Në një ngjarje kushtuar trajtimit të varfërisë së fëmijëve dhe përjashtimit social, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, me mbështetjen e UNICEF-it, prezantoi rezultatet e analizës dhe rekomandimet e politikave për një paketë gjithëpërfshirëse të shërbimeve që do të shqyrtohen në kuadër të Garancisë Evropiane për Fëmijët në Maqedoninë e Veriut. Dialogu për paketën e re të shërbimeve vjen në një moment kritik: sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, fëmijët në Maqedoninë e Veriut janë në rrezik dukshëm më të lartë të varfërisë sesa të rriturit, me 32% që jetojnë nën kufirin kombëtar të varfërisë ndërs…
Author: Jeta almakos
Aleanca për Shqiptarët ka dalë sot me reagim duke thënë se po ndjekur me vëmendje “pretendimet” e VMRO-së ndaj partisë dhe kryetarit të saj. Sipas tyre është e pritshme që “në këto ditë të rënda të kësaj Qeverie në hall” dhe në mungesë të plotë të argumenteve politike, të ketë shpifje të llojit më absurd. Nga ana tjetër, VMRO-ja iu kundërpërgjigj duke thënë se Taravari duhet të përgjigjet se çfarë me çfarë u shantazhua nga BDI, duke ngritur dyshime se , çmimi i një shantazhi të tillë duhet kërkuar në motive biznesi. “Ne jemi qetësisht të përqendruar në punën tonë…
Pas largimit të ASh-së, krahu i Arben Taravarit, është hapur tema e zëvendësimit të tij në postin e ministrit të Shëndetësisë, një temë për të cilën duhet të sillet vendim gjatë javës së ardhshme, pas bisedimeve të cilat do të realizohen mes kryeministrit, Mickoski, si i autorizuar zyrtar nga VMRO-DPMNE dhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN. Akoma në opinion parashtrohet pyetja se cilit subjekt politik do t’i takojë resori i Shëndetësisë, derisa zyrtarët e VLEN-it thonë se pozicionet e ASh-së do t’i takojnë VLEN-it, kryeministri Mickoski ishte më i përmbajtur. “Kamë marr një leje që të nominoj emra të rinj, të…
Në Spitalin Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair sot u realizua një donacion i pajisjeve medicinale. Nga Komuna Çair thonë se bëhet fjalë për diçka të çmueshme që do t’i përmirësojë kushtet për pacientet. “Donacioni përfshin 10 karrige laboratorike për marrjen e gjakut, të cilat do të shërbejnë në lehtësimin dhe efikasitetin e procedurave të përditshme mjekësore”, bëhet e ditur në kumtesën e sotme të komunës Çair. Në pranim dorëzimin e donacionit, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, drejtoresha e spitalit, Pranvera Izairi, drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, si dhe deputetja Merita Koxhaxhiku. Kryetari shprehu…
Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbajti një mbledhje në të cilën u analizua situata aktuale ekonomike dhe politike në vend. Gjatë mbledhjes, u vendos që kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, të autorizohet për të propozuar zgjidhje të reja kadrovike për pozitat që më parë i takonin Aleancës për Shqiptarët, pas largimit të Arben Taravarit nga koalicioni qeveritar. Sipas një komunikate të VMRO-DPMNE-së, ky veprim i Taravarit u interpretua si një dëshmi tjetër për, siç e quajnë ata, “zgjerimin e grupit të mbrojtësve të krimit dhe korrupsionit”. “Një kuartet i ri politik është shfaqur në skenë – i koordinuar mirë dhe i…
Shqipëria ka shkëlqyer në provën e parë zyrtare të “Eurovision 2025”, duke siguruar vendin e dytë në sondazhin e shtypit për gjysmëfinalen e parë. Kënga përfaqësuese “Zjerm” nga grupi Shkodra Elektronike ka marrë 20 vota, duke e renditur menjëherë pas Suedisë, që udhëheq me 21 vota. Ky rezultat e konfirmon pritshmërinë e lartë që ka publiku dhe media ndërkombëtare për performancën unike dhe stilin elektronik që ka sjellë grupi Shkodra Elektronike në këtë edicion të Eurovisionit. Sondazhi është realizuar pas provës së parë të veshjeve, ku përfaqësuesit e shtypit kanë dhënë votat e tyre për 15 shtetet pjesëmarrëse në këtë…
Kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për mediat i konsideroi zgjedhjet e 11 majit më të plaçkiturat në histori. Sipas Berishës, bandat kriminale ushtruan presion dhe shkaktuan incidente gjatë procesit të zgjedhjeve. Berisha: Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale. Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje, kryebanditi Blendi Xhabafti, mori vota dhjetë herë më…
“Ne ishim vendi i parë që përfunduam marrëveshjen e parafinancimit në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, duke treguar kështu se po ecim me besim, e dimë çfarë duam dhe po punojmë me përkushtim me një ritëm të përshpejtuar të zbatimit të detyrimeve”, tha për AIM ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila mori pjesë sot në Dialogun e rregullt vjetor Ekonomik dhe Financiar midis BE-së dhe partnerëve rajonalë në Bruksel. “Duhet të kemi parasysh se kjo Qeveri nuk ka funksionuar ende prej një viti dhe tani, në një periudhë kaq të shkurtër kohore, ishte e nevojshme të…
Pas vendimit të Aleancës për Shqiptarët për të kaluar në opozitë, Qeveria ka konfirmuar se do të ketë vetëm zëvendësim të ministrave, por jo edhe rikonstruim të ekzekutivit. Aktualisht, ASH mban dy poste ministrore: Shëndetësinë, e drejtuar nga Arben Taravari, dhe atë të zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, që mbahet nga Arben Fetai. Ende nuk dihet se si do të zhvillohet zëvendësimi i ministrave dhe nëse funksionarët e ASH-së do të japin dorëheqje apo do të shkarkohen. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse pesë deputetët e ASH-së do të mbështesin Taravarin. Qeveria ka lënë të hapur mundësinë e riorganizimit të…
Qeveria në mbledhjen e sotme të 73-të të rregullt e miratoi informatën për dhënie të pëlqimit për mjete financiare për furnizim të insulinës, glukagonit, gjilpërave të insulinës dhe shiritave për matje të sheqerit, pompave të insulinës me material shpenzues dhe senzorë për matje të vazhdueshme të glykemisë për periudhën prill 2025 – prill 2027, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Shuma e mjeteve financiare është 2.319.311.828,00 denarë me TVSH të përfshirë, prej të cilave 1.854.864.916,00 denarë me TVSH të përfshirë janë mjete të nevojshme për terapi të insulinës dhe 464.446.912,00 denarë me TVSH të përfshirë mjete të nevojshme për gjilpëra të…
Rasti “Onkologjia” mbetet i pazgjidhur për momentin. Më shumë se një vit pas fillimit të hetimit për abuzimin me ilaçet në Klinikën e onkologjisë, ende pritet vendim i prokurorisë për rastin. Nga Prokuroria thonë se afatet për përgatitjen e vendimit po mbarojnë, por nuk zbulon detaje rreth asaj që po ndërmerret dhe kur mund të pritet. Dy ish-drejtorët e klinikës, Vasev dhe Nuhi, janë të dyshuar në hetim, dhe përveç tyre, nën hetim janë edhe tre onkologë. Prokuroria duhet të përcaktojë nëse, kush dhe çfarë abuzimesh janë kryer me terapitë e destinuara për pacientët e sëmurë më rëndë. Mungesa e…
Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe delegacionet e tyre shoqëruese u takuan në Zyrën Mbretërore në Pallatin Al-Yamamah, në Arabinë Saudite, raporton Anadolu. Princi Bin Salman e priti Trumpin me një ceremoni zyrtare në Zyrën Mbretërore në Pallatin al-Yamamah në Riad. Delegacioni që shoqëronte presidentin e SHBA-së përfshinte shumë zyrtarë amerikanë si dhe figura kryesore nga bota e biznesit global. Pas përshëndetjes, midis dy liderëve u zhvillua një takim i shkurtër. Imazhet e takimit u publikuan nga kanali zyrtar i Arabisë Saudite, Al-Ekhbariya. Trumpit iu shërbye kafe tradicionale saudite dhe ai u…

