nga thirrja e dytë. Ose kur të mblidhen nga thirrja e parë dhe e dytë së bashku, atëherë do të kemi gjithsej 1.200. Kjo është 1.200 kantiere ndërtimi në Maqedoni. Është një punë historike, do të thoja shekullore. Dhe ne po e bëjmë këtë për brezat e ardhshëm,…
2 Maj 2001, ora 15:00, në fshatin Sllupçan të Likovës, u shpall Zonë e Lirë, dita e fillimit të luftës së UÇK-së, në Karadakun e Kumanovës nga brigada 113, e njohur si Brigada e “Ismet Jasharit” apo Komandant Kumanova. Që atëherë, çdo vit tradicionalisht banorët e fshatit Sllupçan dhe më gjerë përkujtojnë një nga datat më të rëndësishme në historinë e re të kësaj zone, ditën kur kjo zonë u shpallë e lirë. Në manifestimin e kësaj date dhe nën simbolikën e orës 15:00 marrin pjesë ish-luftëtarë të UÇK-së, veteranë të luftës, invalidë, familjarë të dëshmorëve të rënë në altarin…
Tetëvjeçari A.J., i cili kishte probleme shëndetësore, u largua nga vendi ku po qëndronte me të atin. Prindi i djalit njoftoi policinë në Karposh për rastin. Ministria e Brendshme thotë se po merr masa për gjetjen e fëmijës. Policia po kërkon gjithashtu dy vajza, të moshës 11 dhe 14 vjeç, të cilat u zhdukën në Shkup.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 41-vjeçares me iniciale I.M. pasi e njëjta dyshohet për kryerjen e veprës penale “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik”. Sipas raportimit të Policisë, e njëjta dyshohet se p a autorizim ka kryer transaksione bankare në dy kazino të Kumanovës, me kartelë pagesore të një personi tjetër. “Më 05.03.2025, në një kompani private në Zonën Industriale Bunarxhik, e raportuara ka marrë kartën e pagesës së dikujt tjetër dhe ka kryer transaksione të paautorizuara në dy kazino në Kumanovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e…
Qindra kolonë izraelitë bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar nën mbrojtjen e policisë dhe nën udhëheqjen e rabinit dhe politikanit ekstremist Yehuda Glick. Një zyrtar nga Autoriteti i Vakëfeve Islame të Kudsit, tha në kushte anonimiteti për Anadolu se 349 izraelitë ekstremistë, uzurpues të tokave palestineze, bastisën Al-Aksanë nën mbrojtjen e policisë izraelite. Izraelitët e bastisën xhaminë në grupe nga Porta Magharib në murin perëndimor të Al-Aksasë. Pamjet e shpërndara nga aktivistët në mediat sociale tregojnë izraelitë duke kryer rituale fetare në anën lindore të kompleksit. Grupet izraelite të krahut të djathtë kanë bërë thirrje për bastisje në…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka demantuar akuzat e partisë opozitare maqedonase LSDM, për shpenzimet e larta të ministrave në dreka. Nga qeveria thonë se tashmë nuk po harxhohet grumbuj me para dhe se akuzat e LSDM-së janë dezinformim. Reagimi i plotë: “Qeveria mohon plotësisht pohimet e rreme dhe manipuluese të partisë LSDM. Shërbimet e restoranteve të bufeve paraqiten si shpenzime për drekat e ministrave. Këto nuk janë shpenzime të ministrit Ljutkov, e as të ministrit Mucunski apo ndonjë ministri tjetër qeveritar, por shpenzime për bufetë që funksionojnë brenda ministrive, të cilat i përdorin dhe i paguajnë edhe të punësuarit…
Partia opozitare LSDM akuzon pushtetin se i ka harxhuar 30 mijë euro për ushqime lukzose nëpër restorante, për vetëm 4 muaj. Sipas zëdhënës së partisë, Bogdanka Kuzeska derisa punëtorët numërojnë ditët për të arritur te paga, ministrat e OBRM-PDUKM-së harxhojnë dhjetëra mijëra euro për ushqime. Listën e kryesojnë siç thotë ajo, ministri i Jashtëm Timço Mucunski, ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe ai i Kulturës Zoran Lutkov. “E besoni apo jo, në katër muajt e parë të vitit, kjo qeveri ka shpenzuar mbi 30 000 euro nëpër ristorante të shtrenjta në Shkup. Festa, dreka, darka kanë paguar pothuajse të gjithë…
Prej sot e deri më 5 maj të vitit 2025 është afati për paraqitje për të drejtën e shujtës së subvencionuar të studentëve për vitin akademik 2024/2025. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në shpalljen e thirrjes për subvencionin përkujton se janë bërë ndryshime të Ligjit për shujtë të subvencionuar të studentëve, sipas të cilave zgjerohet shtrirja e masës. “Që tani e tutje, statusi i punës nuk është një kusht kufizues për studentët, kështu që e drejta do të jetë në dispozicion për të gjithë studentët e rregullt e studimeve universitare që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga…
Për momentin, nuk ka asnjë rrezik për stabilitetin e rrjetit të transmetimit në vend. Sistemi elektroenergjetik është i qëndrueshëm, i sigurt dhe nën monitorim 24-orësh të rrjedhave rajonale të energjisë elektrike nga Qendra Nacionale e Dispçimit pranë SHA MEPSO. Të gjithë parametrat e rrjetit të transmetimit janë brenda normave dhe deri në këtë moment nuk ka pasur nevojë për aktivizimin e masave të miratuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, njoftoi SHA MEPSO. Sipas Vendimit të djeshëm të KRRE-së, SHA MEPSO, si operator i sistemit elektrotransmetues, mund të ndërmarrë masa të përkohshme dhe rreptësisht të kontrolluara në periudhën nga 1 maji…
LSDM opozitare akuzon pushtetin se i ka harxhuar 30 mijë euro për ushqime lukzose nëpër restorante, për vetëm 4 muaj. Sipas zëdhënës së partisë, Bogdanka Kuzeska derisa punëtorët numërojnë ditët për të arritur te paga, ministrat e VMRO-DPMNE-së harxhojnë dhjetëra mijëra euro për ushqime. Listën e kryesojnë siç thotë ajo, ministri i Jashtëm Timço Mucunski, ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe ai i Kulturës Zoran Lutkov. Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së “E besoni apo jo, në katër muajt e parë të vitit, kjo qeveri ka shpenzuar mbi 30 000 euro nëpër ristorante të shtrenjta në Shkup. Festa, dreka, darka kanë…
Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE, ka komentuar sot protestën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Ai tha se VMRO-DPMNE mbështet dhe respekton të drejtat e punëtorëve, por nuk mbështet dhe respekton udhëheqjen politike të sindikatave. Manasievski akuzon krerët e LSM-së se marrin paga të majme. VALENTIN MANASIEVSKI,VMRO-DPMNE “Kur Trendafilov flet për pagat e politikanëve, do të ishte mirë të përmenden edhe pagat e sindikalistëve. Ai personalisht merr 75 mijë denarë në muaj nga të njëjtët punëtorë, ndërsa kolegët e tij, madje arrin deri në 130 mijë denarë. Si presim që Trendafilovi t’i kuptojë punëtorët? Shpjegoni se deri në çfarë mase ai…

