Author: Jeta almakos

VMRO-ja ka kritikuar sot liderët e LSDM-së duke përmendur dy ngjarje që kanë ndodhur pikërisht në kohën kur në pushtet ishte pikërish kjo parti. Partia aktuale në pushtet ka përmendur vrasjet në Liqenin e Smillkovës dhe vdekjen e gazetarit Mlladenov, ndërsa ka etiketuar ish-kryeministrin Zoran Zaev, duke e akuzuar se kishte rrezikuar reputacionin e vendit duke premtuar se do të jepte fate për zbardhjen e këtyre ngjarjeve tejet të diskutueshme në opinion. “Populli nuk mori as shpjegim dhe as të vërtetën nga Zaevi, vetëm tradhti në çdo fushë”, theksohet në reagimin e VMRO-së. VALENTIN MANASIEVSKI, VMRO “Kur Venko Filipçe thotë…

Lexo më Shumë

Në qershor të vitit 2024, kur u formua kjo Qeveri u shpronësuan gjithsej 560 parcela në tre segmente rrugore. Sot kemi 2497 parcela të shpronësuara, progresi është rritur rreth pesëfish. Kjo do të thotë se hapim një front për punë në segmentin rrugor Tetovë-Gostivar prej 17,5 kilometra, Gostivar-Bukojçan prej 14,7 kilometra dhe Prilep-Manastir prej 29 kilometra, ose plani është që deri këtë verë të punohet në mënyrë aktive në ndërtimin e autostradave në kuadër të korridoreve 8 dhe 10 d, diku midis 65 dhe 68 kilometrash që është një përparim i madh tha sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, valbon Limani përmes një statusi në rrjetet sociale ka përuruar fillimin e punimeve në autostradën e re Gostivar-Tetovë si pjesë e Korridorit 8. Limani, i cili ka qenë pjesë e ceremonisë zyrtare, potencon se ky projekt do të sjellë mundësi dhe përfitime për qytetarët dhe bizneset vendore, veçanërisht për ato nga rajoni i Pollogut. “Është kënaqësi e madhe të shohim fillimin e një projekti tepër të rëndësishëm, siç është autostrada Gostivar–Tetovë. Në prani të Kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski, Ambasadores së SHBA-ve, Angela Aggeler, Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe njëherësh Ministër i Shëndetësisë, Arben…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në kufi është arrestuar shkupjani i cili gjatë ditës së sotme ka vrarë gruan e tij, transmeton TV21. “Sot (03.05.2025) rreth orës 17 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, nëpunësit policorë nga QRK Veri e kanë arrestuar N.A.(38) nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje”. Sot rreth orës 15 në SPB Shkup është denoncuar se në shtëpinë familjare në Shkup, N.A. me mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij R.A. prej të cilave ajo ka ndërruar jetë, kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u detyrua të ndërpresë papritur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Sipas informacioneve zyrtare nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, Vuçiç përjetoi dhimbje të forta në kraharor dhe tension të lartë, duke u detyruar të kthehej urgjentisht në vend. Megjithatë, në sfondin e kësaj vizite, ngrihen një sërë pyetjesh të natyrës politike dhe financiare që kanë ndezur debat në Serbi dhe më gjerë. Vizita në Florida nuk ishte e paralajmëruar në mënyrë zyrtare në faqen e presidencës, ndonëse Vuçiç kishte deklaruar më herët se do të takohej…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot mori pjesë në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës së re Tetovë–Gostivar. Projekti me vlerë prej 90 milionë eurosh, u inaugurua në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler. Ky investim strategjik synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rajonin e Pollogut dhe lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy qyteteve të rëndësishme të vendit. “Sot bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ageler isha pjesë e ceremonisë së organizuar me rastin…

Lexo më Shumë

Deklarata e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese se vendimi për Ligjin e Gjuhëve mund të merret pas zgjedhjeve lokale, ka ndezur reagime në skenën politike shqiptare. Sipas BDI-së, zërat që prej kohësh flisnin për një marrëveshje mes Qeverisë dhe Gjykatës për ta rrëzuar ligjin pas zgjedhjeve, thonë se tashmë po marrin formën e faktit të kryer. BDI “Paralajmërimi se vendimi për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve do të merret pas zgjedhjeve nuk është rastësi, por pjesë e një plani të mirëorkestruar për të ruajtur përkohësisht projektin e tyre politik te shqiptarët me kuazipërfaqësues pa legjitimitet, e që më pas për të…

Lexo më Shumë

Anija që transportonte ndihma humanitare dhe aktivistë për Gazën është goditur nga dronët dhe është nxjerrë jashtë funksionit ndërsa ndodhej në ujërat ndërkombëtare pranë Maltës, kanë njoftuar organizatorët e misionit. “Në orën 00:23 sipas kohës së Maltës, anija Conscience, e cila është pjesë e koalicionit Freedom Flotilla, u sulmua drejtpërdrejt në ujërat ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e grupit. Ata shtuan gjithashtu se “dronë të armatosur e sulmuan dy herë pjesën e përparme të anijes civile të paarmatosur, duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime të mëdha në trupin e anijes”, ndërsa për sulmin akuzuan Izraelin. Sipas aktivistëve, duket se sulmi ishte i…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme (MPB) nuk ishte as e informuar dhe as përgjegjëse për përdorimin e piroteknikës në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku 62 persona vdiqën në zjarrin që shpërtheu më 16 mars. Këtë e deklaroi në “Samo Intervju” ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. “Dispozitat ligjore përcaktojnë që që Ministria e Brendshme të japë miratim, pëlqim e kështu me radhë, dikush duhet ta kërkojë më parë. Në situatën specifike, një kërkesë e tillë nuk është paraqitur nga askush, as nga ata që i përdorën ato dhe as nga menaxherët e klubit”, thotë Toshkovski. Gjithashtu pati gati 200 të lënduar në zjarr,…

Lexo më Shumë

Policia i gjeti tre fëmijët e mitur, të cilët ishin raportuar si të zhdukur nga prindërit e tyre një ditë më parë. Nga MPB për Alsat njoftuan se fëmijët u gjetën në territorin e Shkupit, por nuk zbuluan detaje të tjera. Bëhet fjalë për dy raste të veçanta në të cilat fëmijët ishin raportuar si të zhdukur – një baba 55-vjeçar kishte denoncuar në stacionin e policisë në Karposh rreth orës 1 të natës së 1 majit se fëmija i tij tetëvjeçar, i cili kishte probleme shëndetësore, kishte braktisur shtëpinë. Në një rast tjetër, gjithashtu më 1 maj, prindërit nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, kanë shtrënguar duart gjatë një vizite në fshatin Sllupçan, me rastin e shpalljes së zonës së lirë të Karadakut. Ky takim simbolik ndodh në një moment vendimtar për Taravarin, i cili është larguar nga Kaolicioni VLEN dhe është përfolur së fundmi për një koalicion të mundshëm me partinë e Ahmetit, BDI. Pak më herët vetë kreu i BDI-së tha se nuk e përjashton një bashkëpunim me Taravarin, nëse ky i fundit del nga Qeveria.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Kuvendit të ASH-së, Arben Fetai përmes një postimi ka drejtuar kritika ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministrit teknik Talat Xhaferi,duke theksuar se po mashtrojnë opinionin lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit të Qeverisë për dhënien e pëlqimit për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Medreseja Isa Beu” në Kondovë të Shkupit. Fetai lidhur me këtë ka publikuar edhe një dokument. Reagimi i tij më poshtë: Partia, liderit të së cilës i janë përzier kombi dhe feja, po kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese – gjyqtarët e së cilës i ka zgjedhur…

Lexo më Shumë