Author: Jeta almakos

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, efektivët e policisë rrugore në Tetovë kanë ndaluar një mjet luksoz, veprim që ka çuar në arrestimin e drejtuesit dhe konfiskimin e automjetit. ​Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 në bulevardin “Bllagoja Toska”. Gjatë një kontrolli rutinë të qarkullimit, policia ka ndaluar automjetin e tipit “Porsche” me targa të Tetovës, i cili drejtohej nga personi me iniciale R.I. (27 vjeç), banues në fshatin Trebosh.

Lexo më Shumë

Të paktën dy ushtarë të ARM-së nga kazerma e Velesit janë infektuar me zgjebe. Simptomat i kanë shfaqur para disa ditësh, por eprorët e tyre fillimisht nuk e kanë marrë seriozisht kruarjen e fortë dhe skuqjet në trup, derisa ushtarët kanë filluar të kenë temperaturë. Ushtarë profesionistë nga kazerma, të cilët për arsye të kuptueshme dëshirojnë të mbeten anonimë, i kanë deklaruar për TV24 se numri i ushtarëve në izolim është më i madh dhe se një pjesë e tyre janë dërguar edhe për kontrolle spitalore. Ata pretendojnë se kushtet e higjienës në kazermë janë të papërshtatshme, pa ujë të…

Lexo më Shumë

Deputetja e koalicionit VLEN, Mimoza Musa në një intervistë për Alsat M lidhur me kërkesën e studentëve që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, tha se një kërkesë e tillë është legjitime dhe VLEN e mbështet një nismë të tillë. “Ky problem daton që nga viti 2019, ndërsa ka hyrë në fuqi në vitin 2020. Ka zbrazëtira ligjore, kushtetuta e njeh gjuhën shqipe dhe duhet që provimi i jurisprudencës të mundësohet të jepet në gjuhën shqipe. Në takimin që pata me kolegët e VLEN jemi në gjetje e sipër të një modusi që me harmonizimin a akteve…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se në periudhën në vijim pritet rekonstruksion i një pjese të resorëve brenda kabinetit qeveritar, ndërsa ndryshime të mundshme mund të ketë edhe në disa institucione shtetërore. Sipas Mickoskit, procesi i riekipimit të strukturave do të zhvillohet gradualisht, ndërsa rekonstruksioni i Qeverisë pritet të realizohet gjatë muajit maj, ose më së voni deri në qershor. Ai theksoi se deri më tani nuk është bërë një analizë e detajuar për performancën e resorëve, por një vlerësim i tillë do të realizohet në periudhën që vjen dhe mbi atë bazë do të merren vendimet për ndryshime.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përdorur vëmendjen e ripërtërirë ndaj dosjeve Epstein për të sulmuar paraardhësin e tij Ehud Barak, duke deklaruar se Jeffrey Epstein “nuk ka punuar për Izraelin”. E përditshmja The Jerusalem Post raportoi se lidhjet e ish-kryeministrit Barak me Epstein morën vëmendje të gjerë mediatike pasi të dy u takuan disa herë në vitet 2015 dhe 2016, vite pas dënimit të parë penal të Epsteinit. Fotografi të qarkulluara në atë kohë tregonin Barakun duke hyrë në rezidencën e Epsteinit në Manhattan, New York. Në komentin e tij të parë publik mbi dokumentet e Epsteinit, Netanyahu tha…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër, Hristian Mickoski sonte pas prëfundimit të Komitetit Qendror të partisë i kumtoi anëtarët e Komitetit ekzekutiv, dhe informoi se për sekretar të ri të prëgjithshëm të VMRO-DPMNE-së është zgjedhur Dragan Kovaçki. Mickoski në deklaratëpër mediumet theksoi se Komiteti qendror solli vendim për zgjedhje të KE të ri i cili, siç tha, “paraqet bashkim mes përvojës dhe një pjese të njerëzve të cilët tashmë janë pjesë e përbërjeve të kaluara të KE dhe anëtarëve të rinj të cilët së bashku me ata të cilët në të kaluarën ishin pjesë e KE-së do ta formojnë Komitetin e…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit ka hapur procedurë lidhur me refuzimin e kërkesës së studentëve dhe ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë çështjen edhe me vetëiniciativë, përmes analizës së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe veprimeve të Ministrisë së Drejtësisë. “Çdo qytetar që konsideron se i është shkelur një e drejtë e garantuar me Kushtetutë apo ligj, ka të drejtë të iniciojë procedurë pranë Avokatit të Popullit duke paraqitur parashtresë. Megjithatë, Zyra e Avokatit të Popullit, deri më tani, nuk ka regjistruar parashtresë që lidhen drejtpërdrejt me çështjen e ngritur në pyetjen tuaj”, tha Selami për Portalb. Nga Zyra e Avokatit të…

Lexo më Shumë

Në emisionin Kosova Live, këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë Fadil Cana ka dhënë detaje të reja lidhur me çështjen e njohur si “Dosja Epstein”, që ka ngritur dyshime për dërgimin e mostrave të trurit të personave të vdekur nga Maqedonia e Veriut drejt Shteteve të Bashkuara. Ai bëri të ditur se është krijuar një komision urgjent për të shqyrtuar rastin. “Kemi krijuar një komision. Deri tani kemi arritur të konfirmojmë se ka pasur një bashkëpunim institucional që nga viti 1996, ndërmjet institucioneve të atëhershme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Columbia University,” u shpreh ai. Sipas tij, ndërmjetësues i…

Lexo më Shumë

Sistemi “Safe City” së shpejti do të funksionojë në Ohër dhe Strugë, me instalimin e gjithsej 40 kamerave të trafikut që do të zbulojnë shkeljet dhe do të shërbejnë si një mjet për disiplinë më të madhe në rrugë. Një pjesë e infrastrukturës është tashmë në teren: katër kamera janë instaluar në seksionin e autostradës Ohër-Kërçovë, pranë Gorencit dhe Trebenishtës, si dhe pranë Botunit dhe Novo Sellës në Debrcë. Për momentin, kamerat nuk vendosin sanksione – sistemi është në fazën e testimit teknik dhe kontrollit të pajisjeve. SPB Ohër raporton se qëllimi është të zvogëlohen shkeljet dhe aksidentet e trafikut,…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdoi debati kryesot për lëndën kundër Rade Trajkovski-Shtekli dhe të akuzuarve tjerë për prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike. Në seancën e sotme u prezantuan dëshmi të materialeve, duke përfshirë procesverbale për bastisje, konfirmoi për gjërat e sekuestruara përkohësisht dhe ekspertizat mjeko-ligjore për substanca të gjetura narkotike dhe gjurmë biologjike. Para gjykatës u paraqitën prova lidhur me bastisjen e automjetit motorik “Opel” me targa të Shkupit, të drejtuar nga njëri i akuzuar. Sipas materialeve të prezantuara, gjatë bastisjes nën sediljen e shoferit u gjet një kuti cilindrike dhe një…

Lexo më Shumë

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standardet profesionale në Ministrinë e Brendshme ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë kompetente kundër dy zyrtarëve të policisë, një mësueseje dhe një zjarrfikësi, të cilët, në periudhën shkurt-prill 2024, së bashku, me marrëveshje paraprake, krijuan një skemë në të cilën organizuan dhe zbatuan procedurat për lëshimin e dokumenteve personale (kartë identiteti, pasaportë dhe patentë shoferi), me qëllim përfitimin e paligjshëm pasurore. Prokuroria Themelore Publike kompetente për NKOK, siç informohet nga Ministria e Brendshme, ka ngritur kallëzim penal kundër dy zyrtarëve të policisë për marrjen e një shpërblimi për ndikim të paligjshëm dhe…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk do të ketë më nënkryetarë në këtë mandat. Këtë e deklaroi kryeministri dhe lideri i partisë në pushtet në një intervistë për RTVM 1 mbrëmë, përpara mbledhjes së sotme të Komitetit Qendror (KQ) të VMRO-DPMNE-së, në të cilën duhet të zgjidhen anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv (KE) dhe sekretar i përgjithshëm i ri. Nënkryetarët aktualë të partisë – Aleksandar Nikolloski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe Timço Mucunski, sipas njoftimit të Mickoskit, do të propozohen për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. “Partia nuk do të ketë më nënkryetarë në këtë mandat. Do të ketë kryetar, një sekretar të përgjithshëm…

Lexo më Shumë