Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për – Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik sipas nenit 300 paragrafi 1 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal. “Më 9 maj, si pjesëmarrës në trafikun në rrugët publike, i dyshuari po drejtonte një makinë Renault Modus në rrugën John Kennedy, por nuk i përmbahej rregulloreve, duke rrezikuar kështu trafikun publik dhe duke vënë në rrezik njerëzit. Duke shpërfillur shenjat gjatësore në rrugë, domethënë vijën e bardhë të plotë…
Author: Jeta almakos
“Sot janë zgjedhjet në Shqipëri. E kam privilegjin të jem njëri nga mbikqyrësit në kuadër të delegacionit parlamentar të OSBE-së. Është një atmosferë shumë e këndshme. Në pesë vendvotimet e deritanishme që i vizitova, po ndjehet atmosfera e qetë dhe festive. Urojmë Shqipërinë dhe qytetarët e Shqipërisë mbarëvajtje dhe përfundim të suksesshëm të këtij proçesi zgjedhor dhe le të fitojë demokracia!” ka shkruar Snopçe
Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, me ftesë të ministrit ukrainas, Andri Sibiha dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, qëndroi për vizitë njëditore në Lavov, ku mori pjesë në takimin ministror për formimin e Tribunalit special për agresion kriminel kundër Ukrainës dhe në takimin joformal të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së. Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot kumtuan se Mucunski ishte i vetmi ministër nga Ballkani Perëndimor, i pranishëm në ngjarjet. “Në takimet u konfirmua mbështetja për Ukrainën, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe për iniciativën për të…
Një shtetas turk 25-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë, pas plagëve të marra nga gjuajtja me armë zjarri nga personi me inicialet K.K., në një kafene në sheshin e qytetit në Shtip. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se policia pranë pikës së pagesës në Milladinovci ka arrestuar 21-vjeçarin nga Republika e Turqisë, i dyshuar si autor i vrasjes së mbrëmshme në Shtip, si dhe A.H. 22 vjeç, T.M. 22 vjeç, O.M. 29 dhe A.O. 28 vjeç, të gjithë nga Republika e Turqisë, me dyshimin se kanë ndihmuar të dyshuarin të largohej nga vendi i ngjarjes. MINISTRIA E PUNËVE TË…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, priti sot një delegacion të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP), i udhëhequr nga Paul Braithwaite, menaxher rajonal për Evropën. Gjatë takimit u diskutua mbi luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e transparencës si themel i një qeverisjeje të mirë. Zëvendëskryeministri Fetai prezantoi prioritetet e kabinetit të tij, me theks të veçantë në udhëheqjen e Trupit Ndër-resorial për Koordinimin e Luftës kundër korrupsionit dhe ndjekjen e rezultateve konkrete institucionale. Ai theksoi rëndësinë e rritjes së transparencës, veçanërisht sa i përket qasjes në të dhënat…
Për ngjarjen e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 u dënuan 37 veta si pjesë e grupit të quajtur të Kumanovës, shumica prej tyre shtetas të Kosovës. Një nga dëshmitë ishte edhe ajo e Sami Ukshinit – komandant Sokolit që po ua risjellim në vijim. Sokoli: Ja kush organizoi 9 Majin Në njërën nga seancat e fundit gjyqësore ku po gjykoheshin të akuzuarit për rastin “Kumanova- Lagjja e Trimave” është rrëfyer Sami Ukshini, i njohur në opinion si “Sokoli”- nofkë kjo e tij që nga konflikti i vitit 2001, përcjell INA. Ai në detaje para gjykatës ka folur që…
Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka zhvilluar një takim të veçantë në Tetovë me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të cilin ai e cilëson si “liderin më të votuar nga shqiptarët në trojet etnike nën Maqedoni në çerekshekullin e fundit”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mahmuti shkruan: “Gjatë vizitës në Tetovë, takova bashkëveprimtarin tim Ali Ahmetin… Ndamë shqetësimet e përbashkëta për rreziqet nga qarqet që dëshirojnë të kthejnë rrotën e historisë dhe domosdoshmërinë e harmonizimit të energjive politike dhe intelektuale në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave tona të ligjshme.”
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu thotë se pjesëmarrja e Arben Taravarit në qeveri është punë e kryer. Sipas tij, qëndrimet e VLEN-it kanë qenë të qarta që në fillim, bashkëpunimi me BDI-në nuk është i pranueshëm. Qëndrimet tona kanë qenë të qarta që nga fillimi dhe nga informacioni që doli se Taravari ka komunikim dhe po negocion me BDI-në dhe për ne kjo nuk ishte e pranueshme. Nëse shikojmë kronologjikisht, të gjitha paraqitjet dhe informacionet që Taravari ndau janë konfuze dhe publiku duhet të gjykojë vetë. Në fillim, ai nuk pranoi se kishte kontakt, dhe pastaj ai vetë…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe delegacioni që po viziton Republikën e Italisë u takuan me senatoren Ema Pavanelli, e cila është edhe kryetare e Grupit Bilateral për Bashkëpunim me Vendet e Ballkanit të Parlamentit të Italisë, dhe anëtarët e Grupit, pas së cilës u zhvillua takimi me Xhulio Tremonti, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Evropiane, Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Italisë. Në takim morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit, si dhe me Xhilo Vinja, kryetar i Komisionit për Politikat e BE-së. Në takime, Kryetari Gashi theksoi se marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë…
Ne nuk jemi organe hetimore që duhet të sigurojnë prova, por Taravari duhet të tregojë nëse bashkëpunon me BDI. Kështu u shpreh sot lideri i ZNAM, Maksim Dimitrievski në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes për koalicionin qeveritar. Ai tha se në momentin kur Taravari do të njoftojë se bashkëpunon me BDI, për ZNAM ai nuk do të jetë partner i qeverie. “z. Taravari duhet të prononcohet në këtë temë dhe të tregojë nëse ka ose nuk ka bashkëpunim me BDI. Në momentin kur do të konfirmojë se ka një bashkëpunim të tillë, ne tashmë nuk do ta konsiderojmë…
Sot, Bashkimi Demokratik për Integrim nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Nacional Demokratik (NDI), duke forcuar partneritetin tonë me këtë institut të njohur ndërkombëtarisht për përkrahjen e proceseve demokratike dhe forcimin e institucioneve anembanë botës. Kumtesa: Ky bashkëpunim synon të thellojë shkëmbimin e praktikave të mira në fushat e transparencës, llogaridhënies, etikës dhe integritetit të partive politike. Po ashtu, ai përfshin mbështetjen për barazi gjinore, përfshirjen e të rinjve dhe rritjen e rrjetëzimit me partitë simotra ndërkombëtare. Memorandumi gjithashtu përfshin angazhimin për avancimin e proceseve zgjedhore të lira dhe të drejta, si dhe respektimin e standardeve demokratike dhe kodit të…
Pavarësisht veprimeve të Taravarit, VLEN shpreson që një pjesë e ASH-së të mbetet në VLEN dhe në qeveri. Njëri prej tyre, siç thonë ata, është zv.kryeministri Arben Fetai. Fetai është edhe i deleguar i partisë së Taravarit për të mbajtur komunikimin me VLEN-in gjatë periudhës së ardhshme. “Ne e shohim në opinion që ministri Arben Fetai është zëri ndryshe nga disa veprime të kryetarit të Aleancës. Ne urojmë që ky zë ndryshe në Aleancë të jetë i fuqishëm dhe sigurisht edhe më tutje ne do të dëshironim që ASH-ja të jetë pjesë e koalicionit VLEN, pjesë e qeverisë por në…

